Shkrimori 1.0
Lexuesi 1.0
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0
Korrektori 1.0
Morfologjia digjitale e shqipes 2.0
Drejtshkrimori 3.0
Sintaksori 1.0
Sinonimia 1.0
Autokorrektori 2.0
Ndarësi i fjalëve në rrokje 2.0 për MS Office
Abetarja digjitale e shqipes 1.0
Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows
Fillestarja digjitale e shqipes 1.0
Testo shqipen tënde 1.0
Mëso shqip 1.0
Korpusi i shqipes 1.0

Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows

Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows

Tastiera digjitale e shqipes 3.0 e zgjidh problemin e përdorimit të plotë të alfabetit të gjuhës shqipe duke përfshirë shkronjat "Ë / ë" dhe "Ç / ç", në çdo situatë, në çdo tastierë, pavarësisht gjuhës që keni të instaluar, qoftë gjatë shkrimit në kompjuter, qoftë në internet, etj. 

E përshtatshme për kompjuterët me tastierë fizike në gjuhën angleze

Tastiera digjitale mund të instalohet për më pak se dy minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tënd. Pra, mund të konsiderojmë se është zgjidhur problemi që kishim në përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të shqipes, përkatësisht "Ë" dhe "Ç", në mënyrë standarde për të gjithë shqipshkruesit.

Është pjesë e paketës softuerike Kullës së shqipes 2.0. Pra, nëse e e instalon Kullën e shqipes 2.0 në kompjuterin tënd me MS Windows, instalohet edhe ky softuer. 

Përdorimi i plotë i alfabetit për çdo gjuhë është domosdoshmëri. Kjo është një detyrë e realizuar prej kohësh nga kombet e tjera, e tashmë, edhe për të gjithë shqipshkruesit mund të konsiderojmë se është zgjidhur problemi për përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të shqipes, përkatësisht "Ë / ë" dhe "Ç / ç", shpresojmë, në mënyrë standarde.

Disa zgjidhje të deritashme kanë qenë të vështira dhe të ndërlikuara, shumë pak përdorues arrinin që t`i praktikonin. Tastiera standarde shqipe është softuer që mund të instalohet në më pak se dy minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuter.

Me këtë softuer shkronjat “ë” dhe “ç” fillimisht vendosen në tastet që përdoren rrallë " [ = ë dhe ] = ç ". Përdoruesi mund të modifikojë pozicionin e tasteve të caktuara fillimisht nga ne sipas dëshirës së tij. 
Ai mund ta çaktivizoj fare nëse do, aktivizimi dhe çaktivizimi bëhet nëpërmes tasteve Alt + T.

Kriteret që kemi ndjekur kanë qenë:

1. Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standarde angleze, sepse kjo lloj tastiere është më së shumti në përdorim nga shqiptarët. 

2. T'i ketë të gjitha shkronjat shqipe lehtësisht të arritshme (ë-në dhe ç-në)

3. Vendosja e shkronjave të jetë e orientuar për të mundësuar të shkruarit edhe në anglisht, edhe në shqip. Pra, të mos pengohet shkrimi në gjuhët tjera, por, në të njëjtën kohë të shkruhet edhe shqip lehtësisht. 

* Të shtohet shkronja “ë” dhe “ç” duke mos zëvendësuar shkronjat e tastierës angleze, por vetëm dy nga shenjat (“[” dhe “]”). Kjo nuk “shqetëson” përdoruesit e deritanishëm të tastierës angleze, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.

Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Tastiera 3.0” , “Tastiera digjitale e shqipes”, “Tastiera e shqipes 3.0”.

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.