Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Mbiemri
Mbiemri

Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

-
përshtatje në gjini :
mjeku
i ri
mjekja
e re

- përshtatje në numër :
mjekët
e rinj
mjeket
e reja

- përshtatje në rasë :
mjeku
i ri
i mjekut
të ri
mjekun
e ri
mjekja
e re
e mjekes
së re
mjeken
e re

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -
ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -
(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga
pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -
ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat
përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -
ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -
(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë
mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.

Raporto gabimet
Raporto