Shkrimori 1.0
Lexuesi 1.0
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0
Korrektori 1.0
Morfologjia digjitale e shqipes 2.0
Drejtshkrimori 3.0
Sintaksori 1.0
Sinonimia 1.0
Autokorrektori 2.0
Ndarësi i fjalëve në rrokje 2.0 për MS Office
Abetarja digjitale e shqipes 1.0
Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows
Fillestarja digjitale e shqipes 1.0
Testo shqipen tënde 1.0
Mëso shqip 1.0
Korpusi i shqipes 1.0

Testo shqipen tënde 1.0

Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse je regjistruar në portalin GjuhaShqipe.com, mund ta përdorësh edhe Testo shqipen tënde 1.0.

Testo shqipen tënde 1.0 është softuer për testimin e njohurive dhe dijes mbi gjuhën shqipe. Softueri përmban mbi 10,000 pyetje nga fusha të ndryshme të gjuhës. 

Kujt i kushtohet?

Softueri Testo shqipen tënde 1.0 u vjen në ndihmë secilit që shkruan dhe flet shqip, pra, çdo shqiptari, e sidomos nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale vlerësimin e paanshëm të dijes së nxënësit. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga GjuhaShqipe.com e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues.

Testo shqipen tënde 1.0  është një vegël argëtuese e veçantë për gjithë ata që janë ose dëshirojnë të jenë në kontakt me gjuhën shqipe dhe ta përdorin drejt atë kurdoherë.

Si funksionon?

Softueri Testo shqipen tënde 1.0 është realizuar për t’u përdorur në disa versione, sipas mundësisë dhe zgjedhjes së përdoruesit. Ai ofrohet në këto versione për t’u shfrytëzuar: si aplikacion për në internet në një shfletues uebi, si aplikacion për kompjuter dhe si aplikacion për telefona apo tabletë (me sistem operativ Android ose iOS).

Versioni i Testo shqipen tënde 1.0 për përdorim në internet është në dispozicion për të gjithë përdoruesit. Ai nuk kërkon shkarkim ose instalim, por kërkon lidhjen e internetit. Ky version përditësohet më lehtë dhe në ndryshim nga aplikacionet për celularë, një përdorues nuk ka pse të instalojë versionin e ri për të parë përmirësimet në faqen e internetit. Për pjesën më të madhe, përdoruesit nuk e vërejnë as procesin e përditësimit. Ata thjesht mund të shijojnë produktin e përditësuar. Ne ju rekomandojmë që të përdorni versionin e Testo shqipen tënde 1.0 në internet. Për këtë mjafton që të regjistroheni në GjuhaShqipe.com

Versioni i Testo shqipen tënde 1.0 për kompjuter dhe celularë do të jetë një produkt softuerik që do të mund të instalohet në kompjuterin dhe telefonat e zgjuar (smartphone) apo në tabletët e gjithsecilit. 

Funksioni bazë i këtij softueri në të gjitha versionet e tij është i njëjtë: Mjafton që përdoruesi të nisë testin duke klikuar mbi “Krijo test të ri”. Programi është i pajisur me 2-3 butona për meny të ndryshme, ndër të cilët më i rëndësishmi është shiriti i kërkimit parësor. 

Këtë softuer mund ta hasni edhe me emra tjerë: “Testi 1.0”, “Testo shqipen tënde 1.0”, “Testi i shqipes” etj. 

Çfarë përmban?

Testo shqipen tënde 1.0 përmban mbi 10 000 pyetje nga fusha të ndryshme të gjuhës.  

 

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft Group dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.