Softuerët
Abetarja digjitale e shqipes 1.0

Abetarja digjitale e shqipes 1.0

Abetarja digjitale 1.0, mundëson të mësuarit digjital që është faktor kyç pse sot shkollimi i fëmijëve po nis shumë më herët në ambientin shtëpiak. Kontakti i hershëm me teknologjinë, qoftë përmes filmave vizatimorë, qoftë përmes programeve kompjuterike, po i orienton fëmijët kah platformat digjitale si rruga më e shpejtë e nxënies dhe e dijes. Kjo shfaq domosdoshmërinë për këtë abetare digjitale që të mund t’u shërbejë atyre si pikënisje drejt mësimit të shkronjave. Përderisa abetarja si libër fizik reflekton vetëm aspektin pamor, “Abetarja digjitale” mundëson edhe atë zanor, duke e sjellë “zërin e mësueses” në të mësuarit shtëpiak.

Është pjesë e paketës softuerike Kullës së shqipes 2.0. Pra, nëse e e instalon Kullën e shqipes 2.0 në kompjuterin tënd me MS Windows, instalohet edhe ky softuer. 

Përmbajtja e përzgjedhur, e ndërthurur me dizajn bashkëkohor dhe përfshirjen zanore, krijon raport miqësor mes fëmijës dhe teknologjisë, gjithnjë në dobi të arritjes së qëllimit kryesor, mësimit. Veç funksionit edukativ, softueri është edhe argëtues për fëmijët, të cilët, ndërkohë që mësojnë, kënaqen me larushinë e ilustrimeve dhe dëgjimin e shqiptimit të shkronjave a tregimeve. 

Abetarja digjitale” përfshin 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe, secila e paraqitur në formatin grafik: e madhe e vogël, e shtypit e dorës, por edhe në formën tingullore, shqiptimin e saj. Çdo shkronjë shpjegohet përmes tri fjalëve simbolike, që nisin me shkronjën që u mësohet fëmijëve, ndërsa për lexim më të lehtë ndahen edhe në rrokje dhe shoqërohen me zë. Secila shkronjë do të përmbaj edhe nga një tregim të shkurtër apo fabul, që lidhet me njërën nga fjalët që përmban shkronjën përkatëse.

Pjesa me zë e mundëson shqiptimin e saktë të secilit tingull, model të cilin të vegjlit kanë mundësinë ta përsërisin pas zërit digjital. Edhe te tregimet, ku ka më shumë tekst, në faza të mëvonshme mund të sprovohet niveli i arritur i të lexuarit. Së shpejti do të shtojmë më shumë lloje të zërit sipas tipareve rajonale, për të lehtësuar më shumë mësimin e shkronjave nga fëmijët. 

Ky softuer është e përshtatshme për fëmijët nga 5-7 vjeç. Ajo synon që kjo kategori fëmijësh, hap pas hapi, të përparoj derisa të përmbushen pritjet, si: mësimi i shkronjave - dallimi dhe të mbajturit mend të shkronjave të mëdha e të vogla, të shtypit e të dorës, mësimi i tingujve - shqiptimi i saktë i tyre, leximi i fjalëve me rrokje dhe si tërësi, e deri në kulmim, kur edhe të vegjlit mund t’i lexojnë edhe tregimet që u do të ofrohen për secilën prej shkronjave. Pas ca përdorimeve pritjet janë që fëmijët të pasurohen me fjalë të reja, të mësojnë drejtshkrim dhe kulturë gjuhe. 

Abetarja digjitale” zhvillon edhe aftësitë kompjuterike te fëmijët dhe i edukon në përdorimin e teknologjisë në interes të mësimxënies, duke i mbajtur të fokusuar në këtë anë dhe larg përmbajtjeve të papërshtatshme për ta. Ekipi ynë i gjuhëtarëve dhe pedagogëve është kujdesur që të ofrojë aplikacion të përshtatshëm, tërheqës dhe ndërveprues për fëmijët. Softueri është mjaft praktik dhe për përdorim. Me anë të miut, të vegjlit mund të shëtisin nëpër radhën e shkronjave, apo ta aktivizojnë pjesën e zërit. 

Softueri tani për tani është e qasshme përmes web-it, ndërsa në të ardhmen do të ofrohet edhe si aplikacion për telefonat e mençur (iOS dhe Android) dhe kompjuterët me Sistemin Operativ Windows.

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.

Orari:

E hënë - E premte: 09:00 - 17:00

Sugjerime:

+383 44 888 386

info@gjuhashqipe.com