Falas për banorët e Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës në përkrahje të projektit “Një komb, një gjuhë, një softuer” ka blerë licencat e Paketës Themelore për përdorim falas pa afat kohor nga të gjithë banorët e Kosovës.
Pra, këtë paketë mund ta përdorësh falas brenda dhe jashtë vendit, nëse je banor i Kosovës, nëse je banor me dy nënshtetësi, njëra prej të cilave është nënshtetësi e Kosovës. Gjithashtu mund ta përdorësh nëse je punëtor i institucioneve të Kosovës, qeveritare dhe joqeveritare, punëtor në ndërmarrjet private dhe publike të Kosovës, si dhe të punëtor në mediat e regjistruara në Kosovë, nëse ke shtetësinë e Kosovës.
Në Licencën që ka blerë Qeveria e Kosovës për banorët e saj nuk përfshihen banorët e shteteve të tjera, qoftë kur janë në Kosovë apo jashtë saj, organizatat ndërkombëtare në Kosovë ose jashtë saj, asnjë person juridik jo i Kosovës apo person fizik që nuk është shtetas i Kosovës.
Ne mund të kërkojmë nga ti dëshmi në çdo kohë për të vërtetuar nëse je banor i Kosovës, si p.sh: letërnjoftimin, pasaportën etj.
Pjesë e kësaj pakete janë aplikacionet tona të teknologjive Ueb, MS Windows, MS Office, Android dhe iOS.
Pra, kur një përdorues është banor i Kosovës dhe në llogarinë e tij në GjuhaShqipe.com zgjedh Kosovën si shtet, atij në mënyrë automatike teknike dhe juridike i lejohet përdorimi i Paketës Themelore me të gjitha elementet e përfshira në këtë paketë.
Çdo banorë i Kosovës mund të përdorë edhe Paketën Profesionale apo Paketën Premium, nëse paguan për atë paketë. Po ashtu, çdo përdorues që është banor i Kosovës mund të kthehet sërish në Paketën Themelore për banorët e Kosovës pas kalimit të afatit të paketës me pagesë.