Daçiq: Trump, Merkel, Macron e Mogherini po dridhen para Haradinajt, si t’i besojmë kësaj?
Daçiq: Trump, Merkel, Macron e Mogherini po dridhen para Haradinajt, si t’i besojmë kësaj?
14.06.2019 | 19:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për Samitin e Parisit që pritet të mbahet më 1 korrik. Ai ka ironizuar me liderët botërorë për “frikën” e tyre të madhe ndaj Ramush Haradinajt, duke lënë të kuptohet se kreut të Qeverisë së Kosovës nuk po i bëhet qëllimshëm presion.

Ai ka thënë se Serbia do ta marrë pjesë në takimin e Parisit nëse Prishtina e heq tarifën ndaj mallrave serbe, por sipas tij, çështja është se a do të lejojë përsëri presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që fjala e tij të mos ketë asnjë kuptim para “madhështisë së një Ramushi”.

“Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë po dridhen dhe askush s’po mundet asgjë t’i bëjë një Ramush Haradinajt. Dhe të gjithë ata presin që ne t’i besojmë atyre në këto përralla”, ka ironizuar Daçiq.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Vuçiqit që Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet nëse hiqen tarifat.