Softuer i domosdoshëm për çdo shqiptar!

Kulla e shqipes!

Ofron korrigjimin e gabimeve gjuhësore kudo që shkruani. Gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore i nënvizon me të kuqe përkatësisht me të kaltër dhe ofron sugjerime të përshtatshme. T’i korrigjon gabimet derisa shkruan në: MS Word, MS Outlook, MS Windows, Safari, Google Chrome, Gmail, Google Drive, Facebook, Messenger, Instagram etj. E tëra që duhet të bëni për përdorimin e Kullës së shqipes është regjistrimi në portalin GjuhaShqipe.com, që zgjat më pak se dy minuta.

Çfarë thonë ekspertët për Kullën e shqipes!
Prof. asoc. Anila ÇepaniZbuloni bukurinë dhe fuqinë e gjuhës sonë me Kullën e shqipes. Ky softuer novator është shoqëruesi juaj gjuhësor, që ofron një fjalor të madh të shqipes, korrigjim drejtshkrimor dhe sintaksor, një fjalor ‘thesaurus’ të shumanshëm, morfologjinë digjitale e shumë mjete të tjera. Me Kullën e shqipes do të komunikoni me besim, do të shpreheni me saktësi dhe do të zbuloni përmasa të reja të kësaj gjuhe të pasur dhe magjepsëse. Përdoreni këtë softuer dhe çojeni shqipen tuaj në një nivel tjetër!
Prof. dr. Mustafa IbrahimiRezultat i shkëlqyer i një projekti mbarëkombëtar mbi 20 vjeçar. Jam shumë i kënaqur me funksionet dhe cilësitë e këtij softueri. Ky është më shumë se një korrigjues drejtshkrimor e sintaksor; ai gjithashtu ofron sugjerime për sinonimet e antonimet, përmirësimin e gabimeve sintaksore në shumë situata. Përdorimi i këtij programi është shumë i thjeshtë dhe i lehtë, dhe me anë të tij të gjithë mund të arrin nivelin e duhur gjuhësor e të bëhen më efektiv në komunikim. Ju uroj mirëseardhje në “Kullën e shqipes”, sepse aty do të mahniteni nga puna e suksesshme për gjuhën shqipe.
Prof. asoc. Adelina ÇerpjaKulla e shqipes është softueri më i përparuar, i domosdoshëm për këdo që dëshiron të shkruajë saktë apo që dëshiron të përmirësojë aftësitë në përdorimin e shqipes. Me fjalorin gjithëpërfshirës përdoruesit orientohen lehtë në strukturën kuptimore të çdo fjale, ndërsa mjetet drejtshkrimore e morfologjike plotësojnë informacionin për secilën prej tyre, duke përmirësuar saktësinë e shkrimit. Besojini Kullës së shqipes dhe ndërgjegjja gjuhësore do t’ju falënderojë!
Prof. dr. Enver Hysa"Kulla e shqipes" përmbledh thuajse të gjitha thesaret e shqipes. Përdoruesi që hyn nëpër odat e saj do të gjejë fjalën që kërkon, format e saj, drejtshkrimin, sinonimet e gjithçka tjetër që lidhet me fjalën. Ajo ndihmon dhe në ndërtimin e drejtë të fjalive. Gramatika, drejtshkrimi, fjalori shpjegues, sinonimik e antonimik e bëjnë këtë një magji për gjuhën shqipe, prandaj e rekomandoj për këdo që merr penën të shkruaj shqip. Udhë të mbarë "Kullës"!
Prof. dr. Asllan HamitiKulla e shqipes është burim digjital referues i besueshëm për shqipen, shumë praktik, i lehtë për instalim dhe përdorim. Ky program na ndihmon që ta përdorim si duhet shqipen standarde në çdo fushë të veprimtarisë shoqërore. Në softuerët e Kullës së shqipes do të gjejmë mbështetje si të shkruajmë në të gjitha stilet funksionale (shkencore e teknike, shtetërore e administrative, shoqërore e politike, letrare-artistike e fetare). Ajo na mundëson të zgjedhim, të përpunojmë dhe të përsosim mjetet e shprehjes gjuhësore aq sa tekstet tona do të mund t’i formësojmë në art gjuhësor.
Prof. dr. Hysen MatoshiKulla e shqipes është arritja më sintetizuese dhe më shumëplanëshe gjuhësore; është projekti më me ndikim sa i përket zotërimit të standardit, njohjes më të plotë të pasurisë leksikore, të sinonimisë, të antonimisë, të frazeologjisë së shqipes etj. E rekomandoj si një pasuri mbarëkombëtare që do të shërbejë për përdorimin më të saktë e më efikas të shqipes, duke nisur nga nivele fillestare të shkrimit të shqipes e deri te shkrimi artistik, akademik dhe shkencor.
Prof. dr. Emil LafeKulla është simbol i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit, i marrëveshjes, i harmonisë dhe i rregullit, si kushte që jeta të zhvillohet normalisht dhe familja të shkojë mbarë. Kulla është edhe simbol i qëndrueshmërisë e i qëndresës, i përballimit të rreziqeve dhe i jetëgjatësisë. Të gjitha këto veti të kullës shqiptare i gjejmë edhe te “Kulla e shqipes”, më e lashta dhe më e forta e kullave shqiptare. Gjithkush që kalon pragun e saj, do të mrekullohet nga pasuria, saktësia, qartësia dhe bukuria e gjuhës shqipe. Kulla është e hapur për ju! Ejani!

Korrektori 1.0

Korrektori 1.0 është i programuar për të vëzhguar dhe për të identifikuar gabimet drejtshkrimore

Lexuesi 1.0

Lexuesi 1.0 është një aplikacion që mundëson konvertimin e tekstit në zë

Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0

Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim.

Morfologjia digjitale e shqipes 2.0

Programi përmban fjalësin e gjuhës shqipe të zbërthyer në të gjitha trajtat dhe format me të cilat dalin këto fjalë.

Drejtshkrimori 3.0

Integrohet dhe është në pajtueshmëri me MS Office 2013, MS Office 2016, MS Office 2019, MS Office 36.

Sintaksori 1.0

Sintaksori 1.0 është softuer që ndihmon shkrimin e drejtë të shqipes nga ana drejtshkrimore dhe morfosintaksore.

Sinonimia 1.0

Sinonimia 1.0 do të funksionojë njëlloj si ai në gjuhën angleze, pra, kur shkruesi i një teksti shqip të shkruajë një fjalë në MS Word, MS Outlook etj.

Autokorrektori 2.0

Autokorrektori i gjuhës shqipe është pjesë e paketës Kulla e shqipes 3.0. Në gjuhën angleze zakonisht njihet si “AutoCorrect in MS Word”.

Shkrimori 1.0

Shkrimori 1.0 është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që ka të bëjë me shkrimin, që i përket shkrimit; që mundëson zbatimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Ndarësi i fjalëve në rrokje 2.0 për MS Office

Secila gjuhë i ka rregullat e veta të ndarjes së fjalëve në rrokje në fund të rreshtit, sipas drejtshkrimit të asaj gjuhe.

Abetarja digjitale e shqipes 1.0

Abetarja digjitale 1.0, mundëson të mësuarit digjital që është faktor kyç pse sot shkollimi i fëmijëve po nis shumë më herët në ambientin shtëpiak.

Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows

Tastiera digjitale mund të instalohet për më pak se dy minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tend.

Fillestarja digjitale e shqipes 1.0

Fëmija juaj në çdo kohë mund ta përdorë Fillestaren digjitale qoftë në kompjuter, tablet apo telefon të mençur.

Testo shqipen tënde 1.0

Testo shqipen tënde 1.0 është softuer për testimin e njohurive dhe dijes mbi gjuhën shqipe. Softueri përmban mbi 10,000 pyetje nga fusha të ndryshme të gjuhës.

Mëso shqip 1.0

Ky ueb aplikacion përmban mbi 3,000 artikuj nga fusha të ndryshme të gjuhës të sistemuara për mësim të lehtë.

Korpusi i shqipes 1.0

Sistemi i analizës morfologjike të korpusit zhvillohet nga kompania Albasoft në Prishtinë në bashkëpunim me kompaninë Albatag në Tiranë.