Softuerët
Drejtshkrimori 3.0 për MS Office

Drejtshkrimori 3.0 për MS Office

Është pjesë e paketës softuerike Kullës së shqipes 2.0. Pra, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Drejtshkrimori 3.0 për MS Office

Drejtshkrimori 3.0 për MS Office është softuer në përdorim që nga viti 2005 dhe ka mundësuar mënjanimin e miliarda gabimeve drejtshkrimore nga dokumentet e të gjithë përdoruesve kudo që ndodhen. Është softueri shqiptar më i përdorur, me mbi 400.000 shkarkime dhe miliona instalime. 

Versioni i ri i “Drejtshkrimorit për MS Word” është në realizim e sipër dhe po përmirësohet e po përditësohet si nga ana teknike, edhe nga ana gjuhësore, me të cilën kuptohet: 1) shtimi i fjalëve të reja që mungojnë; 2) çaktivizimi i fjalëve të vjetra, të cilat pothuajse nuk përdoren; 3) shtimi i një numri termash bazë nga fusha të ndryshme të dijes etj.

Është pjesë e paketës softuerike Kullës së shqipes 2.0. Pra, nëse e e instalon Kullën e shqipes 2.0 në kompjuterin tënd me MS Windows, instalohet edhe ky softuer. 

Drejtshkrimori 3.0 për MS Office i gjuhës shqipe është pjesë e paketës softuerike Kulla e shqipes 2.0. Në gjuhën angleze zakonisht njihet si “Spelling and Grammar”. Një komponent me dobi për shqipshkruesit, sidomos për nënvizimin me të kuqe të fjalëve, kur ato shkruhen gabimisht. 

Drejtshkrimori 3.0 do ta bëjë punën e vet, nëse forma e caktuar e fjalës shqipe është e shkruar gabimisht. Në rastet kur për fjalën e shkruar gabimisht softueri ofron më shumë se një sugjerim, nuk bëhet korrigjimi automatik, por bëhet nënvizimi me të kuqe i asaj fjale. 

Më poshtë po japim disa shembuj kur aktivizohet Autokorrektori i gjuhës shqipe dhe secili mund shkruajë shqip pa gabime: 

rrebelim = rebelim  |  rrenqethje = rrëqethje  |  sankcion = sanksion

seizmolog = sizmolog  |  sendviq = sandviç  |  senzacion = sensacion

senzacional = sensacional  |  shadervan = shatërvan  |  shendrrimi = shndërrimi

shiqim = shikim  |  shizofren = skizofren  |  shovenist = shovinist

Përdoruesi ka edhe mundësinë e shtimit të korrigjimit automatik të një fjale të caktuar, po ashtu, edhe shtimin e fjalëve që mungojnë. 

Përveç zbulimit të gabimit dhe nënvizimit me të kuqe, softueri bën korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.

Shkruaj shqip dhe autokorrektori do të aktivizohet, si më poshtë:
1. Kur ndonjë shkronjë në fjalë është e zëvendësuar gabimisht (q/ç, p/b, c/s, etj.).
2. Kur mungon ndonjëra shkronjë në fjalën e shkruar.
3. Kur shkronjave të fjalës u është ndërruar vendi.
4. Kur është shkruar ndonjë shkronjë tepër në fjalë.

Emërtime tjera të këtij softueri janë: “AS Drejtshkrimori 3.0” ose “Drejtshkrimori 3.0”, “Autokorrektori 3.0”, “AS 2.0”. 

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.

Orari:

E hënë - E premte: 09:00 - 17:00

Sugjerime:

+383 44 888 386

info@gjuhashqipe.com