Shkrimori 1.0
Lexuesi 1.0
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0
Korrektori 1.0
Morfologjia digjitale e shqipes 2.0
Drejtshkrimori 3.0
Sintaksori 1.0
Sinonimia 1.0
Autokorrektori 2.0
Ndarësi i fjalëve në rrokje 2.0 për MS Office
Abetarja digjitale e shqipes 1.0
Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows
Fillestarja digjitale e shqipes 1.0
Testo shqipen tënde 1.0
Mëso shqip 1.0
Korpusi i shqipes 1.0

Autokorrektori 2.0

Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Autokorrektori 2.0

Autokorrektori 2.0 për MS Office është softuer për korrigjimin automatik të gabimeve, dhe mundëson mbi 5 milion korrigjime automatike të formave të gabuara të fjalëve. Këto mund të jenë korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.

Autokorrektori 2.0 për MS Office është në përdorim që nga viti 2005 dhe është softueri shqiptar më i përdorur, me mbi 400.000 shkarkime dhe miliona instalime. 

Versioni i ri i “Autokorrektorit për MS Word” është në realizim e sipër dhe po përmirësohet e po përditësohet si nga ana teknike, edhe nga ana gjuhësore, me të cilën kuptohet: 1) shtimi i fjalëve të reja që mungojnë; 2) çaktivizimi i fjalëve të vjetra, të cilat pothuajse nuk përdoren; 3) shtimi i një numri termash bazë nga fusha të ndryshme të dijes etj.

Autokorrektori i gjuhës shqipe

Autokorrektori i gjuhës shqipe është pjesë e paketës Kulla e shqipes 3.0. Në gjuhën angleze zakonisht njihet si “AutoCorrect in MS Word”. Një komponent me dobi për shqipshkruesit, sidomos për korrigjimin automatik të fjalëve, kur ato shkruhen gabimisht. 

Autokorrektori do ta bëjë punën e vet, nëse fjala e shkruar gabimisht ka vetëm një sugjerim. Në rastet kur për fjalën e shkruar gabimisht më shumë se një sugjerim, nuk bëhet korrigjimi automatik, por, komandën e merr Drejtshkrimori 3.0, përmes nënvizimit me të kuqe të asaj fjale dhe sugjerimeve përkatëse. 

Më poshtë po japim disa shembuj kur aktivizohet Autokorrektori i gjuhës shqipe dhe secili mund shkruajë shqip pa gabime: 

rrebelim = rebelim  |  rrenqethje = rrëqethje  |  sankcion = sanksion

seizmolog = sizmolog  |  sendviq = sandviç  |  senzacion = sensacion

senzacional = sensacional  |  shadervan = shatërvan  |  shendrrimi = shndërrimi

shiqim = shikim  |  shizofren = skizofren  |  shovenist = shovinist

Përdoruesi vendos vet!

Në qoftë se përdoruesi nuk është i kënaqur me korrigjimin automatik të një fjale të caktuar, përkatësisht me saktësinë gjuhësore të Autokorrektorit për atë fjalë, mund ta anuloj atë veprim, përmes komandës CTRL + Z. Pas këtij procesi ajo fjalë automatikisht futet në fjalorin e përshtatur, dhe herëve të tjera softueri nuk do të bëjë korrigjimin automatik të asaj fjale përmes Autokorrektorit

Përveç përjashtimit të një korrigjimit automatik për një fjalë të caktuar, përdoruesi ka edhe mundësinë e shtimit të korrigjimit automatik për një fjale të caktuar, duke klikuar “Shto në korrigjimin automatik” (angl. Add to Automatic Correction). 

Në qoftë se përdoruesi nuk do fare ta përdorë Autokorrektorin, por, t’i lë në përdorim softuerët tjerë të Kullës së shqipes 2.0, ai mund ta çaktivizoj Autokorrektorin, apo ta aktivizoj përsëri kur i duhet. 

Autokorrektori 2.0 bën korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.

Shkruaj shqip dhe autokorrektori do të aktivizohet, si më poshtë:
1. Kur ndonjë shkronjë në fjalë është e zëvendësuar gabimisht (q/ç, p/b, c/s, etj.).
2. Kur mungon ndonjëra shkronjë në fjalën e shkruar.
3. Kur shkronjave të fjalës u është ndërruar vendi.
4. Kur është shkruar ndonjë shkronjë tepër në fjalë.

Emërtime tjera të këtij softueri janë: “Korrektori 2.0”, “Autokorrektori 2.0”, “AS 2.0”. 

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb një gjuhë, një softuer”.