Korrektori 1.0
Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse je regjistruar në portalin GjuhaShqipe.com, mund ta përdorësh edhe Korrektorin 1.0 përmes shfletuesit të internetit. Po ashtu, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Korrektori 1.0.
Korrektori 1.0 është softuer për drejtshkrimin e gjuhës shqipe në internet apo në kompjuterin tuaj, i integruar në Shkrimori 1.0 (në editorin tonë të tekstit) dhe mundëson mënjanimin e gabimeve drejtshkrimore në një tekst të shkruar apo të vendosur në aplikacionin tonë Shkrimori 1.0.
Korrektori 1.0 është softueri më i ri për gjuhën shqipe, një aplikacion që mund të përdoret edhe në portalet e tjera gjatë administrimit, apo krijimit të dokumenteve, apo kudo që përdoruesi dëshiron të zbatojë drejtshkrimin e gjuhës shqipe.
Kemi arritur me shumë sukses që aplikacioni Korrektori 1.0 të ketë shumë tipare sikurse Grammarly dhe ju mund ta përdorni atë ndërsa jeni duke shkruar në Facebook, Messenger, Gmail, Google Drive, OneDrive etj. përkatësisht kudo që ju shkruani shqip, në kompjuterin tuaj apo në internet.
Korrektori 1.0 është i programuar për të vëzhguar dhe për të identifikuar gabimet drejtshkrimore dhe ato sintaksore në dokumente, email, mesazhe dhe në faqet e interneti. Ky softuer mund të bëjë gjëra të tilla si:
Korrigjon gabimet e drejtshkrimit: Korrektori 1.0 mund të identifikojë dhe të korrigjojë gabimet e ortografisë në dokumente, duke përdorur një bazë të të dhënave të formave të sakta të fjalëve.
Korrigjon gabimet sintaksore: Nëse një dokument ka gabime të gramatikës, Korrektori 1.0 mund t'i identifikojë ato dhe mund të ofrojë sugjerime për t'i ndrequr.
Identifikon fjalët e pavlefshme: Korrektori 1.0 mund të identifikojë fjalët e pavlefshme, të përdorura jo si duhet në dokumente, siç janë shprehje shumë të vjetra, të përdorura tepër në një dokument etj.
Identifikon frazat e kopjuara: Nëse një dokument përmban pjesë të kopjuar nga dokumente të tjera, Korrektori 1.0 mund t’i identifikojë ato dhe të japë informacione për burimin fillestar.
Kontrollon përsëritjet: Nëse një dokument përmban përsëritje të fjalëve apo të frazave, Korrektori 1.0 mund t'i identifikojë dhe mund të sugjerojë ndryshime.
Ofron sugjerime për stilin: Korrektori 1.0 mund të japë sugjerime për stilin e shkrimit, si përdorimi i fjalëve të përshtatshme, trajtimi i shenjave të pikësimit, përdorimi i formës veprore kundrejt asaj pësore, analizimi i gjatësisë dhe strukturës së fjalisë etj.
Përdorimi i Korrektori 1.0 mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së dokumenteve për të pasur një shkrim sa më të saktë e të qartë, si dhe në rritjen e efikasitetit të punës.
Korrektori mund të aktivizohet apo të çaktivizohet me një klik, gjatë punës suaj në Shkrimori 1.0.
Ndërsa jeni duke shkruar në Shkrimori 1.0, ju mund të aktivizoni Korrektorin 1.0 nëpërmjet të cilit ju aktivizohet nënvizimi i kuq për gabimet drejtshkrimore, nënvizimi i kaltër për ato sintaksore, dhe po ashtu, mund t’i shikoni lehtësisht kuptimet e fjalëve që shkruani, bashkë me sinonimet dhe antonimet e tyre.
Teknikisht pjesë e Korrektorit 1.0 me të gjitha funksionet e tyre janë edhe Drejtshkrimori 3.0, Sintaksori 1.0, Sinonimia 1.0, Autokorrektori etj. Pra, nëse jeni mësuar tashmë me përdorimin e softuerëve tanë në MS Word etj. në të njëjtën mënyrë do të funksionojnë edhe në vendet e tjera, pa pasur nevojë të instaloni MS Office.
Më poshtë po japim disa shembuj si mund të përdoret Korrektori 1.0 për të shkruar shqip pa gabime:
rrebelim = rebelim | rrenqethje = rrëqethje | sankcion = sanksion
seizmolog = sizmolog | sendviq = sandviç | senzacion = sensacion
senzacional = sensacional | shadervan = shatërvan | shendrrimi = shndërrimi
shiqim = shikim | shizofren = skizofren | shovenist = shovinist
Përveç raportimit të gabimit dhe nënvizimit me të kuqe, po punojmë qe edhe Korrektori 1.0 të bëjë korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.
Emërtime tjera të këtij softueri janë: "Korrigjuesi 1.0”, “Drejtshkrimori”, “Drejtshkrimori Ueb”, “Kulla e shqipes ueb” etj.