Falas për banorët e Malit të Zi
Qeveria e Republikës së Malit të Zi në përkrahje të projektit “Një komb, një gjuhë, një softuer” ka blerë licencat e Paketës Themelore për përdorim falas nga të gjithë banorët e Malit të Zi.
Pra, këtë paketë mund ta përdorësh falas brenda dhe jashtë vendit, nëse je banor i Malit të Zi, nëse je banor me dy nënshtetësi, njëra prej të cilave është nënshtetësi e Malit të Zi. Gjithashtu mund ta përdorësh nëse je punëtor i institucioneve të Malit të Zi, qeveritare dhe joqeveritare, punëtor në ndërmarrjet private dhe publike të Malit të Zi, si dhe të punëtor në mediat e regjistruara në Malin e Zi, nëse ke shtetësinë e Malit të Zi.
Në Licencën që ka blerë Qeveria e Malit të Zi për banorët e tij nuk përfshihen banorët e shteteve të tjera, qoftë kur janë në Malin e Zi apo jashtë tij, organizatat ndërkombëtare në Malin e Zi ose jashtë tij, asnjë person juridik jo i Malit të Zi apo person fizik që nuk është shtetas i Malit të Zi.
Ne mund të kërkojmë nga ti dëshmi në çdo kohë për të vërtetuar nëse je banor i Malit të Zi, si p.sh: letërnjoftimin, pasaportën etj.
Pjesë e kësaj pakete janë aplikacionet tona të teknologjive Ueb, MS Windows, MS Office, Android dhe iOS.
Pra, kur një përdorues është banor i Malit të Zi dhe në llogarinë e tij në GjuhaShqipe.com zgjedh Malin e Zi si shtet, atij në mënyrë automatike teknike dhe juridike i lejohet përdorimi i Paketës Themelore me të gjitha elementet e përfshira në këtë paketë.
Çdo banorë i Malit të Zi mund të përdorë edhe Paketën Profesionale apo Paketën Premium, nëse paguan për atë paketë. Po ashtu, çdo përdorues që është banor i Malit të Zi mund të kthehet sërish në Paketën Themelore për banorët e Malit të Zi pas kalimit të afatit të paketës me pagesë.