Fjalori elektronik shpjegues (FESh) është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i cili mund të shkarkohet nga këtu. Përdorimi i këtij fjalori do të ndihmojë shqipshkruesit në hartimin e teksteve të ndryshme, duke kursyer kohën e tyre dhe duke rritur njëkohësisht cilësinë e shkrimit.
Gjej shpjegimin, hiq dyshimin!
Morfologjia 2.0
Ky program mundëson përvetësimin e gjuhës shqipe. Në kuadër të këtij programi janë përfshirë të gjitha trajtat e lakuara ose të zgjedhuara të pjesëve të ligjëratës.
Miku më i mirë i gjuhës shqipe
Abetarja digjitale 1.0
Mundëson të mësuarit digjital që është faktor i rëndësishëm pse sot shkollimi i fëmijëve po nis shumë më herët në ambientin shtëpiak. Kontakti i hershëm me teknologjinë, qoftë përmes filmave vizatimorë, qoftë përmes programeve kompjuterike, po i orienton fëmijët kah platformat digjitale si rruga më e shpejtë e nxënies dhe e dijes. Kjo shfaq domosdoshmërinë për këtë abetare digjitale që shërben si pikënisje drejt mësimit të shkronjave.
Vendi ku fëmijët ndiejnë kënaqësi duke mësuar
Fillestarja digjitale 1.0
Qëllimi i këtij
softueri është përveç të mësuarit e shkrim leximit edhe të mësuarit e përdorimit
të kompjuterit, përkatësisht punës me njësitë themelore të tij siç janë
lëvizjet e miut, shkrimi me tastierë që për fëmijën nuk paraqet vështirësi të
mësimit aq më pak kur mësohet përmes lojërave.
Argëtohu duke mësuar
Fjalori i termave të informatikës 2.0
Fjalori shpjegues i termave të informatikës, një fjalor dygjuhësh me 3000 terma nga kjo fushë, synon të jetë një mjet pune për një rreth shumë të gjerë përdoruesish, në radhë të parë për specialistët e fushës, si edhe për studentët, përkthyesit dhe për të gjithë ata që merren me teknologjinë e informacionit
Kompjuteri flet shqip
Tastiera shqipe 3.0 për MS Windows
Tastiera standarde shqipe është softuer që mund të instalohet për më pak se dy minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tënd
Lehtëso të shkruarit
Drejtshkrimori 3.0 për MS Office
Softueri bën korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme
Përmirëso të shkruarit
Sinonimia 1.0 për MS Office
AS Sinonimia 1.0 mundëson edhe mënjanimin e fjalëve të huaja dhe sa herë që përdoruesi do të shkruante një fjalë të huaj, që tashmë ka hyrë në leksikun tonë, do t’i sugjerohej një fjalë tjetër më e parapëlqyer.
Zhvillo të shprehurit!
Sintaksori 1.0 për MS Office
Ky softuer ndihmon shkrimin e drejtë të shqipes nga ana drejtshkrimore dhe morfosintaksore. Pos korrigjimit në rrafshin morfologjik dhe sintaksor, ky softuer ndihmon edhe në përvetësimin e normësisë gramatikore.