Politika e privatësisë

Hyn në fuqi me datën 22.03.2022.

1. Fjalorthi

POLITIKA E PRIVATËSISË – është pjesë e kontratës që përcakton dhe rregullon raportin tonë juridik, pra, të drejtat dhe detyrimet “Tona” si njëra palë e kontratës me “Ty” si pala tjetër e kontratës. 

NE – me të gjitha format e saj gjuhësore, si: ne, nesh, neve etj. nënkupton Qendrën për Edukim dhe Përparim, Albasoft SHPK, Albatag SHPK, Eaglesberg SHPK. 

TI – me të gjitha format e saj gjuhësore, si: ty, ti, teje etj. nënkupton secilin subjekt, person fizik apo juridik që i përdor softuerët apo shërbimet tona, qoftë si një përdorues apo shumë përdorues apo si klient. 

SHËRBIMET – nënkupton çdo aplikacion, skedarët, ndihmën teknike, infrastrukturën, materialet gjuhësore, skicat, planet, dokumentet, dizajnet dhe çdo gjë tjetër, si ato që mund të përdoren në internet, edhe ato që mund të shkarkohen në pajisjen tënde, me sistem operativ iOS, macOS, Linux, Android, Microsoft Windows apo tjetër.

PORTALI – nënkupton faqet, nënfaqet apo veglat e tjera ku adresa bazë (host name) është GjuhaShqipe.com. 

2. Deklarata e Privatësisë 

Ne jemi plotë përkushtim të mbrojmë privatësinë tuaj. Ne zbatojmë praktikat më të mira për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Deklarata jonë mbi Privatësinë sqaron hapat që ne ndërmarrim për të mbrojtur të dhënat tuaja personale kur ju vizitoni faqen tonë.

3. Informatat e pranuara nga ti

  • Informatat e veçanta të mbledhura nga ti gjatë mbushjes së fushave, si p.sh.: email, emri, numri i telefonit apo faksit etj. do të mbahen sekret, por, duke ruajtur të drejtën e përdorimit të tyre në bashkëpunim me MailChimp, Google Signin Authentication System, SendGrid, Microsoft, Albasoft Login Systems, Albasoft Protection etj. Të gjitha këto, për të pamundësuar qasjen e personave të paautorizuar në llogarinë tënde, ne përdorim metoda dhe teknologji të ndryshme.
  • Informatat tuaja nuk do të shiten, të shkëmbehen apo të dërgohen tek palët e treta në kundërshtim me Kushtet e përdorimit dhe Politikën e privatësisë.

4. Ne i përdorim informatat tuaja të ju shërbejmë më mirë

  • Ne i përdorim “cookies” për t’ju dhënë përvojë më të mirë gjatë vizitës së faqes sonë, duke lejuar që të përgjigjemi individualisht.
  • “Cookies” nuk na japin qasje në kompjuterin tuaj ose në çfarëdo informacioni rreth jush që ju nuk e ndani me ne.
  • Ne i përdorim “Cookies” që të ruajmë IP adresën tuaj dhe informatat tjera si faqet që keni vizituar, linqet që keni klikuar, dhe materialet që ju keni qasur në faqen tonë.
  • Këto informata përdoren për analiza dhe për përmirësim të cilësisë së faqes sonë.
  • Lokacioni juaj apo informatat personale nuk do të zbulohen për palët e treta që nuk kanë autorizim.
  • Ne mund të angazhojmë kompani dhe individë të palëve të treta për të lehtësuar Shërbimin tonë, për të ofruar Shërbimin në emrin tonë ose për të na ndihmuar në analizimin e mënyrës së përdorimit të Shërbimit tonë. Këto palë të treta kanë qasje në të dhënat tuaja personale vetëm për t'i kryer detyrat e tyre në emrin tonë dhe janë të detyruar të mos i zbulojnë ose përdorin ato për ndonjë qëllim tjetër.
  • Të dhënat personale të mbledhura nga GjuhaShqipe.com përpunohen në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës për mbrojtjen juridike të të dhënave personale. Të gjithë punonjësit, agjentët dhe punonjësit e angazhuar në GjuhaShqipe.com të cilët e dinë sekretin e të dhënave personale duhet ta ruajnë sigurt edhe pas përfundimit të kontratës së tyre me ne.
  • Aplikacioni ynë mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera uebi të palëve të treta ose ti mund të përdorësh Aplikimet nga një sajt i palëve të treta. Ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë ose përmbajtjen e këtyre vendeve të palëve të treta.
  • Ne e dimë që siguria është e rëndësishme për përdoruesit tanë dhe kujdesemi për sigurinë e informacionit tënd. Ne përdorim masa teknike, fizike dhe administrative të sigurisë për të mbrojtur sigurinë e informacionit tënd personal nga humbja, keqpërdorimi, qasja e paautorizuar, zbulimi ose ndryshimi. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim përfshijnë muret mbrojtëse, kriptimin e të dhënave, kontrollet e hyrjes fizike në qendrat tona të të dhënave dhe kontrollet e autorizimit të hyrjes së informacionit. Ne kemi nevojë për ndihmën tënde gjithashtu: është përgjegjësia jote të sigurosh që informacioni yt personal të jetë i saktë dhe se fjalëkalimi dhe informacioni i regjistrimit të llogarisë sate janë të sigurta dhe nuk ndahen me palët e treta.

5. Lidhje në faqet e tjera

  • Faqja jonë në internet mund të përmbajë lidhje me faqet e tjera.
  • Këto faqe të lidhura janë për lehtësinë tënde dhe ti t’u qasesh atyre nën përgjegjësinë tënde.
  • Ne nuk mund të jemi përgjegjës për përmbajtjen, sigurinë ose praktikat e privatësisë në faqet e tjera.
  • Të lutem, lexo kushtet e përdorimit të këtyre faqeve para se të ndash informacione me to.
  • Ne e zbatojmë politikën tonë të privatësisë në mënyrë rigoroze.

6. Kukit dhe teknologjitë përcjellëse

Kur përdor aplikacionin ose faqen tonë të uebit, ne dhe partnerët tanë të biznesit mund të përdorim kuki (Cookies) dhe ndjekje të tjera.

Kukit janë ruajtur në kujtesën e shfletuesit tënd, por ato mund të refuzohen nga ti duke ndryshuar cilësimet e shfletuesit tënd.

Refuzimi i kukit mund të të pengojë të përdorësh plotësisht Shërbimet tona ose faqen GjuhaShqipe.com në internet.

7. Pëlqimi për të komunikuar me ty

Regjistrimi yt për të përdorur faqen GjuhaShqipe.com dhe Shërbimet tona përbën pëlqimin tënd për të komunikuar me ty, për të pranuar emaile nga Ne, duke përfshirë mesazhe në lidhje me çështjet e shërbimit ndaj klientit dhe çështje të tjera. Ti mund të zgjedhësh të mos marrësh korrespondencë me email, përveç njoftimeve teknike dhe emaileve në lidhje me Shërbimet tona në çdo kohë duke ndjekur lidhjen e përfshirë në mesazhet e emailit.

8. Monitorimi dhe zbulimi

Të gjitha aktivitetet që ndodhin në sistemin tonë, të ofruara për përdorim në këtë faqe, mund të monitorohen, regjistrohen dhe të ekzaminohen nga çdo person i autorizuar, përfshirë edhe zbatuesin e ligjit. 

Ne kemi të drejtë të përcjellim, teknikisht dhe juridikisht, apo të autorizojmë dikë ta bëjë këtë, përdorimin e cilitdo nga shërbimet tona, softuerët tanë, aplikacionet, materialet gjuhësore, kodin burimor etj. Kur është e mundur, mund të bëjmë përditësime apo përparime automatike (Automatic Update, Automatic Upgrade), të aktivizojmë apo të çaktivizojmë softuerët, ose të ndërpresim përdorimin e softuerëve në mënyrë të kundërligjshme.

Ne mund të përdorim shërbimet e palëve të treta për të monitoruar dhe analizuar përdorimin e Shërbimeve tona.

9. Fshirja e llogarisë suaj

Për të përdorur shërbimet tona më së miri e pa kufizime, duhet të hapësh një llogari në GjuhaShqipe.com.

Në mënyrë të kufizuar, me qëllim informimi, portalin GjuhaShqipe.com mund ta vizitosh sipas rregullave të përcaktuara në Kushtet e përdorimit edhe pa pasur një llogari. 

Ti mund ta fshish llogarinë tënde në GjuhaShqipe.com në çdo kohë. 

Fshirjen e llogarisë suaj mund ta bësh vetëm duke qenë i lidhur në llogarinë tënde, duke klikuar butonin “Llogaria ime”, pastaj butonin “Mbyllja e llogarisë” dhe në fund butonin “Mbyll llogarinë time!”. Nëse dëshiron qe ne të bëjmë fshirjen e të dhënave tua apo fshirjen e llogarisë tënde, mund të na kontaktosh në [email protected].

Kur llogaria jote fshihet, nga ti apo nga ne, ti i humb të gjitha të drejtat në portalin GjuhaShqipe.com dhe të drejtën e përdorimit të softuerëve tanë gjithashtu. Fshirja e llogarisë bëhet menjëherë, ndërsa brenda 30 ditësh bëhet teknikisht proces i pakthyeshëm. Nëse ti pas fshirjes së llogarisë sate, brenda 30 ditësh lidhesh përsëri në llogarinë tënde, mund të ndodhë që fshirja anulohet. Pas afatit 30 ditësh nga fshirja, përdoruesi mund të regjistrohet sërish si anëtar i portalit GjuhaShqipe.com me të njëjtin email ose tjetër. 

KONTAKTI

Për çështje gjuhësore, vërejtje, komente, probleme me pagesën, kushtet e përdorimit apo politikën e privatësisë etj., mund të na kontaktosh në: 

[email protected]

+383 44 888 386

www.gjuhashqipe.com