Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Pasthirrma
Pasthirrma

Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoren për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve:
- O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.

Ato janë karakteristike për gjuhën e folur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin ndjenja, dhe në pasthirrma urdhërore, që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.

Pasthirrma emocionale që shprehin:
-
ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë;

- frikë, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

-
habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

-
mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

-
pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

-
nxitje (thirrje, urdhër, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst, o burra, forca, hop, hë, na, sus, shët, të keqen etj.;

-
përshëndetje, mirënjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbes, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.

Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje:
Oh, ç`na gëzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.

ONOMATOPETË
Janë fjalë që shërbejnë për të riprodhuar tingujt, zërat, zhurmat, britmat. Në dallim nga pasthirrmat ato nuk shërbejnë për të shprehur ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bënte macja.
Ato mund të përfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi dallohen prej tyre.

Raporto gabimet
Raporto