Pyetje të bëra shpesh

Si mund të regjistrohem në GjuhaShqipe.com?

Mund të regjistroheni duke hapur një llogari personale me njërin nga epostat/emailat tuaj dhe duke caktuar një fjalëkalim gjatë regjistrimit. 
Për më shumë informata rreth kësaj kliko këtu.

A është regjistrimi në GjuhaShqipe.com me pagesë apo falas?

Regjistrimi në GjuhaShqipe.com është falas.

Si mund të lidhem në GjuhaShqipe.com?

Nëse më parë je regjistruar me sukses, hape faqen www.gjuhashqipe.com dhe kliko butonin “Lidhu”. 
Për më shumë informata rreth kësaj kliko këtu.

Si mund të shkarkoj dhe instaloj ndonjërin nga softuerët e GjuhaShqipe.com në kompjuterin tim?

Disa nga softuerët e GjuhaShqipe.com mund t’i përdorësh vetëm pas shkarkimit dhe instalimit në kompjuterin tënd: Drejtshkrimorin 3.0 për MS Office, Tastierën shqipe 3.0 për MS Windows, Sintaksorin 1.0 për MS Office, Sinoniminë 1.0 për MS Office
Informacion më plotë për secilin softuer mund të gjesh duke klikuar në butonin Ndihma në fund të faqes.

A mund të kërkoj ndihmë nga administratorët e GjuhaShqipe.com

Po, mund të kërkoni ndihmë përmes “Chat” apo “Email”. Por, biseda duhet të zgjasë shkurt për shkak të numrit të madh të përdoruesve që kërkojnë ndihmë në të njëjtën kohë. 

Nëse keni kaluar në Pakon me pagesë, mund të kërkoni ndihmë edhe përmes telefonit. 

Si është cilësia gjuhësore e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe?

Për momentin është cilësi mesatare. Fjalori i tanishëm është Fjalori i Rilindjes botim vitit 1986. Ne i kemi të drejtat e rezervuara për ribotime elektronike. Punojmë çdo ditë në përmirësimin dhe ç’politizimin e tij. Gjatë vitit 2021 - 2022 do të shtohen rreth 60,000 shprehje të reja dhe në fund të vitit do të mund të instalohet nga të gjithë. Edhe softueri juaj i instaluar më herët do të përditësohet automatikisht. 

Pas publikimit të fjalorit me 100,000 shprehje, në fund të vitit 2022, do na hyjnë në punë të gjitha raportimet për gabime apo vërejtjet e mundshme, dhe çdo 10 ditë do të këtë përditësime të reja, si: me fjalë të reja, përmirësime, shtim të kuptimeve, shtim të sinonimeve, antonimeve. Fjalori do të këtë përkthimin edhe në anglisht. 

A i gjen 100% të gjitha gabimet Drejtshkrimori 3.0 ?

Drejtshkrimori 3.0 mund të dallojë shumë gabime në tekstin tuaj dhe të ofrojë sugjerime të shumta për të përmirësuar shkrimin tuaj, por, ai nuk është i përsosur. Nuk mund të zëvendësohet 100% syri i gjuhëtarëve të përkryer. Por, pasi që gjuhëtarët e përkryer mungojnë 100% softueri është i domosdoshëm për të gjithë. Drejtshkrimori ofron 99% të fjalëve të leksikut aktiv dhe drejtshkrimin e tyre. 

Si mund të paguaj Paketën 12 muaj me pagesë në GjuhaShqipe.com?

Janë katër mënyra të pagesës:

1. Përmes PayPal

2. Përmes Visa Cart ose Master Cart

3. Përmes transferimit bankar në xhirollogarinë tonë.

4. Drejtpërdrejt në zyrat tona në Prishtinë ose në Tiranë.

Për më shumë informata rreth kësaj kliko këtu.

A ka gabime gjuhësore në softuerët e GjuhaShqipe.com?

Ju sugjerojmë të raportoni gabimet e softuerit AS Drejtshkrimori 2.0 qe versioni i AS Drejtshkrimorit 3.0 për MS Office, të jetë pa gabime. Po ashtu, sugjerojmë të raportoni gabimet e softuerit AS Morfologjia e shqipes 1.0 qe versioni i ri të jetë pa gabime. 

Sa herë të bëhen përmirësime gjuhësore apo teknike, apo përparime të softuerit, përditësimi i tij bëhet automatik ose njoftoheni me epostë (email) për versionin e ri, nëse nuk përditësohet automatikisht. 

Edhe sa kohë do të jetë GjuhaShqipe.com version provues?

Portali ka shumë softuerë dobiprurës edhe tani, por, siç mund të vërehet nga Logoja, tërë punën tonë e trajtojmë si “Version provues”, së paku deri në fund të vitit 2022, e pas kësaj do t’i këtë të gjithë softuerët e gjuhës shqipe me cilësinë më të lartë, të gatshëm për përdorim nga të gjithë, qoftë në Ueb, iOS, Android apo Windows

Sa është numri i punonjësve të angazhuar për softuerët e GjuhaShqipe.com?

Janë mbi 80 persona të kontraktuar deri me tani, si punëtorë apo bashkëpunëtorë në projektin Gjuha shqipe dhe kompjuteri, përmes kompanive vendore dhe ndërkombëtare. 

Softuerët tanë ofrohen kryesisht në modelin SaaS dhe ne nuk i publikojmë emrat e punëtorëve apo bashkëpunëtorëve të përfshirë. Por, kusht për angazhimin e tyre është përvoja e tyre profesionale më shumë se dhjetë vjet, përgatitja profesionale dhe titujt akademik, si dhe kontributi shkencor i mëparshëm në fushën e gjuhës apo teknologjisë.  

A mund ta mbyll llogarinë time në GjuhaShqipe.com?

Po mundesh. 
Për më shumë informata rreth kësaj kliko këtu.

Si t’i instaloj softuerët në telefonin iOS?

Kliko mbi butonin “iOS” sipër fjalëve përshkruese rreth softuerit, “Shkarko” dhe vazhdo me udhëzimet/hapat e mëtejmë.

Si t’i instaloj softuerët në versionin Android?

Kliko mbi butonin “Android” sipër fjalëve përshkruese rreth softuerit, “Shkarko” dhe vazhdo me udhëzimet/hapat e mëtejmë.

A mund t’i përdorë softuerët pa instalim të tyre?

Po, shumicën e softuerëve mund t’i përdorësh në versionin Ueb.

Si t’i përdorë softuerët në versionin Ueb?

Thjeshtë kliko mbi butonin “Ueb” sipër fjalëve përshkruese rreth softuerit.

Si t’i instaloj softuerët në versionin Windows?

Kliko mbi butonin “Windows” sipër fjalëve përshkruese rreth softuerit, “Shkarko” dhe vazhdo me udhëzimet/hapat e mëtejmë.

Në çfarë pajisjesh mund të përdoren softuerët e GjuhaShqipe.com?

• Në kompjuterët me MS Windows

• Në telefonat me Sistem Operativ  iOS

• Në telefonat me Sistem Operativ  Android

• Si aplikacione në ueb

Çfarë është AS Drejtshkrimori 3.0?

Ky është një softuerë që mundëson mënjanimin e miliarda gabimeve drejtshkrimore.            
Më shumë informata mund të gjesh këtu: https://gjuhashqipe.com/softueret/drejtshkrimori

Çfarë është AS Sintaksori 1.0?

Ky është një softuerë që ndihmon shkrimin e drejtë të shqipes nga ana drejtshkrimore dhe morfosintaksore.
Më shumë informata mund të gjesh këtu: https://gjuhashqipe.com/softueret/korrektuesi-gramatikor 

Çfarë është Fjalori elektronik shpjegues 3.0?

Ky është një softuerë që shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë  kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur.
Më shumë informata mund të gjesh këtu: https://gjuhashqipe.com/softueret/fesh

Çfarë është Korpusi i gjuhës shqipe 1.0?

Ky është një softuerë për studime shkencore rreth leksikut dhe gramatikës, si dhe për gjurmime të tjera rreth gjuhës shqipe, të lidhura me historinë e zhvillimit të saj.
Më shumë informata mund të gjesh këtu: https://gjuhashqipe.com/softueret/korpusi

Çfarë është Morfologjia e shqipes 2.0?

Softueri Morfologjia e shqipes 2.0 është program për përvetësimin e gjuhës shqipe.
Më shumë informata mund të gjesh këtu: https://gjuhashqipe.com/softueret

Çfarë është AS Tastiera shqipe 3.0?

AS Tastiera shqipe 3.0 e zgjidh problemin e përdorimit të plotë të alfabetit të gjuhës shqipe duke përfshirë shkronjat "Ë / ë" dhe "Ç / ç", në çdo situatë, në çdo tastierë, pavarësisht gjuhës që keni të instaluar, qoftë gjatë shkrimit në kompjuter, qoftë në internet, etj. 
Më shumë informata mund të gjesh këtu: https://gjuhashqipe.com/softueret/tastiera

Çfarë është Fjalori i termave të informatikës 2.0?

Ky është një softuerë apo fjalor dygjuhësh me 3000 terma nga fusha e Informatikës.
Më shumë informata mund të gjesh këtu: https://gjuhashqipe.com/softueret/fti

Kush mund të hap llogari?

Çdo person mbi moshën 18 vjeç ose ata më të rinj me lejen e kujdestarit apo prindit. 

Si mund të më ndihmoni me sqarime edhe më shumë?

Softuerët tanë janë krijuar për t’i ndihmuar të gjithë anëtarët e regjistruar të portalit GjuhaShqipe.com. Nëse ke ndonjë pyetje mund të drejtosh në [email protected]