Dhuro për gjuhën shqipe!

Pse duhet të dhuroni për gjuhën shqipe?

Me synim të qartë “Një komb, një gjuhë, një softuer”, ka 25 vite që merremi me përparimin dhe digjitalizimin e gjuhës shqipe, por, nuk mund ta bëjmë këtë pa ndihmën tuaj. Edhe ne shqiptarët e meritojmë ta kemi gjuhën tonë të zhvilluar siç është anglishtja, ne po e bëjmë këtë (lexo më shumë), por, nuk mund ta bëjmë këtë vetëm. 

Andaj, ju bëjmë thirrje ta përkrahni punën tonë me një ndihmë financiare. Çdo shumë e vogël ose e madhe do të ndihmonte realizimin më të shpejt të synimit për bashkim gjuhësor mbarëkombëtar. 

Ndihma juaj mund të dhurohet për projektin në përgjithësi, apo veçanërisht për njërin nga softuerët apo bashkëpunëtorët, studentët, apo punëtorët e rregullt që kemi. 

Si mund të dhuroni?

Për mënyrën e ndihmës apo numrin e llogarisë, mund të na kontaktoni në çdo kohë, në [email protected] apo në telefonat: +383 44 197 474, +355 69 273 5760, e ne do t'ju udhëzojmë si ta bëni këtë lehtësisht. 

Nëse personalisht nuk mund të bëni një kontribut financiar, ju mund ta shpërndani këtë mesazh tek miqtë dhe familjarët tuaj e ndoshta ata do të ndihmojnë sadopak qëllimin tonë 

Ju falënderojmë shumë për mbështetjen tuaj!

Lulëzim Shishani, drejtor

Qendra për Edukim dhe Përparim

+383 44 197 474

[email protected]