Softuerët
Drejtshkrimori 1.0 për Ueb

Drejtshkrimori 1.0 për Ueb

Është pjesë e paketës softuerike Kullës së shqipes 2.0. Pra, nëse je regjistruar në portalin GjuhaShqipe.com, mund ta përdorësh edhe Drejtshkrimorin 1.0 për Ueb

Drejtshkrimori 1.0 për Ueb është softuer për drejtshkrimin e gjuhës shqipe përmes shfletuesit të internetit (browser-it) dhe mundëson mënjanimin e gabimeve drejtshkrimore nga një tekst i shkruar apo i vendosur në aplikacionin tonë në internet.  

Ky version i drejtshkrimorit për ueb është në realizim e sipër dhe po përmirësohet e po përditësohet si nga ana teknike, edhe nga ana gjuhësore, me të cilën kuptohet: 1) shtimi i fjalëve të reja që mungojnë; 2) çaktivizimi i fjalëve të vjetra, të cilat pothuajse nuk përdoren; 3) shtimi i një numri termash bazë nga fusha të ndryshme të dijes etj.

Drejtshkrimori 1.0 për Ueb është pjesë e paketës softuerike Kulla e shqipes 2.0. Në gjuhën angleze zakonisht njihet si “Web Spell Checker ”. Një komponent me dobi për shqipshkruesit, për korrigjimin e fjalëve, kur ato shkruhen gabimisht. 

Në rastet kur për fjalën e shkruar gabimisht softueri ofron më shumë se një sugjerim, nuk bëhet korrigjimi automatik, por bëhet nënvizimi me të kuqe i asaj fjale. 

Më poshtë po japim disa shembuj kur aktivizohet Autokorrektori i gjuhës shqipe dhe secili mund shkruajë shqip pa gabime: 

rrebelim = rebelim  |  rrenqethje = rrëqethje  |  sankcion = sanksion

seizmolog = sizmolog  |  sendviq = sandviç  |  senzacion = sensacion

senzacional = sensacional  |  shadervan = shatërvan  |  shendrrimi = shndërrimi

shiqim = shikim  |  shizofren = skizofren  |  shovenist = shovinist

Përveç zbulimit të gabimit dhe nënvizimit me të kuqe, po punojmë qe edhe Drejtshkrimori 1.0 për Ueb të bëjë korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.

Shkruaj shqip dhe Drejtshkrimori do të aktivizohet, si më poshtë:
1. Kur ndonjë shkronjë në fjalë është e zëvendësuar gabimisht (q/ç, p/b, c/s, etj.).
2. Kur mungon ndonjëra shkronjë në fjalën e shkruar.
3. Kur shkronjave të fjalës u është ndërruar vendi.
4. Kur është shkruar ndonjë shkronjë tepër në fjalë.

Emërtime tjera të këtij softueri janë: “AS Drejtshkrimori 1.0” ose “Drejtshkrimori Ueb”, “Autokorrektori 1.0”, “AS 2.0”. 

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.

Orari:

E hënë - E premte: 09:00 - 17:00

Sugjerime:

+383 44 888 386

info@gjuhashqipe.com