Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Fillestarja digjitale
Fillestarja digjitale

Ky softuer përbëhet prej disa moduleve.

Modulet janë: alfabeti, numrat dhe figurat, këngë, lojëra, video, dhe ushtrime.

Qëllimi i këtij softueri është përveç të mësuarit e shkrim leximit edhe të mësuarit e përdorimit të kompjuterit, përkatësisht punës me njësitë themelore të tij siç janë lëvizjet e miut, shkrimi me tastierë që për fëmijën nuk paraqet vështirësi të mësimit aq më pak kur mësohet përmes lojërave.

Ky version nuk ka nevojë për instalim pasi ofrohet për përdorim në internet.

Fillestarja digjitale si ueb aplikacion

Një prej synimeve të këtij softueri është përfshirja edhe e brezit më të ri si përfitues i dobive të punës sonë. Do të zbatohen kritere të larta gjuhësore për realizimin e këtij softueri për fillestarë në mësim, fillestarë në gjuhë, matematikë, fillestarë në kompjuter etj. E kemi quajtur fillestare por është më shumë se kaq, kjo është një fillestare multimediale

Kjo fillestare përbëhet prej këtyre moduleve: alfabeti, numrat dhe figurat, këngë, lojëra, video, dhe ushtrime.

Fëmija apo ai i cili i mëson fëmijës shkrimin, leximin, përdorimin e kompjuterit etj. me një softuer të këtillë multimedial, nuk mund të gabojë, por mundet vetëm t’ia mësojë shkrim leximin dhe njohuritë tjera, me sukses.

Përveç tjerash kemi paraparë që përmes lojërave të joshet fëmija për mësim, të krijohet afërsia e fëmijës ndaj dijes, ndaj të mësuarit, pra përmes lojës si mënyrë shumë e këndshme e të mësuarit, që është gjëja më e mirë në botë për fëmijën dhe më pak detyruese dhe stresuese, duke pasur parasysh moshën shumë të re të nxënësit.

Qëllimi i këtij softueri është përveç të mësuarit e shkrim leximit edhe të mësuarit e përdorimit të kompjuterit, përkatësisht punës me njësitë themelore të tij siç janë lëvizjet e miut, shkrimi me tastierë që për fëmijën nuk paraqet vështirësi të mësimit aq më pak kur mësohet përmes lojërave.

Në klasën e parë të shkollës fillore, gjuha shqipe fillon të mësohet në mënyrë sistematike përmes të ushtruarit për lexim­shkrimin fillestar. Nxënësit ushtrohen të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën shqipe përmes nyjëtimit (shqiptimit) dhe bashkimit të tingujve dhe shkronjave të saj në rrokje e fjalë dhe bashkimit të fjalëve në fjali të thjeshta, por të kuptimshme, nëpërmjet leximit të historive (rrëfimeve, copëzave, tregimeve) dhe materialeve tjera të shkruara, të përgatitura për nxënësit në tekstet shkollore, si dhe në botime të tjera ndihmëse.

Në këtë softuer shfaqet modeli i gjuhës së shkruar dhe drejtshkrimi i saj, fillojnë të mësohen në mënyrë kreative përkufizime gjuhësore, si: tingulli, rrokja, fjala, fjalia, zanoret, bashkëtingëlloret, shenjat e pikësimit, përdorimi i shkronjës së madhe etj. Nxënësit fillojnë të dallojnë tekstin, titujt, paragrafët etj.

Të mësuarit përmes këtij softueri ndjek një ecuri didaktike që lidhet me respektimin e tri fazave:

Faza e parë – periudha përgatitore për lexim­shkrimin dhe përdorimi i thjeshtë i kompjuterit.

Faza e dytë – fitimin e shprehive elementare të teknikës së lexim­shkrimit.

Faza e tretë – përforcimin e teknikës së lexim­ shkrimit.

Synohet që të formohen nxënës të aftë si folës, lexues dhe shkrues të gjuhës shqipe, në nivelin e përshtatshëm për moshën e tyre.

Përmes këtij softueri bashkëkohor edhe te fëmijët parashkollorë ofrohet metodë e përparuar dhe e studiuar mirë e jo sipas një hamendësimi të prindërve. Si metodë është shumë e rëndësishme në hapat e parë të ushtrimit të nxënësve për lexim­shkrim. Ajo fillon në kopsht dhe mund të shtrihet edhe në fazën përgatitore të mësimit të lexim­shkrimit.


Raporto gabimet
Raporto