100 VJET SHTET
Lista zyrtare e kandidatëve të PD-së për deputetë
07.05.2013 | 08:41
Partia Demokratike nuk e publikoi zyrtarisht, deri në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë.

Por, deri në orën 22:30, atëherë kur përfundoi mbedhja e kryesisë, u mësuan me siguri pothuajse maksimale emrat e atyre, që Partia Demokratike i konsideron të sigurt në listë.

Për kryeministrin Berisha, kjo është lista, që do t’i garantojë fitoren Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Përfundoi procesi i hartimit të listave më të mira, kandidaturat më të mira që zgjedhësit shqiptarë kanë patur ndonjëherë në fushatat zgjedhore. Ka qenë një proces i hapur, me konsultime të gjera, por një proces që finalizohet me një listë të shkëlqyer, listë fitoreje”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e përshkroi të hënën, si një ditë intensive. Dhe në fakt me të drejtë, sepse lista ka mbaruar rreth orës 21 të mbrëmjes. Në një krahasim të shpejtë me 2009-ën, duket se lista deri në kufirin, ku Partia Demokratike konsideron fitues kandidatët e saj, ka pësuar deri në 40 përqind ndryshime.

6 kryetarë partish aleate janë të përfshirë në listat e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu në Korçë, Shpëtim Idrizi në Fier, Dashamir Shehi në Tiranë, Nard Ndoka në Shkodër, Ekrem Spahia në Dibër dhe Lufter Xhuveli në Elbasan.

Janë të konfirmuar edhe 3 ish-deputetët socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani në Tiranë, Xhovalin Kadeli në Lezhë.

Krahasimi me vendet fituese të 2009-ës tregon qartë ndryshimet në 12 qarqet e vendit dhe lëvizjet jo të pakta që janë bërë. Renditja e 2009-ës është pothuajse në të gjtha rastet, sipas rendit alfabetik, ndërsa për 2013-ën, janë emrat që jozyrtarisht kanë renditjen sipas tabelës.

Kryeministri Berisha tha pas mbledhjes së kryesisë, se mediat kanë gabuar në disa raste me renditjen e emrave, por përgjithësisht lista jozyrtare që ka siguruar Top Channel është pothuajse e saktë në të gjitha qarqet, përveç Tiranës, ku është ende e paqartë kush është nr 16 në listë. /tch/

QARKU BERAT
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Genc Pollo 1. Genc Pollo
2. Lefter Maliqi 2. Astrit Veliaj
3. Mehmet Xheka 3. Lefter Maliqi

QARKU DIBËR
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Bedri Hoxha 1. Sherefedin Shehu
2. Jemin Gjana 2. Roland Keta
3. Selami Xhepa 3. Ekrem Spahia
4. Sherefedin Shehu 4. Bedri Hoxha

QARKU GJIROKASTËR
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Genc Ruli 1. Genc Ruli
2. Spiro Ksera 2. Spiro Ksera

QARKU KUKËS
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Besnik Dushaj 1. Flamur Noka
2. Fatos Hoxha 2. Alban Elezi
3. Flamur Noka 3. Besnik Dusha

QARKU LEZHË
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Edi Paloka 1. Aldo Bumci
2. Mark Marku 2. Gjovalin Kadeli
3. Pavlina Hoti 3. Albina Dede
4. Rrajmond Hoxha 4. Vasil Bici
5. Asnje 5. Mhill Fufi

QARKU VLORË
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Astrit Patozi 1. Astrit Patozi
2. Ardian Kollozi 2. Arben Ristani
3. Kreshnik Çipi 3. Elmazi
4. Leonard Demi 4. Ardian Kollozi
5. Asnje 5. Sinani

QARKU SHKODËR
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Jozefina Topalli 1. Jozefina Topalli
2 .Astrit Bushati 2. Astrit Bushati
3. Gezim Dibra 3. Arenca Trashani
4. Gjok Uldedaj 4. Nard Ndoka
5. Arenca Trashani 5. Ndue Paluca
6. Ndue Paluca 6. Xhovalin Bzheta
7. Paulin Sterkaj 7. Bardh Spahia

QARKU DURRËS
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Eduard Halimi 1. Eduard Halimi
2. Albana Vokshi 2. Gent Strazimiri
3. Igli Cara 3. Igli Cara
4. Osman Metalla 4. Albana Vokshi
5. Ylli Lama 5. Osman Metalla
6. Cim Babasi 6. Oerd Bylykbashi
7. Gazmend Oketa 7. Vullnet Topalli

QARKU ELBASAN
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Dashnor Sula 1. Arben Imami
2. Luçiano Boçi 2. Eduard Selami
3. Ardian Turku 3. Ardian Turku
4. Adriana Gjonaj 4. Arbiola Halimi
5. Aurel Bylykbashi 5. Luciano Boci
6. Rrahim Çota 6. Dashnor Sula
7. Aurel Bylykbashi 7. Lufter Xhuveli

QARKU FIER
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Sokol Olldashi 1. Sokol Olldashi
2. Mesila Doda 2. Mesila Doda
3. Ilir Bano 3. Shpetim Idrizi
4. Fatos Beja 4. Kozma Dushi
5. Enkelejd Alibeaj 5. Bedri Miha
6. Vasillaq Ngresi 6. Myslym Murrizi
7. Asnje 7. Florian Dani

QARKU KORÇË
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Ridvan Bode 1. Ridvan Bode
2. Edmond Spaho 2. Eleina Qirici
3. Fatbardh Kadilli 3. Edmond Spaho
4. Gjergji Papa 4. Fatmir Mediu
5. Ismail Hoxha 5. Gjergji Papa
6. Ledina Aliolli 6. Fatbardh Kadilli

QARKU TIRANË
2009 2013 (lista jo zyrtare)
1. Sali Berisha 1. Sali Berisha
2. Majlinda Bregu 2. Myqerem Tafaj
3. Ilir Rusmali 3. Majlinda Bregu
4. Florian Mima 4. Halim Kosova
5. Gent Strazimiri 5. Florian Mima
6. Gerti Bogdani 6. Gerti Bogdani
7. Luan Skuqi 7. Dashamir Shehi
8. Tritan Shehu 8. Jorida Tabaku
9. Arben Imami 9. Edi Paloka
10. Myqerem Tafaj 10. Keltis Kruja
11. Aldo Bumçi 11. Kastriot Islami
12. Lajla Pernaska 12. Asllan Dogjani
13. Rajmonda Bulku 13. Visar Zhiti
14. Viktor Gumi 14. Arben Qirjako
15. Vath Tabaku 15. Shefqet Deliallisi
16. Asnje 16. Ilir Rusmali ?
17.Asnje 17. Tritan Shehu ?


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë