Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Rreth nesh

Ky është projekti më i madh dhe më serioz i ndërmarrë ndonjëherë në përparimin e gjuhës shqipe. Këtë vit shënojmë njëzetvjetorin e daljes së softuerit tonë të parë 1.0 për drejtshkrim. Ky ishte një rezultat frymëzues që na shtyu të vazhdojmë me guxim e maturi edhe me shumë softuerë të tjerë.

Zgjidhjet që ne ofrojmë për disa probleme gjuhësore janë të bazuara në praktikat dhe përvojat e organizatave të rëndësishme që merren me gjuhësi kompjuterike, si Microsoft, Albasoft, Amebis etj., madje testimet që u janë bërë softuerëve tanë kanë treguar se niveli i tyre jo vetëm i shkallës teknike por edhe i asaj gjuhësore është shumë të lartë.

Realizime të tilla janë të çmuara në histori, madje edhe në kombet më të zhvilluara dhe, për këtë arsye, me krenari i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për angazhimin e tyre profesional. I falënderoj veçanërisht gjuhëtarët më të mirë në nivel kombëtar, që pa hezitim çdoherë kujdesën për anën gjuhësore të softuerëve tanë dhe programuesit e kompanisë Albasoft që kanë barrën kryesore për funksionalitetin e këtyre programeve kompjuterike. 

Veprimtaria e deritanishme gjuhësore dhe organizative mund të thuhet që përbën vetëm një fazë të këtij projekti, i cili s’ka qenë aspak i lehtë. Ka mbetur edhe shumë për t’u bërë, si në përparimin e këtyre softuerëve, ashtu edhe për krijimin e disa softuerëve të rinj.  

Megjithatë nuk mund të thuhet se puna për këta softuerë konsiderohet e përfunduar, këta janë softuerë në zhvillim për sa kohë që kanë në qendër gjuhën, e cila është gjithmonë në ndryshim, prandaj dhe gjatë gjithë kohës punojmë për përmirësimin dhe përditësimin e këtyre softuerëve.

Angazhimi jonë nuk është kufizuar vetëm me saktësinë drejtshkrimore të fjalëve të shqipes. Ashtu si dhe për gjuhët e tjera të përparuara në këtë drejtim, ndërkohë është punuar dhe për disa aspekte të tjera plotësuese të këtyre softuerëve, siç është aspekti sinonimik, i cili do të ndikonte në stilin e shkrimit të një teksti, duke i krijuar mundësinë përdoruesit të zgjedhë ndërmjet disa fjalëve për të shprehur po atë mendim, përmbajtje a kuptim; aspekti sintaksor; tastiera e shqipes dhe programi për ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit.

Shumë nga këta softuerë janë realizuar me bashkëpunimin e ngushtë dhe të vyer edhe të institucioneve të tjera të shkencës shqiptare, me të cilat ne kemi pasur kënaqësinë dhe nderin të bashkëpunojmë. Megjithatë, rezultatet shkencore që i kemi ne dhe bazat e të dhënave si dhe softuerët si mjete të punës që i kemi ne, janë unike dhe pothuajse e pamundur që t’i ketë cilido institucion tjetër shkencor shqiptar, pa një investim së paku dhjetë vjeçar.

Me një punë të palodhshme shkencore të bazuar në parimet më të larta të gjuhësisë kompjuterike është krijuar pasuria më e madhe gjuhësore e kombit shqiptar; e veçantë për shumëçka;  lehtësisht e përdorshme;  lehtësisht e përmirësueshme;  elektronike;  e mbikëqyrur dhe në përparim e zhvillim të vazhdueshëm; e lehtë për t’iu qasur nga çdo shqiptar dhe nga çdo cep i botës.

Është një punë me shumë se njëzetvjeçare e bërë me shumë kujdes dhe nën parimet më të larta shkencore të gjuhësisë kompjuterike.

Ky është projekt mbarëkombëtar në dobi të të gjithë shqiptarëve.

Lulëzim Shishani

Nismëtar dhe udhëheqës i projektit

List of videos
Raporto gabimet
Raporto