Bojë II
Emër, Femërore
1Shtat.
Ishte në bojën tënde ishte i gjatë sa ti. I shkurtër nga boja. I gjatë nga boja. Hedh bojë rritet. Lëshon bojë rritet. Merr bojë rritet.
Fusha e përdorimit:
bisedor
2Masë për lartësi, e barabartë me...
Sinonimet:
Luri em. /
Trup I em. /
Mereqep em. /
Çehre em. /
Ngjyrë I em.
Fjalë të urta:
I riu ka bojën, plaku përvojën! I shkau goja, i doli boja! Ta sheh bojën, sa ta ka nevojën. Malli i keq shihet në bojë, dhe njeriu i keq shihet në sy.
Frazeologji:
U bë bojë.
I shuari (i nxiri) me bojë!
I doli (i ra) boja.
U bë bajati doli boja.
Pa u tharë (mirë) boja.
I jap një bojë.
Mos ia pafsha bojën!
I vë bojë.
U nxi me bojë.
I iku boja (nga frika, nga turpi etj.).
S'ia kam parë bojën.
S'merr bojë.
(Është) katran me bojë. (diçka).
Iu vu (i mbeti) njolla me bojë.
I erdhi boja (në vend).
Duhet të jesh i lidhur në llogarinë tënde për të parë të gjitha të dhënat rreth kësaj fjale dhe për dobitë tjera. Pra, pa u regjistruar dhe pa u lidhur çdo gjë është me kufizime.