Sintaksori 1.0 për MS Office është softuer që ndihmon shkrimin e drejtë të shqipes nga ana drejtshkrimore dhe morfosintaksore. Pos korrigjimit në rrafshin morfologjik dhe sintaksor, ky softuer ndihmon edhe në përvetësimin e normësisë gramatikore. Korrigjuesi sintaksor do të korrigjojë përdorimin gabim të foljeve në kohë e mënyra të ndryshme, përdorimin gabim të mbiemrave dhe ndajfoljeve, do të ndihmojë përshtatjen e gjinisë dhe të numrit të emrave, përdorimin gabim të përemrave sidomos të përemrit pronor, të trajtave të shkurtra, të nyjave, të parafjalëve e deri te shenjat e pikësimit sa herë që kjo është e mundur teknikisht sipas rregullave të programimit.
Një tjetër kategori e gabimeve që mund të përmirësojë softueri është përdorimi i ndajfoljeve dhe i mbiemrave të formuar prej tyre në vend të njëra-tjetrës: rrugë e drejtë dhe jo rrugë *e drejt, por eci drejt; pallat i lartë dhe jo pallat *i lart, por ngjitem lart etj.
“Sintaksori 1.0”, në bazë të rregullave do të ndihmojë në përshtatjen si duhet në gjini të fjalëve përcaktuese me emrat që ato përcaktojnë: këto elemente dhe këta elementë; elemente të reja dhe elementë të rinj etj.
Po kështu bëhet dhe përshtatja e duhur në numër e fjalëve përcaktuese me emrat që ata përcaktojnë: djalë shembullor, por djem shembullorë.
Korrigjuesi sintaksor / morfologjik në gjuhën shqipe (Grammar) është një softuer shumë i përparuar që verifikon një tekst të shkruar dhe në varësi të cilësisë së shkrimit:
Për këtë softuer jemi duke shfrytëzuar korpusin tonë të fjalëve të gjuhës shqipe me të gjitha veçoritë morfosintaksore, me të gjitha trajtat e mundshme që merr secila fjalë, në varësi të pjesës së ligjëratës së cilës i përket.
Ky softuer jo vetëm që ndihmon në korrigjimin e gabimeve, pra në shkrimin si duhet të një teksti, por nëpërmjet varianteve që sugjeron, në mënyrë të tërthortë ndihmon dhe në përvetësimin e ndërtimeve të drejta sintaksore të gjuhës shqipe.
Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Sintaksori 1.0”, “Sintaksori 1.0 për MS Office”, “Softueri për sintaksën” etj.
Të drejtat autoriale – Copyright (c)
Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!
Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër.
Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen.
Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.
E hënë - E premte: 09:00 - 17:00
+383 44 888 386