Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit

Hyn në fuqi me datën 22.03.2022.

1. Dispozitat e përgjithshme

Lexo me kujdes kontratën vijuese me ne dhe të gjitha rregullat e tjera që përkufizojnë raportin tënd juridik me ne. Kjo kontratë përcakton të drejtat dhe detyrimet e tua me ne, por, ka edhe rregulla tjera plotësuese që mund të shfaqen gjatë instalimit të aplikacioneve tona, dhe ato kanë rëndësinë dhe vlerën e njëjtë juridike me rregullat që gjenden këtu. 

Duke vizituar GjuhaShqipe.com, duke përdorur softuerët tanë, duke iu qasur atyre, duke i shkarkuar apo duke i instaluar, Ti pranon, që i ke lexuar dhe kuptuar dhe që i pranon të gjitha Kushtet e përdorimit të përcaktuara nga Ne.

Rregullat e përcaktuara në dokumentin Kushtet e përdorimit mund të plotësohen apo të ndryshohen nga “Ne” pa lejen tënde dhe përsëri do të jenë të detyrueshme për “Ty”, ndërsa viziton faqen tonë ose shfrytëzon shërbimet apo softuerët tanë. 

2. Fjalorthi

KUSHTET E PËRDORIMIT – janë pjesë e kontratës që përcakton dhe rregullon raportin tonë juridik, pra, të drejtat dhe detyrimet “Tona” si njëra palë e kontratës me “Ty” si pala tjetër e kontratës. 

NE – me të gjitha format e saj gjuhësore, si: ne, nesh, neve etj. nënkupton Qendrën për Edukim dhe Përparim, Albasoft SHPK, Albatag SHPK, Eaglesberg SHPK

TI – me të gjitha format e saj gjuhësore, si: ty, ti, teje etj. nënkupton secilin subjekt, person fizik apo juridik që i përdor softuerët apo shërbimet tona, qoftë si një përdorues apo shumë përdorues apo si klient. 

SHËRBIMET – nënkupton çdo aplikacion, skedarët, ndihmën teknike, infrastrukturën, materialet gjuhësore, skicat, planet, dokumentet, dizajnet dhe çdo gjë tjetër, si ato që mund të përdoren në internet, edhe ato që mund të shkarkohen në pajisjen tënde, me sistem operativ iOS, macOS, Linux, Android, Microsoft Windows apo tjetër.

PORTALI – nënkupton faqet, nënfaqet apo veglat e tjera ku adresa bazë (host name) është GjuhaShqipe.com

3. Llogaria jote

Për të përdorur shërbimet tona më së miri e pa kufizime, duhet të hapësh një llogari në GjuhaShqipe.com.

Në mënyrë të kufizuar, me qëllim informimi, portalin GjuhaShqipe.com mund ta vizitosh sipas rregullave të përcaktuara në Kushtet e përdorimit edhe pa pasur një llogari. 

Nëse tashmë e ke një llogari në GjuhaShqipe.com, por nuk je i lidhur (Login), ke kufizime teknike në sasi dhe cilësi të shërbimeve, andaj duhet të lidhesh (Login) për përdorimin e personalizuar të softuerëve, për të marrë përkrahjen teknike, si dhe për të pasur mbrojtje nga piratëria. Sapo të hapësh një llogari, ti do të kesh edhe numrin tënd unik si përdorues dhe mund të përdorësh njërën nga Paketat e GjuhaShqipe.com.

Llogaria jote dhe fjalëkalimi mund të përdoren vetëm nga ti dhe ti do të jesh përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarinë tënde për mbajtjen e sigurt të fjalëkalimit tënd.

Ti pranon që të drejtat tona të pronësisë janë të pakontestueshme, si dhe që ne mund ta mbyllim ose ta pezullojmë menjëherë llogarinë tënde dhe të heqim çdo përmbajtje që lidhet me llogarinë tënde dhe emrin tënd, për ndonjë arsye ose pa asnjë arsye, në diskrecionin tonë të vetëm dhe pa ndonjë njoftim ose përgjegjësi ndaj teje ose ndonjë pale të tretë.

Ti pranon që do të përdorësh Shërbimet tona vetëm nëse je një person mbi 14 vjeç ose ke lejen nga prindi, mësimdhënësi apo kujdestari yt. Pra, nëse je nën moshën 14 vjeç, duhet të kesh pëlqimin e prindërve për t'u regjistruar. Ti pranon të regjistrohesh e të komunikosh me ne me emrin tënd të vërtetë, adresë postare të vendbanimit të saktë, numër telefoni dhe adresë të postës elektronike dhe ke përgjegjësi të vazhdueshme për t'i mbajtur këto informacione të përditësuara e të sakta.

Ti je përgjegjës për ruajtjen e fshehtë të fjalëkalimit të llogarisë sate dhe je plotësisht përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarinë tënde. Ne nuk mund dhe nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje ose dëmtim që vjen nga mosrespektimi i kësaj rregulle nga ti. 

Ti mund ta fshish llogarinë tënde në GjuhaShqipe.com në çdo kohë. Nëse ti e fshin llogarinë tënde, ti humb të gjitha të drejtat në portalin GjuhaShqipe.com dhe të drejtën e përdorimit të softuerëve tanë gjithashtu. Fshirja e llogarisë bëhet menjëherë, ndërsa brenda 30 ditësh bëhet teknikisht proces i pakthyeshëm. Nëse ti pas fshirjes së llogarisë sate, brenda 30 ditësh lidhesh përsëri në llogarinë tënde, mund të ndodhë që fshirja anulohet. Pas afatit 30 ditësh nga fshirja, përdoruesi mund të regjistrohet sërish si anëtar i portalit GjuhaShqipe.com me të njëjtin email ose tjetër. 

4. Një llogari të vetme!

Nuk të lejohet të kesh më shumë se një llogari në portalin GjuhaShqipe.com. Pra, nuk mund të regjistrohesh dy herë me adresa të ndryshme emaili (eposta). 

Për përdorimin e shërbimeve tona kërkohet identitet autentik dhe është kundër rregullave tona të kesh më shumë se një llogari personale në portalin GjuhaShqipe.com

Kurdo që zbulojmë ndonjë përdorues me më shumë se një llogari, të gjitha llogaritë e tij do të mbyllen dhe ai humb të gjitha të drejtat për përdorim të shërbimeve tona.

Por, një person përmes llogarisë së tij, mund të ndajë licencën e tij (Share Licence) me shumë persona të tjerë, duke përcaktuar se cilës llogari ia lejon ta përdorë licencën e tij.

Asnjë nga të drejtat që mund të kesh për përdorimin e softuerëve tanë apo shërbimet e tjera të portalit GjuhaShqipe.com, për arsye teknike dhe juridike, nuk mund të barten apo të trashëgohen nga ti te persona të tjerë. 

5. Identiteti i fshehur ose i rremë!

Nuk lejohet identiteti i fshehur ose i rremë! 

Kurdo që zbulojmë ndonjë përdorues që përdor shërbimet tona me identitet të fshehur ose të rremë, do t’ia mbyllim llogarinë dhe ai humb të gjitha të drejtat në GjuhaShqipe.com. Personat me identitet të rremë ose ata që fshehin identitetin e tyre nuk janë të mirëseardhur në GjuhaShqipe.com

6. Llojet e paketave

Për të përdorur të gjitha shërbimet tona të përparuara, pas hapjes së llogarisë sate në portalin GjuhaShqipe.com dhe lidhjes (Login) në portalin GjuhaShqipe.com është i mundur përdorimi i softuerëve dhe i shërbimeve të GjuhaShqipe.com përmes njërës prej paketave tona. 

Janë tri lloje kryesore të paketave: Paketa provuese, Paketat me pagesë dhe Paketa për banorët e Kosovës. Paketat me pagesë janë Paketa 12 muaj me pagesë dhe Paketa e përjetshme

7. Paketa provuese

Sapo të hapësh një llogari në portalin GjuhaShqipe.com, aktivizohet Paketa provuese, e cila ka pak ose aspak kufizime. Kjo paketë të mundëson të përdorësh softuerët dhe shërbimet e tjera të portalit GjuhaShqipe.com, t’i provosh e t’i testosh para se të vendosësh për përdorimin e tyre afatgjatë me pagesë. Paketa provuese lejohet të përdoret për një afat të caktuar, zakonisht 30 ditë. 

8. Paketat me pagesë

Gjatë regjistrimit fillestar ose më vonë mund të kalosh në Paketat me pagesë përmes njërës nga format e pagesës të parapara në internet apo transferimit bankar, dhe fiton të drejtën e përdorimit të plotë të softuerëve edhe të shërbimeve të përfshira në atë paketë. 

Pjesë e këtyre paketave janë aplikacionet tona të teknologjive Ueb, Windows, Android dhe iOS.

Po ashtu, gjatë regjistrimit fillestar ose më vonë mund të kalosh në Paketën e përjetshme dhe të kesh përfitime të plota e të përjetshme pa pagesë shtesë. Ne mund të shtojmë aplikacione të reja, të bëjmë përditësime dhe përparime (update and upgrade) edhe të softuerëve dhe shërbimeve të tanishme në këtë paketë. 

Nëse të pëlqen puna jonë për përparimin dhe digjitalizimin e gjuhës shqipe dhe dëshiron ta ndihmosh veprimtarinë tonë në zhvillimin e gjuhës shqipe, kjo është paketa e duhur për ty. 

9. Paketa për banorët e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës në përkrahje të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” ka blerë licencat e Paketës për banorët e Kosovës për përdorim falas pa afat kohor nga të gjithë banorët e Kosovës

Pra, këtë paketë mund ta përdorësh falas brenda dhe jashtë vendit, nëse je banor i Kosovës, nëse je banor me dy nënshtetësi, njëra prej të cilave është nënshtetësi e Kosovës. Gjithashtu mund ta përdorësh nëse je punëtor i institucioneve të Kosovës, qeveritare dhe joqeveritare, punëtor në ndërmarrjet private dhe publike të Kosovës, si dhe të punëtor në mediat e regjistruara në Kosovë, nëse ke shtetësinë e Kosovës.

Në Licencën që ka blerë Qeveria e Kosovës për banorët e saj nuk përfshihen banorët e shteteve të tjera, qoftë kur janë në Kosovë apo jashtë saj, organizatat ndërkombëtare në Kosovë ose jashtë saj, asnjë person juridik jo i Kosovës apo person fizik që nuk është shtetas i Kosovës. 

Ne mund të kërkojmë nga ti dëshmi në çdo kohë për të vërtetuar nëse je banor i Kosovës, si p.sh: letërnjoftimin, pasaportën etj. 

Pjesë e kësaj pakete janë aplikacionet tona të teknologjive Ueb, Windows, Android dhe iOS.

Pra, kur një përdorues është banor i Kosovës dhe në llogarinë e tij në GjuhaShqipe.com zgjedh Kosovën si shtet, atij në mënyrë automatike teknike dhe juridike i lejohet përdorimi i Paketës për banorë të Kosovës me të gjitha elementet e përfshira në këtë paketë. 
Çdo banor i Kosovës mund të përdorë edhe ndonjërën nga Paketat me pagesë, duke bërë pagesën për atë paketë, e në këtë rast llogaria e tij fiton të drejtat e paketës përkatëse me pagesë. Po ashtu, çdo përdorues që është banor i Kosovës mund të kthehet sërish në Paketën për banorët e Kosovës pas kalimit të afatit të Paketës me pagesë ose duke e fshirë nga llogaria e tij Paketën me pagesë

Kushtet e përdorimit të përcaktuara nga Ne dhe Autoriteti Kontraktues mund të ndryshohen dhe të riformulohen për banorët e Kosovës si shfrytëzues të fundit. Ne rezervojmë të drejtën e modifikimit të Kushteve të përdorimit për shërbimet tona dhe të çdo informacioni tjetër në këtë faqe të internetit, në çdo kohë, pa njoftim paraprak.

10. Afati kohor i një pakete, ana juridike dhe vlefshmëria e saj!

Paketa provuese dhe Paketat me pagesë kanë një periudhë kohore të vlefshmërisë, e cila quhet koha e kontratës me përdoruesinPaketa për banorët e Kosovës dhe Paketa e përjetshme nuk kanë një afat të caktuar. 
Zakonisht në një paketë, aplikacionet e përfshira nuk ndryshojnë deri në fund të kontratës, pra, derisa të kalojë afati i caktuar, megjithatë aplikacionet që janë në atë paketë mund të përmirësohen dhe të përparohen (Update dhe Upgrade). Zakonisht nuk shtohen aplikacione të reja në asnjë paketë për të cilën ka një kontratë me afat të caktuar, por, nëse është e mundur teknikisht, edhe mund të shtohen. Por, gjithsesi, nëse ne ofrojmë një paketë tjetër, me më shumë aplikacione, përdoruesi mund të kalojë në atë paketë duke bërë pagesën e asaj pakete, dhe nga ai moment fillon të vlejë afati i ri. Pra, paketa e paguar së fundmi i mbivendoset paketës së mëparshme kontrata e së cilës zëvendësohet me kontratën e re. 

11. Sistemi i lidhjes në GjuhaShqipe.com (Login System)

Për përdorim të suksesshëm të shërbimeve tona është e zakonshme të përdoret funksioni i ashtuquajtur i lidhjes dhe i shkëputjes (Login dhe Logout), pra, përmes një eposte dhe të dhënave të tjera.

Për t’u lidhur në portalin GjuhaShqipe.com ne përdorim platformën softuerike të lidhjes së njëhershme (Single Sign On – SSO) nëpërmjet Albasoft Login System, Facebook Login System ose Google Login System. Kjo platformë ofron siguri të lartë dhe thjeshtësi për t’u regjistruar si përdorues i portalit GjuhaShqipe.com. 

12. Mbrojtja nga piratëria

Çdo vizitor i portalit GjuhaShqipe.com, i lidhur apo i palidhur, dhe çdo përdorues i softuerëve tanë duhet të respektojë Kushtet e përdorimit dhe kushtet e tjera, duke përfshirë edhe ato në dokumentet përcjellëse të një softueri. Për të parandaluar ose penguar përdorimin e paautorizuar të pronës sonë intelektuale, të portalit GjuhaShqipe.com apo të softuerëve tanë, në kundërshtim me Kushtet e përdorimit, ne përdorim platformat softuerike, si “Albasoft Protection”, “Microsoft Protection"  etj. Këto platforma ofrojnë siguri të lartë dhe thjeshtësi për përdoruesit e autorizuar, përkatësisht pengojnë përdorimin e kundërligjshëm të pronës sonë intelektuale, të portalit apo të softuerëve tanë (Copy Protection and Copy Restriction). Përmes këtyre platformave dhe aplikacioneve të tjera, ne apo partnerët tanë sigurojmë dhe ruajmë provat për ndjekje penale ndaj përdoruesve të paautorizuar dhe të kundërligjshëm. 

13. Ankesat për shkelje të së drejtës së autorit

Ne e respektojmë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe nëse beson se ndonjë përmbajtje në faqen tonë të internetit GjuhaShqipe.com cenon të drejtat e autorit dhe dëshiron që ajo përmbajtje të hiqet, të lutem, na dërgo një njoftim me shkrim me email ose përmes postës së rregullt që përfshin:

(i) Një shkresë fizike ose elektronike të nënshkruar që tregon se ti je zotëruesi i së drejtës së autorit ose i autorizuar për të vepruar në emër të zotëruesit të së drejtës së autorit.

(ii) Identifikimin e përmbajtjes së caktuar të veprës ose të disa veprave me të drejtë autori që pretendon se është shkelur. 

(iii) Identifikimin e materialit që pretendohet të jetë shkelje ose të jetë subjekt i aktivitetit të shkeljes, i cili është mjaftueshëm i qartë për të lejuar GjuhaShqipe.com të identifikojë dhe të përcaktojë materialin (shkeljen).

(iv) Adresën tënde, numrin e telefonit dhe, nëse ke, një adresë emaili në të cilën mund të të kontaktojmë.

(v) Një deklaratë me të cilën ti dëshmon nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale dhe në mirëbesim të plotë se përdorimi i materialit në mënyrën për të cilën ti ankohesh nuk është lejuar me autorizim nga zotëruesi i së drejtës së autorit, agjenti i tij ose ligji.

(vi) Një deklaratë se informacioni që ti jep është i saktë e jo dëshmi e rreme, se ti je i autorizuar të veprosh në emër të pronarit të një të drejte ekskluzive që pretendohet se është shkelur nga ne.

14. Të drejtat autoriale dhe pronësia

Ne jemi pronarë të faqes www.gjuhashqipe.com, të softuerëve të vendosur në këtë faqe dhe të materialeve të tjera gjuhësore, aplikacioneve, kodit burimor e të çdo gjëje tjetër që lidhet me këtë faqe!

Çdo softuer, material gjuhësor, skicë, plan, dokument, dizajn dhe çdo gjë tjetër e shfaqur në portalin www.gjuhashqipe.com, si ato që mund të përdoren në internet, apo ato që mund të shkarkohen në kompjuterin tënd, janë zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim me seli në Prishtinë dhe Albatag me seli në Tiranë dhe janë 100% prona jonë. Të gjitha të drejtat, si, ato që konsiderohen shpikje, ato që shprehin anën teknike, materialet gjuhësore, kodi burimor i softuerëve, dizajnët etj. janë të drejta të rezervuara nga ne, bashkë me të drejtën e pronësisë 100%. 

Përveçse në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit” dhe në dokumentet e tjera plotësuese si pjesë e softuerëve, në mënyrën që ne e lejojmë, askush nuk ka të drejtë që t’i përdorë ndryshe pronat tona intelektuale, në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Në faqen tonë GjuhaShqipe.com, në aplikacionet tona apo platformat tona softuerike, ti mund të ofrosh herë pas here sugjerime, komente, rekomandime, përmirësime, zgjidhje, rregullime të gabimeve, veçori, koncepte, teknika, ide, njohuri ose çdo reagim në lidhje me Shërbimet tona, me softuerët, faqen dhe ndonjë nga teknologjitë e lidhura me GjuhaShqipe.com. Të gjitha reagimet e tua apo kontributi yt janë dhe do të jepen tërësisht vullnetarisht dhe të gjitha do të jenë ekskluzivisht në pronësi tonën, me të drejtën që të riprodhojmë, të përgatisim punë të derivuara, t'ua zbulojmë palëve të treta, t’i shfaqim publikisht ose ndryshe, t’i shesim, t’i japim me qira, t’i licencojmë, t’i shpërndajmë apo ndryshe, të përdorim dhe shfrytëzojmë çdo kontribut të tillë siç e shohim të përshtatshme, sipas gjykimit tonë, pa detyrim ose përgjegjësi ndaj jush, institucionit ku punon ose çdo personi apo entiteti tjetër. Pra, duhet kontratë tjetër e veçantë me shkrim dhe me detyrime të përcaktuara qartazi si punëmarrës dhe punëdhënës për shpërblim për kontributin tënd. 

15. Materialet e shkruara 

Si përdorues i përmbajtjeve të faqes sonë të internetit GjuhaShqipe.com apo të aplikacioneve tona duke zbatuar edhe detyrimet e tjera të cekura në Kushtet e përdorimit, ju lejohet:

  • Të kërkosh, shikosh, lexosh, marrësh dhe shfaqësh pjesë shumë të kufizuara të përmbajtjes (citime).
  • Të ruash në mënyrë elektronike pjesë shumë të kufizuara të përmbajtjes së kufizuar (Print Screen) në sasi shumë të vogël, çdoherë me shenjen tonë dalluese në të (logo, emri, domeni etj).
  • Të printosh kopje të vetme shumë të kufizuar, në sasi shumë të vogël, të pjesëve të përmbajtjes pa i cenuar të drejtat tona, çdoherë me shenjen tonë dalluese në të (logo, emri, domeni etj).

Sipas kontratës mes nesh, ti ke pranuar edhe këto kufizime:

  • Ti nuk mund të heqësh ose ndryshosh njoftimet për të drejtën e autorit ose mjetet e tjera të identifikimit apo mohimet siç shfaqen në faqen tonë të internetit.
  • Ti nuk mund të bësh sistematikisht kopje të printuara ose elektronike të pjesëve të përmbajtjes së kufizuar për çfarëdo qëllimi, përveçse siç lejohet me ligj ose siç autorizohesh nga Ne.
  • Ti nuk mund të shfaqësh ose të shpërndash asnjë përmbajtje të GjuhaShqipe.com apo të softuerëve tanë, në asnjë rrjet elektronik, duke përfshirë pa kufizim në internet dhe World Wide Web (përveç rrjetit të sigurt të personit apo institucionit, ku aplikacioni është i instaluar me licencë).
  • Ti nuk mund të lejosh këdo tjetër që të ketë qasje të paligjshme ose të përdorë përmbajtje të faqes GjuhaShqipe.com apo të softuerëve tanë (përveç përdoruesve të tjerë që po ashtu kanë të drejtën e përdorimit sipas Kushteve të përdorimit).
  • Ti nuk mund të përdorësh asnjë përmbajtje në faqen tonë të internetit, qoftë ajo edhe përmbajtje e kufizuar ose ndryshe për qëllime komerciale.
  • Asnjë nga përmbajtjet e Shërbimeve tona nuk mund të pasqyrohet në një faqe tjetër uebi ose në ndonjë media tjetër.
  • Ti mund të shpërndash përmbajtje specifike të faqes sonë dhe të hedhësh në rrjetet sociale, vetëm me mjete të integruara dhe të lejuara nga ne në faqen tonë të internetit, si Facebook Like, Facebook Share Linkedin Share, Twiter etj.

Nëse regjistrohesh për të marrë njoftime (buletinet) ose abonohesh në burimet tona të internetit, mund të përdorësh vetëm materialin që të dërgohet për përdorim jokomercial, por:

  • Nuk mund të heqësh ose të ndryshosh njoftimet për të drejtën e autorit ose mjetet e tjera të identifikimit apo mohimet siç shfaqen në materialin që të dërgohet.
  • Nuk mund të bësh sistematikisht kopje të printuara ose elektronike të materialeve për çfarëdo qëllimi, përveçse siç lejohet me ligj ose siç autorizohet nga Ne.
  • Nuk mund të shfaqësh ose shpërndash ndonjë pjesë të materialeve tona në asnjë rrjet elektronik, duke përfshirë pa kufizim internetin dhe World Wide Web.
  • Nuk mund të lejosh askënd që të ketë qasje ose të përdorë materialin.
  • Nuk mund të përdorësh të gjithë ose ndonjë pjesë të materialit për asnjë përdorim komercial.

Përdoruesit nuk i është dhënë një licencë ose ndonjë e drejtë tjetër për të ruajtur ndonjë prej Shërbimeve, përfshirë ndonjë pjesë të softuerit ose dokumentacionit, në ndonjë kompjuter ose pajisje tjetër, ose për të kopjuar apo përdorur ndryshe informacione të tilla për të krijuar vepra derivative.

16. Shërbimet dhe aplikacionet tona në pajisjet me Android

Edhe aplikacionet tona në teknologjinë Android i nënshtrohen kësaj kontrate nëse nuk është rregulluar në mënyrë të detyrueshme ndryshe nga autoritetet e teknologjisë Android
Ti pajtohesh me Kushtet e përdorimit nëse bën instalimin, shkarkimin ose përdorimin e këtij softueri apo të softuerëve tanë të tjerë në pajisjet me teknologjinë Android në çfarëdo mënyre, ti jep pëlqimin tënd për të lidhur dhe për t’u bërë palë e kësaj kontrate. 

Nëse nuk pajtohesh me të gjitha kushtet e kësaj kontrate, duhet të çinstalosh dhe të fshish të gjitha aplikacionet, si dhe të shkëputesh nga portali.

17. Shërbimet dhe aplikacionet tona në pajisjet me iOS

Edhe aplikacionet tona në teknologjinë iOS i nënshtrohen kësaj kontrate nëse nuk është rregulluar në mënyrë të detyrueshme ndryshe nga autoritetet e teknologjisë iOS
Ti pajtohesh me Kushtet e përdorimit nëse bën instalimin, shkarkimin ose përdorimin e këtij softueri apo të softuerëve tanë të tjerë në pajisjet me teknologjinë iOS në çfarëdo mënyre, ti jep pëlqimin tënd për të lidhur dhe për t’u bërë palë e kësaj kontrate. 

Nëse nuk pajtohesh me të gjitha kushtet e kësaj kontrate, duhet të çinstalosh dhe të fshish të gjitha aplikacionet, si dhe të shkëputesh nga portali.

18. Shërbimet dhe aplikacionet tona në pajisjet me Ueb

Edhe aplikacionet tona në internet në teknologjinë Ueb (World Wide Web) i nënshtrohen kësaj kontrate, nëse nuk është rregulluar ndryshe nga ne. 
Ti pajtohesh me Kushtet e përdorimit dhe nëse përdor në çfarëdo mënyre Shërbimet tona me pajisjet me teknologjinë Ueb, ti jep pëlqimin tënd për të lidhur dhe për t’u bërë palë e kësaj kontrate. 

Nëse nuk pajtohesh me të gjitha kushtet e kësaj kontrate, duhet të shkëputesh nga portali dhe të mos përdorësh asnjë nga Shërbimet tona.

19. Shërbimet dhe aplikacionet tona në pajisjet me Microsoft Windows

Edhe aplikacionet tona në teknologjinë Microsoft Windows i nënshtrohen kësaj kontrate, nëse nuk është rregulluar ndryshe nga ne.
Ti pajtohesh me Kushtet e përdorimit nëse bën instalimin, shkarkimin ose përdorimin e këtij softueri apo të softuerëve tanë të tjerë në pajisjet me Microsoft Windows në çfarëdo mënyre, ti jep pëlqimin tënd për të lidhur dhe për t’u bërë palë e kësaj kontrate. 

Nëse nuk pajtohesh me të gjitha kushtet e kësaj kontrate, duhet të çinstalosh dhe të fshish të gjitha aplikacionet, si dhe të shkëputesh nga portali GjuhaShqipe.com.

20. Shërbimet dhe aplikacionet tona në pajisjet me Microsoft Office

Edhe aplikacionet tona në teknologjinë Microsoft Office i nënshtrohen kësaj kontrate nëse nuk është rregulluar ndryshe nga ne. 
Ti pajtohesh me Kushtet e përdorimit nëse bën instalimin, shkarkimin ose përdorimin e këtij softueri apo të softuerëve tanë të tjerë në pajisjet me Microsoft Office në çfarëdo mënyre, ti jep pëlqimin tënd për të lidhur dhe për t’u bërë palë e kësaj kontrate. 

Nëse nuk pajtohesh me të gjitha kushtet e kësaj kontrate, duhet të çinstalosh dhe të fshish të gjitha aplikacionet, si dhe të shkëputesh nga portali. 

21. Politika e privatësisë

Po ashti, Ti i ke lexuar, i ke kuptuar dhe i ke pranuar të gjitha rregullat dhe kushtet e përcaktuara në dokumentin Politika e privatësisë.

22. Kufizimi i përgjegjësisë dhe dëmshpërblimi

Ne, partnerët tanë, bashkëpunëtorët tanë dhe të tjerët në lidhje me Shërbimet tona, do të mbahen të padëmtuar dhe të mbrojtur nga paditë gjyqësore dhe nuk mund të kërkohet dëmshpërblim me asnjë gjykim për asnjë pretendim, shpenzim, kosto ose ndonjë humbje tjetër në lidhje me përdorimin e faqes sonë të internetit GjuhaShqipe.com, të softuerëve tanë apo të Shërbimeve tona. 

Shërbimet që ne ofrojmë janë mbi bazën “ashtu siç janë” (ang. “as is”) dhe përdoren nga ti ekskluzivisht në rrezikun tënd. Duke përdorur cilëndo nga Shërbimet tona ose të gjitha Shërbimet e ofruara nga ne, ti pranon Kushtet e përdorimit (Terms of Use) të ofruara për cilindo nga Shërbimet tona apo për të gjitha Shërbimet . Përdorimi i Shërbimeve tona konfirmon që ti ke pranuar Kushtet e përdorimit të përcaktuara nga ne. Nëse nuk i pranon Kushtet e përdorimit të përcaktuara nga ne, për ndonjë arsye, ti si përdorues i fundit duhet ta mbyllësh llogarinë tënde në GjuhaShqipe.com, të ndërpresësh përdorimin e Shërbimeve tona dhe t’i çinstalosh softuerët tanë. 

Në asnjë rast Ne nuk do të jemi përgjegjës ndaj teje ose ndonjë pale tjetër për çdo dëmtim të veçantë, të rastësishëm, të drejtpërdrejtë apo jo, ose pasoja të çfarëdollojshme të lidhura apo që rrjedhin nga kjo faqe në internet, nga çdo përdorim i kësaj faqeje interneti. Kjo do të përfshijë pa kufizime ndërprerje të biznesit, kursime të humbura, fitime ose ndonjë lloj tjetër të të dhënave. 

Ne, Shërbimet tona, kjo faqe në internet dhe të gjitha informacionet në këtë faqe janë dhënë pa asnjë garanci, të shprehur ose të nënkuptuar të çdo lloji. Nuk ka asnjë garanci të shprehur ose të nënkuptuar në lidhje me përmbajtjen e palëve të treta. Nuk ka gjithashtu asnjë garanci që kjo faqe interneti të jetë e mbrojtur nga viruset e kompjuterit. Ne nuk jemi përgjegjës për asnjë aspekt të softuerëve, të faqes apo të lidhjeve të palëve të treta. 

Çdo person që përdor faqen tonë të internetit pranon me sa vijon: 

Kopjimi i cilësdo pjese të faqes sonë të internetit nuk të jep të drejtën mbi ndonjë material ose softuer. Ti nuk mund të riprodhosh plotësisht ose pjesërisht, të përcjellësh në mënyrë elektronike ose në ndonjë mënyrë tjetër, të ndryshosh, të krijosh lidhje në këtë faqe interneti ose ta përdorësh këtë faqe interneti për qëllime publike apo komerciale pa lejen tonë paraprake me shkrim.

Këto rregulla vlejnë për përdoruesit ekzistues, të mëparshëm dhe të ardhshëm.

Ne i ndajmë informacionet e tua personale me palët e treta te të cilët kemi besim, në mënyrë që të ofrojmë Shërbimet tona, si më poshtë:

(a) Të sigurojmë përmbajtje të përbashkët dhe Shërbimet tona (p.sh. regjistrimi, koordinimi i llogarive të anëtarësimit etj.) dhe të përdoren të dhënat e tua në lidhje me përdorimin e Shërbimeve tona. Qëllimi i kësaj praktike është të sigurojë një përmbajtje të përbashkët dhe një shërbim më të mirë nga ne dhe grupi dhe të të lejojë të kesh përfitime. 

(b) Për përdorimin e Shërbimeve tona apo të softuerëve SaaS, ne mund t'ua zbulojmë informacionet e tua ofruesve të Shërbimeve dhe palëve të tjera të treta në kontratë me ne, të cilët ndihmojnë të të ofrojnë ty dhe të tjerëve Shërbimet tona në emrin tonë ose Shërbimet e tjera të ofruara nga palët e treta përmes Shërbimeve tona (të tilla si, por pa u kufizuar në: hetime mashtrimi dhe postë të bezdisshme, përpunimi i pagesave, analiza e faqeve dhe operacionet, ofrimi i veçorive të veçanta të partneritetit në shërbimin tonë).

 (c) Ne mund t'ua zbulojmë informacionin tënd organeve të zbatimit të ligjit, agjencive qeveritare ose palëve të treta të autorizuara, si përgjigje ndaj një kërkese të verifikuar në lidhje me akte terroriste, hetime kriminale ose aktivitete të pretenduara të paligjshme apo ndonjë aktivitet tjetër që mund të na ekspozojë ne, ty ose ndonjë përdorues tjetër ndaj përgjegjësisë ligjore.

Aplikacioni ynë mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera uebi të palëve të treta ose ti mund të përdorësh Aplikacionet nga një sajt i palëve të treta. Ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë ose përmbajtjen e këtyre vendeve të palëve të treta.

Ne e dimë që siguria është e rëndësishme për përdoruesit tanë dhe kujdesemi për sigurinë e informacionit tënd. Ne përdorim masa teknike, fizike dhe administrative të sigurisë për të mbrojtur sigurinë e informacionit tënd personal nga humbja, keqpërdorimi, qasja e paautorizuar, zbulimi ose ndryshimi. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim përfshijnë muret mbrojtëse, kriptimin e të dhënave, kontrollet e hyrjes fizike në qendrat tona të të dhënave dhe kontrollet e autorizimit të hyrjes së informacionit. Ne kemi nevojë për ndihmën tënde gjithashtu: është përgjegjësia jote të sigurosh që informacioni yt personal të jetë i saktë dhe se fjalëkalimi dhe informacioni i regjistrimit të llogarisë sate janë të sigurta dhe nuk ndahen me palët e treta. 

23. Sjellja e përdoruesit

Në çdo kohë apo rrethanë e në çdo pajisje ti merr përsipër zbatimin e Kushteve të përdorimit dhe respektimin e të drejtave tona. Përdorimi i kundërligjshëm i kësaj faqeje, i Shërbimeve apo softuerëve tanë konsiderohet shkelje ligjore. Ndërsa përdor Shërbimet tona, ti e ke të ndaluar:

  • Të postosh ose të transmetosh çfarëdo informacioni të paligjshëm, kërcënues, abuziv, të turpshëm, shpifës, fyes, pornografik, të pahijshëm, profan ose ndryshe kundërshtues të çdo lloji, duke përfshirë sjelljen tënde nxitëse, që do të përbënte një vepër penale apo dyshim të bazuar për të, përgjegjësi civile ose shkelje tjetër të ligjit.
  • Të pasqyrosh ndonjë prej përmbajtjeve nga kjo faqe në një faqe tjetër në internet ose në ndonjë media tjetër, të kufizosh apo të pengosh çdo përdorues tjetër që të përdorë faqen ose Shërbimet tona.

Ne rezervojmë të drejtën e vendimit përfundimtar për atë që përbën abuzim.

Ne nuk lejojmë që asnjë nga përmbajtjet e mëposhtme ose lidhjet me një përmbajtje të tillë të jenë pjesë e Llogarisë sate:

  • Përmbajtjet me natyrë pornografike, seksuale dhe të dhunshme.
  • Përmbajtjet e një natyre të paligjshme (përfshirë materialin e vjedhur nga e drejta e autorit).
  • Përmbajtjet me qëllimin e vetëm për të shkaktuar dëm apo nxitje të urrejtjes ose përmbajtje që mund të konsiderohet si shpifje.
  • Sajtet e piratuara të programeve, përfshirë programe të thyera ose arkiva të programeve të thyera.

Një shkelje e kësaj politike mund të shkaktojë anulimin pa kthim të Shërbimeve tona për ty dhe mbylljen e llogarisë sate.

Për më tepër, Ne nuk lejojmë asnjë nga sa vijon:

  • Përdoruesit nuk mund të përdorin Shërbimet tona vetëm si një server të ruajtjes në distancë.
  • Përdoruesit nuk mund të hyjnë në Shërbimet tona përmes metodave të automatizuara.
  • Përdorimi i robotëve ose i një kodi tjetër kompjuterik që përdor Shërbimet tona, përveç rasteve kur lejohet shprehimisht, është absolutisht i ndaluar.
  • Përdoruesit nuk mund të dërgojnë mesazhe të pakërkuara, të njohura gjithashtu si Postë e padëshiruar ose Postë e bezdisshme (Spam, Junk).
  • Përdoruesve nuk u lejohet që me vetëdije të lejojnë një faqe tjetër uebi ose server pritës të lidhen me skedarët e përmbajtjes së ruajtur në serverët tanë. Përdoruesit që konsiderohet se e përdorin serverin tonë vetëm si një server ruajtës në distancë do të përjetojnë mbylljen e llogarive të tyre dhe heqjen përgjithmonë të të gjithë skedarëve të lidhur me llogarinë e tyre.

Gjykimi përfundimtar nëse një llogari është në kundërshtim me ndonjë prej këtyre politikave është vetëm në kompetencën tonë apo partnerit që caktohet nga ne.

24. Praktikat e përgjithshme në lidhje me përdorimin dhe ruajtjen

Ti e pranon që ne mund të zbatojmë praktika të përgjithshme dhe kufizime në lidhje me përdorimin e Shërbimeve tona, si dhe hapësirën maksimale të diskut, procesorëve apo RAM, që do të zgjidhen në serverët tanë në emrin tënd. Ne mund të insistojmë në këto kufizime duke kufizuar vetë programin, ose duke të kontaktuar dhe duke të kërkuar që të kufizosh përdorimin ose të përditësosh paketën tënde nëse shfrytëzimi i internetit prej teje konsiderohet se është jashtë normës së përdorimit. 

Ti e pranon që Ne nuk kemi përgjegjësi për fshirjen ose dështimin për të ruajtur ndonjë të dhënë apo përmbajtje tjetër të mirëmbajtur ose të transmetuar nga Shërbimet tona. Ne përdorim praktika shumë të mira për të mbështetur të gjithë përmbajtjen, megjithatë, në rast pamundësie, kur përmbajtja humbet për shkak të mosfunksionimit të të dhënave, pajisjeve kompjuterike ose të softuerit, ne vetëm do të bëjmë të gjitha përpjekjet më të mira për të rikthyer përmbajtjen,  jo më shumë.

25. Pëlqimi për të komunikuar me ty

Regjistrimi yt për të përdorur faqen GjuhaShqipe.com dhe Shërbimet tona përbën pëlqimin tënd për të komunikuar me ty, për të pranuar emaile nga Ne, duke përfshirë mesazhe në lidhje me çështjet e shërbimit ndaj klientit dhe çështje të tjera. Ti mund të zgjedhësh të mos marrësh korrespondencë me email, përveç njoftimeve teknike dhe emaileve në lidhje me Shërbimet tona në çdo kohë duke ndjekur lidhjen e përfshirë në mesazhet e emailit.

26. Monitorimi dhe zbulimi

Të gjitha aktivitetet që ndodhin në sistemin tonë, të ofruara për përdorim në këtë faqe, mund të monitorohen, regjistrohen dhe të ekzaminohen nga çdo person i autorizuar, përfshirë edhe zbatuesin e ligjit. 

Ne kemi të drejtë të përcjellim, teknikisht dhe juridikisht, apo të autorizojmë dikë ta bëjë këtë, përdorimin e cilitdo nga Shërbimet tona, softuerët tanë, aplikacionet, materialet gjuhësore, kodin burimor etj. Kur është e mundur, mund të bëjmë përditësime apo përparime automatike (Automatic Update, Automatic Upgrade), të aktivizojmë apo të çaktivizojmë softuerët, ose të ndërpresim përdorimin e softuerëve në mënyrë të kundërligjshme.

Në përgjithësi, Ne apo partneri ynë, nuk i monitorojmë përdoruesit e Shërbimeve tona, faqet e internetit ose aktivitetet për të përcaktuar nëse ata janë në përputhje me Kushtet e përdorimit. Sidoqoftë, kur dhe nëse Ne vërejmë se ka ndonjë shkelje të këtyre kushteve, Ne mund të ndërmarrim veprime të ligjshme dhe, në rast të aktivitetit të paligjshëm, do të ndërmarrim veprime për të ndaluar ose korrigjuar një shkelje të tillë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në mbylljen e llogarisë, duke ndaluar mundësinë e përdorimit të Shërbimeve tona etj.

27. Lidhje në faqet e tjera

  • Faqja jonë në internet mund të përmbajë lidhje me faqet e tjera.
  • Këto faqe të lidhura janë për lehtësinë tënde dhe ti t’u qasesh atyre nën përgjegjësinë tënde.
  • Ne nuk mund të jemi përgjegjës për përmbajtjen, sigurinë ose praktikat e privatësisë në faqet e tjera.
  • Të lutem, lexo kushtet e përdorimit të këtyre faqeve para se të ndash informacione me to.
  • Ne e zbatojmë politikën tonë të privatësisë në mënyrë rigoroze.

28. Kukit dhe teknologjitë përcjellëse

Kur përdor aplikacionin ose faqen tonë të uebit, ne dhe partnerët tanë të biznesit mund të përdorim kuki (Cookies) dhe ndjekje të tjera.

Kukit janë ruajtur në kujtesën e shfletuesit tënd, por ato mund të refuzohen nga ti duke ndryshuar cilësimet e shfletuesit tënd.

Refuzimi i kukit mund të të pengojë të përdorësh plotësisht Shërbimet tona ose faqen GjuhaShqipe.com në internet.

KONTAKTI

Për çështje gjuhësore, vërejtje, komente, probleme me pagesën, kushtet e përdorimit apo politikën e privatësisë etj., mund të na kontaktosh në: 

info@gjuhashqipe.com

+383 44 888 386

www.gjuhashqipe.com

Orari:

E hënë - E premte: 09:00 - 17:00

Sugjerime:

+383 44 888 386

info@gjuhashqipe.com