Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Misioni dhe vizioni

Ne kemi synim të qartë: “Një komb, një gjuhë, një standard”. Sot është e pamundur që një komb të paramendohet si i përparuar pa gjuhën e standardizuar. Prandaj as ne shqiptarët nuk duhet dhe nuk jemi përjashtim i këtij rregulli.

Ne mendojmë që gjuhësia kompjuterike është alternativa më e mirë, më frytdhënëse dhe me e përshtatshme në kushtet e sotshme për ruajtjen, begatimin dhe përparimin e gjuhës shqipe.

Ne që në fillim kemi pasur parasysh që gjuha shqipe është pasuri gjithëkombëtare. Edhe kur kemi punuar dhe kur kemi marrë vendime të rëndësishme për gjuhën dhe për drejtshkrimin çdoherë jemi nisur nga e ardhmja e gjuhës shqipe. Prandaj përvetësimi me lehtësi dhe zbatimi me përpikëri i drejtshkrimit nga të gjithë ka qenë në plan të parë dhe synim themelor i të gjithë bashkëpunëtorëve.

Ky projekt, përkundër vështirësive të shumta, realizohet me dashuri të madhe për gjuhën shqipe. Nëpërmjet këtyre softuerëve, ne dëshmojmë se nuk jemi vrojtues të rëndomtë që vërejmë bastardimin e gjuhës shqipe, por kontribuojmë në ngritjen e nivelit të saj çdo ditë e më shumë.

Në kohën që jetojmë, në kohën e internetit, të ofrosh një pjesë të thesarit të gjuhës shqipe, përmes softuerëve të këtillë, jo vetëm që është nderë, por, duhet të jetë detyrë e secilit nga ne, duke pasur parasysh kërkesën e brezit të ri, për të përvetësuar dijet, në mënyrë bashkëkohore si bashkëmoshatarët e tyre, anembanë botës. Sa më shumë që vonohemi për këtë aq më i vështirë është synimi i shenjtë mbarëkombëtar shqiptar.

Siç dihet, Albanologjia është shkenca që merret me studimin e historisë, gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare apo tërësia e studimeve që bëhen në këtë fushë. Përmes portalit www.gjuhashqipe.com synojmë bashkëpunimin mes institucioneve të ndryshme shkencore, organizimin e projekteve të hapura me pjesëmarrje të gjerë, përfshirja e komunitetit në hulumtime përmes internetit, bashkëpunimi në distancë, me një fjalë – përparimin e albanologjisë.

Në punën tonë, në projektin tonë të madh për gjuhën shqipe, brenda tri vitesh planifikojmë qe t’i themi lamtumirë programimit të rregullt dhe t’i themi mirë se vjen programimit përmes Inteligjencës Artificiale (Java, Python, Lisp, Prolog, and C++ si gjuhë kryesore për “Artifical Inteligence Programming”).

Lulëzim Shishani

Nismëtar dhe udhëheqës i projektit

List of videos
Raporto gabimet
Raporto