Shkrimori 1.0
Lexuesi 1.0
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0
Korrektori 1.0
Morfologjia digjitale e shqipes 2.0
Drejtshkrimori 3.0
Sintaksori 1.0
Sinonimia 1.0
Autokorrektori 2.0
Ndarësi i fjalëve në rrokje 2.0 për MS Office
Abetarja digjitale e shqipes 1.0
Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows
Fillestarja digjitale e shqipes 1.0
Testo shqipen tënde 1.0
Mëso shqip 1.0
Korpusi i shqipes 1.0

Korpusi i shqipes 1.0

Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse je regjistruar në portalin GjuhaShqipe.com, mund ta përdorësh edhe Korpusin e shqipes 1.0.

Për rritjen e cilësisë gjuhësore të softuerëve të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” duhet edhe një Korpus i gjuhës shqipe i përparuar dhe shumë funksional si pjesë e rëndësishme e këtij projekti.

Megjithatë, përveçse për nevojat e projektit tonë ky Korpus do të jetë në shërbim edhe të atyre që kanë interes, për studime shkencore rreth leksikut dhe gramatikës, si dhe për gjurmime të tjera rreth gjuhës shqipe, të lidhura me historinë e zhvillimit të saj. Pas fazës së parë dhe kur të bëhet një lidhje e mirë e funksionale midis Korpusit dhe softuerit “Kulla e shqipes”, do të punohet edhe për korpusin dialektor dhe tekstet e shkruara gjatë periudhave më të hershme të gjuhës shqipe. 

Sistemi i analizës morfologjike të korpusit zhvillohet nga kompania Albasoft në Prishtinë në bashkëpunim me kompaninë Albatag në Tiranë.

Version tjetër i emrit të këtij softueri është “AS Korpusi i gjuhës shqipe 1.0” ose “Korpusi i shqipes 1.0”, ose “AS Korpusi 1.0”

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.