100 VJET SHTET
MË TË LEXUARAT
18.12.2014 | 08:29
19.12.2014 | 03:40
Mbi 2 milionë euro subvencione për lopë qumështore
26.09.2012 | 06:17

Ministria e Bujqësisë ka filluar ekzekutimin e pagesave direkte në vlerë prej 2,041.100 euro për lopë qumështore. Për të përfituar subvencione nga kjo nënmasë, kanë aplikuar gjithsej 5559 blegtorë, mirëpo vetëm 5099 prej tyre kanë arritur t’i plotësojnë kriteret e kërkuara për subvencionim. Të gjithë blegtorët që kanë aplikuar për të përfituar subvencione është dashur të kenë minimum 5 dhe maksimum 50 krerë lopë qumështore. Ndërsa, për deklarim të rremë të të dhënave janë sanksionuar rreth 500 blegtorë, ku disa prej tyre kanë adresuar edhe ankesa, të cilat tani janë në proces të shqyrtimit nga komisionet përkatëse.

Për t’i rritur të ardhurat e fermerëve dhe për të ndikuar në rritjen e numrit të përgjithshëm të lopëve qumështore në vend, i cili ndikon edhe në rritjen e prodhimtarisë së përgjithshme të qumështit, sivjet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka rritur përkrahjen financiare për blegtorët, nga 30 euro sa ka qenë në vitin e kaluar, në 50 euro për krerë të lopëve qumështore, ku gjithsej numri i krerëve të subvencionuara arrin në 40,822 lopë qumështore.

Vitin e kaluar, nga kjo nënmasë kanë arritur të përfitojnë subvencione rreth 4161 blegtorë për 33078 krerë të lopëve qumështore, në vlerë prej 992,340 euro. /koha/



Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë