Bashkimi i ri gjuhësor mbarëshqiptar, i domosdoshëm! Bashkimi i ri gjuhësor ose përçarja gjuhësore do të fillojë ditën që do të ndryshohet drejtshkrimi i fjalës Evropë, në softuerin Kulla e shqipes, varësisht nga procedurat që do të ndiqen për këtë ndryshim në Fjalorin e madh drejtshkrimor sipas standardit që përmban ky softuer, me mbi 300.000 faqe A4 e mbi 8.000.000 forma fjalësh.
Gjuha standarde shqipe dhe dialektet e shqipes sotStudimi i raporteve të reja gjuhësore brenda vetë shqipes është i rëndësishëm posaçërisht për gjuhën standarde dhe jetën e saj, por edhe për të folmet në kontakt, sepse ato mund të vijojnë rrugët e tyre zhvilluese në drejtime, shpesh, edhe “të papritura”, kurse studiuesit mund dhe duhet të hetojnë e të identifikojnë drejtimet e prirjet zhvilluese gjuhësore.
Falas për banorët e Republikës së KosovësDuke e financuar këtë softuer ndër vite, partitë politike në Kosovë kanë dëshmuar se nuk janë vetëm vëzhguese, por kontribuuese në baza shkencore, duke përdorur teknologjinë softuerike në përmirësimin e gjuhës shqipe dhe në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve, si një program politik i mirëfilltë.
U mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”Në Ulqin u mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”, e organizuar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me kompaninë Albasoft shpk nga Prishtina.
Forma paralele të së pakryerës së foljes ‘them’Folja e parregullt them bën pjesë në grupin e foljeve atematike të indoeuropianishtes në gjuhën shqipe, krahas foljeve jam dhe kam. Buzuku dhe autorë të tjerë të vjetër përdorin formën me zanoren -o- të shqipes së përbashkët thom, por krahas saj, në vazhdimësi janë përdorur format them në dialektin e Jugut dhe tham në dialektin e Veriut.
Mirëmëngjesi Kosovë – Mirëmëngjes ShqipëriBie në sy se shtypit në gjuhën shqipe në tërësi i mungon ndjenja e disiplinës dhe e përgjegjësisë gjuhësore, i mungon gjakimi për një standard gjuhësor që të merret si shembull. Disiplinën gjuhësore, si çdo disiplinë tjetër, dihet se e vendosin dhe e mbajnë drejtuesit e asaj veprimtarie.
Shqipja e përdorur në rrjete sociale, rasti i Facebook-utPër të plotësuar mungesat e një komunikimi verbal, përdoruesit e Facebook-ut shfrytëzojnë mënyra të reja e të larmishme tekstuale, të cilat u mundësojnë që të shprehin ndjesitë e tyre me anë të të cilave përdoruesit përcjellin gjendjet e ndryshme emocionale; shenjat e ndryshme të pikësimit; përdorimin e shkronjës së madhe; proceset e ndryshme fjalëformuese, si shkurtimet, shkurtesat, kombinimet e shkronjave dhe numrave, etj.
Ruaju apo ruhu? Një problem i diskutueshëm morfologjikNdër foljet e shqipes një vend të veçantë zë dhe një numër jo aq i madh foljesh, por jo i papërfillshëm, të cilat në kohën e tashme të mënyrës dëftore dalin me togun zanor –ua–. Këtij grupi i përkasin foljet bluaj, druaj, gatuaj,  gjuaj, kruaj, luaj, paguaj, quaj, ruaj, rruaj, shquaj, shkruaj, shuaj, shpaguaj, tëhuaj, truaj, vuaj si dhe foljet që formohen prej tyre: brendashkruaj, jashtëshkruaj, nënshkruaj, parapaguaj, parashkruaj, përshkruaj, përshquaj, rishkruaj, rrethshkruaj, shpërbluaj.
Lidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e ZiLidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi Në Podgoricë, sot me 10.07.2023 është bërë nënshkrimi i marrëveshjes për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi, përmes softuerit Kulla e shqipes, për të gjithë banorët e Malit të Zi, zbatimi i së cilës do të fillojë brenda 10 ditësh. Bartëse e këtij projekti do të jetë Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në bashkëpunim me kompaninë Albasoft që është përgjegjëse për zbatimin e projektit.
Mundësi të reja të pasurimit të gjuhësFjalëkrijimtaria, përkatësisht neologjia shqipe, që ka njohur zhvillim të vrullshëm gjatë Rilindjes, një zhvillim e një përshtrirje që ka ardhur duke u rritur edhe përgjatë she­kullit 20 e më vonë nga shkrimtarët e publicistët tanë, ka ecur mbarë edhe në këta tre dhjetëvjetëshat e fundit, në kohën e ndryshimeve të mëdha shoqërore, politike, ekono­mike e kulturore në hapësirën mbarëshqiptare.
Intervistë me z. Lulëzim Shishani në ATVIntervistë me z. Lulëzim Shishani në ATV, në emisionin e mëngjesit Alarm.
Barasvlerësit shqip të termëve të huaja në terminologjinë e informatikësMe zhvillimin e teknologjive të reja dhe të shkencës së informatikës në mesin e shek. XX, ndodhën ndryshime të shumta në të gjitha poret e jetës. Në këtë kontekst, në gjuhësi u shfaq një dukuri specifike, – krijimi “i gjuhës” së re në fushën e informatikës.
Gabimet më të shpeshta gjuhësore në gazetat që botohen në Maqedoninë e VeriutGjuha standarde shqipe në Maqedoninë e Veriut po përdoret në institucionet arsimore, në mjetet e informimit, në veprat letrare e shkencore, në tekstet shkollore etj. Megjithëkëtë, jemi dëshmitarë se në praktikën gjuhësore shpeshherë po thyhen normat në të gjitha rrafshet, si në rrafshin leksikor, sintaksor, në rrafshin morfologjik, fonetik e fonologjik.
Parimet dhe kriteret për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipeHartimi i këtij Fjalori është pjesë e projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, nisma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë për përparimin e gjuhës shqipe përmes digjitalizimit të saj, ku parashihen edhe dhjetëra zhvillime të tjera si, Morfologjia e shqipes 2.0, Drejtshkrimori 3.0 për MS Office, Sinonimia 1.0 për MS Office etj.
Toponimia dhe shtrirja dialektore e shqipes - dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut Shpeshherë është thënë e po thuhet nga qarqet sllave se: shqiptarët në Maqedoninë e sotme nuk janë vendës, por kolonë të ardhur pas shekullit XVI me dyndje të herëpashershme në shekujt XVII, XVIII, XIX e deri në shekullin XX. Edhe në Enciklopedinë Maqedonase, në zërin për shqiptarët thuhet një e pavërtetë se shqiptarët nuk kanë qenë të pranishëm në viset e sotme të Maqedonisë as në Antikitet, as në Mesjetë.
Fjalori i madh drejtshkrimor me 300.000 faqe i Republikës së KosovësËshtë i gatshëm për botim Fjalori i madh drejtshkrimor me rreth 300.000 faqe të formatit A4, krijimtaria më e madhe gjuhësore shkencore shqiptare. Rreth 8000 faqe me dimensione 2 metra gjatësi e 1.2 metra gjerësi, me shkronja të madhësisë normale.
Letër e hapur për bashkim gjuhësor Ftojmë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë që të marrë në shqyrtim sipas procedurave ligjore modalitetet për të futur në përdorim nëpër shkolla dhe në administratën shtetërore Kullën e shqipes, softuerin më të përparuar për gjuhën shqipe, mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Konferencë për media më 5 nëntor, 2022 (e shtunë), ora 14.00, në hotelin “Swiss Diamond” në PrishtinëKëshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim dhe Përparim e i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës, më datën 4 dhe 5 nëntor ka mbajtur takimin e punës në Prishtinë për digjitalizimin e gjuhës shqipe në përgjithësi.
Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të ZiAlbasofti ka shpalosur projektin para shumë personaliteteve pjesëmarrëse, që nga politikanë, intelektualë, shoqëri civile e deri te nxënës dhe qytetarë të të gjitha trevave shqiptare në Mal të Zi, të cilët kishin shprehur interesim për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Disa këshilla të thjeshta gjuhësoreKur fjalët janë shqip, por gjuha nuk është shqip! Më poshtë janë paraqitur një numër shembujsh me trajta dhe ndërtime që nuk janë në pajtim me normën letrare dhe me natyrën e gjuhës shqipe në përgjithësi. Këta shembuj janë nxjerrë nga vëzhgimet kryesisht në gjuhën e shkruar e të folur, sidomos në Kosovë.
Shpallet fajtor dhe dënohet për shpifje zyrtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Valter MemishaJavën e shkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës është mbajtur seanca përfundimtare kundër të akuzuarit Valter Memisha, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili është shpallur fajtor e dënuar për kryerjen e veprave penale kundër Qendrës për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, për fjalorin e gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe në erën digjitaleProjekti “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” 2020 – 2025 Gjuha shqipe në erën digjitale. Në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare dhe me kompani vendore në Kosovë dhe në Shqipëri e më gjerë, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, mendojmë se ky projekt në 5 vitet e ardhshme jo vetëm do ta përmirësojë ndjeshëm përdorimin e gjuhës shqipe në arsim, në shtyp e në botime, në administratë dhe përgjithësisht, por edhe do të pasurojë e do të ngrejë dukshëm kulturën gjuhësore të folësve të shqipes.
Konflikte gjuhësore gjatë përdorimit të varieteteve në terminologjinë kompjuterikeTermi ideologjia gjuhësore në kuptim më të gjerë ka të bëjë me një sistem të besimeve të përbashkëta për vlerat e varieteteve të ndryshme gjuhësore. Në këtë punim do shqyrtojmë konfliktin gjuhësor që paraqitet midis purizmit gjuhësor dhe ideologjisë gjuhësore gjatë përdorimit të termave të huaja kompjuterike në krahasim me termat e gjuhës shqipe.
Fjalori i madh i gjuhës shqipe i Republikës së Kosovës drejt suksesitQendra për Edukim dhe Përparim ka mbajtur në Durrës një takim me të gjithë bashkëpunëtorët e projektit për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe, i cili do të ketë 100,000 fjalë dhe shprehje. Ky fjalor pritet të jetë më i madhi deri tani për gjuhën shqipe, në të cilën përfshihet shtresa aktive e përditësuar me fjalë e shprehje të shqipes bashkëkohore dhe një pjesë e leksikut pasiv.
Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”Qendra për Edukim dhe Përparim ka marrë përsipër përgatitjen e disa softuerëve, të cilët do të shërbejnë për të përmirësuar ndjeshëm gjendjen e përdorimit të gjuhës shqipe në procesin e arsimimit në të gjitha nivelet: në shkolla, në universitete, në administratën publike dhe shtetërore, në kompanitë private dhe në përgjithësi për qytetarët ngado që janë dhe kudo që ata përdorin kompjuterin.
Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!Vetëm gjuha shqipe e përbashkët është garanci për bashkim kombëtar! Gjuha është tipari më i rëndësishëm i identitetit kombëtar. Një komb një gjuhë, një standard një softuer, një fjalor i madh i shqipes me 200.000 zëra, një program kompjuterik për drejtshkrim në MS Office, një program për sintaksën në MS Office e një për morfologjinë janë synim yni.
Padi penale kundër Valter Memishajt, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP), me seli në Prishtinë, ka ngritur padi penale kundër zyrtarit të Akademisë për Studime Albanologjike në Shqipëri, z. Valter Memisha, për shpifje dhe informacione të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e këtij institucioni.
Formohet Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”Kemi nderin t'ju njoftojmë për formimin e Këshillit Kombëtar Shkencor të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”. Duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i identitetit shqiptar, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore midis shqiptarëve kudo që janë, me krijimin e këtij Këshilli, QEP-i synon rritjen e cilësisë për zbatimin në praktikë të shqipes standarde dhe njëkohësisht shtimin e kujdesit për të.