Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Tastiera Digjitale
Tastiera Digjitale

 

 
 
Tastiera standarde shqipe është softuer që mund të instalohet për më pak se dy minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tënd. Pra, mund të konsiderojmë se është zgjidhur problemi që kishim në përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të shqipes, përkatësisht "Ë" dhe "Ç", në mënyrë standarde për të gjithë shqipshkruesit.

Shkronjat “ë” dhe “ç” vendosen në tastet shumë pak të përdorur " [ = ë dhe ] = ç ". Aktivizimi dhe çaktivizimi bëhet nëpërmes tasteve Ctrl+Shift+T.

Arsyetim

1. Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standarde angleze

2. Të ketë te gjitha shkronja shqipe lehtësisht të arritshme (ë-në dhe ç-në)

3. Vendosja e shkronjave te jetë e orientuar për të mundësuar të shkruarit edhe në anglisht, edhe në shqipe.

* Të shtohet shkronja “ë” dhe “ç” duke mos zëvendësuar shkronjat e tastierës angleze, por disa nga shenjat (“[” dhe “]”). Kjo nuk “shqetëson” përdoruesit e deritanishëm të tastierës angleze, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.

Raporto gabimet
Raporto