Kulla e shqipes 2.0

Kulla e shqipes është softueri më i përparuar për gjuhën shqipe, i domosdoshëm për çdo shqiptar, i lehtë për t’u përdorur.

E para që duhet të bësh për përdorimin e softuerit Kulla e shqipes është regjistrimi në portalin GjuhaShqipe.com

E dyta që duhet të bësh pas regjistrimit është shkarkimi dhe instalimi i softuerit Kulla e shqipes në kompjuterin tënd, dhe bashkë me të instalohen të gjithë softuerët. 

Si funksionon Kulla e shqipes?

1. Kur je duke shkruar një tekst, softueri nënvizon me të kuqe gabimet drejtshkrimore e morfologjike dhe ofron sugjerimet përkatëse. 

  • Shembuj: thërrime për thrrime; diellor për djellor; dëgjues për dëgjus; bluajmë për blujmë; fyerje për fyrje; anëtar për antar; përrallë për prrallë; rrogëtar për rrogtar etj.

2. Në të njëjtën kohë në mbi 5 milion raste bën korrigjim automatik. 

  • Shembuj: qendër për qëndër; fletëgjerë për fletgjerë; përmirësoj për përmirsoj; shfrytëzim për shfrytzim; urdhëresë për urdhres; e sotmja për e sotëmja; etj. 

3. Për të njëjtin tekst bën nënvizimin me të kaltër për gabimet sintaksore dhe ofron sugjerime ose informacion që është gabim. 

  • Shembuj: ai do të merr / ai do të marrë | ti do të flet / ti do të flasësh | ai donte të flasë / ai donte të fliste | unë do të ju jap shumë informacione / unë do t’ju jap shumë informacione | mësuesi jonë / mësuesi ynë| shoqes tënde / shoqes sate | foli shumë për neve / foli shumë për ne | dhe do i drejtohej / dhe do t’i drejtohej | s’do kalonte shumë / s’do të kalonte shumë | shërbente si dhomë ngrënie / shërbente si dhomë ngrënieje që dikush ja kishte dhënë / që dikush ia kishte dhënë | mendja na i donte më shumë që... / mendja na e donte më shumë që...shumëfishi i përdoruesve të programeve tjera / shumëfishi i përdoruesve të programeve të tjera kërkonte disa punëtor / kërkonte disa punëtorë | koha i bukur /koha e bukur | etj.

4. Po ashtu, derisa je duke shkruar të ofron sinonimet për fjalët e përdorura. 

  • Shembuj: Afër, pjesëz (afërsisht, pothuajse, përafërsisht, rreth, nja, pakmos, gati). Afër, ndajfolje (pranë, ngjitur, afras, ndanë, përkrah, mbanë, së shpejti, drejtpërdrejt). Burimor mbiemër (origjinar, zanafillës, fillestar, zanafillor). Buron, folje (rrjedh, kullon, ujëson, del, gurron, vrujon, shpërthen, gufon, loton, qan, pikon, nis, fillon, vjen, shkaktohet). Acar, emër (acari, ngricë, cingërimë, thëllim, akullimë, akullirë, ciknë, cikmë, fraq, athëtimë, cakërri, cingor, zemërim, vrazhdësi, ashpërsi, akullsi)I butë, mbiemër (i zbutur, butëlosh, i shkrifët, butak, i zbrujtur, i squllët, i ndulkët, i brydhët, i tultë, pambuk; fushor, i urtë, i shtruar, i dobët, dashamirës, mirëdashës).I furishëm, mbiemër (i papërmbajtur, i rreptë, i prapë, i tërbuar, i marrë, i vrullshëm). Fushë, emër (rrafshinë, fushore, rrafsh, rrafshnajë, fushnajë, shesh, dystinë, truall, lëmë)Gojëtar, emër (fjalëtar, foltar, orator, ligjërues). Rrëmujë, emër (pështjellim, trazirë, turbullirë, çrregullim, rrungajë, rrëmet, kaos, tollovi, gjullurdi, katrahurë, zallamahi, zallahi, mishmash, paçariz, potere, gurgule, çorbë, lëmsh) etj.

5. Aty për aty derisa shkruan të ofron edhe antonimet për fjalët e përdorura. 

  • Shembuj: abstrakt / konkret | afër / larg | e afërme / e largët | i drejtë / i shtrembër | gëzim / hidhërim | i pastër / i pistë,  i ndyrë, i fëlliqur | pakicë / shumicë | pakësoj / shtoj, shumoj | mbush /zbraz | këtej / andej | i ftohtë / i ngrohtë, i nxehtë | shpesh / rrallë | shterp / pjellor, i frytshëm | ves / virtyt etj.

6. Për çdo fjalë që shkruan, i ke kuptimet e saj, tani për tani softueri ofron mbi 100.000 zëra e 200.000 kuptime fjalësh

  • Shembuj: VERË (I) 1. Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës (në gjysmërruzullin verior fillon më 21 qershor e mbaron më shtator) ... 2. Tërësia e muajve të ngrohtë të vitit, behar. Verë e dimër. Dita e verës dita e parë e marsit ... VERË (II) 1. Pije alkoolike që nxirret zakonisht nga tharbëtimi i mushtit të rrushit; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë ... 2. Pije e tillë që del nga tharbëtimi i disa pemëve dhe që ka një shije të veçantë …

7. Pas instalimit, softueri të mundëson përdorimin e plotë të alfabetit edhe të shkronjave që zakonisht sjellin vështirësi “ë” dhe “ç”, jo vetëm në dokumente, por, edhe gjatë bisedave në internet, në komente e postime.

8. Po ashtu, për çdo fjalë, si njësia themelore e gjuhës ofron çdo lloj informacioni morfologjik, qofshin ato folje, emra, përemra, apo mbiemra, me të gjitha format gramatikore të tyre.

9. Kulla e shqipes i kushtohet edhe fëmijëve, ata mund të mësojnë përmes moduleve që përmbajnë: aktivitete gjuhësore e matematikore, me ilustrime, detyra dhe lojëra; si dhe dije nga arti e muzika, shtazët e bimët, sportet e profesionet, tregime, fabula e gjëegjëza, transporti e planetët, që të gjitha të ilustruara. Lojërat, si pjesa më e dashur për çdo fëmijë, përpos karakterit argëtues, në të njëjtën kohë përforcojnë njohuritë e marra, rrisin kreativitetin dhe zhvillojnë kujtesën e fëmijës. 

10. Kulla e shqipes ofron mundësinë e të mësuarit të gjuhës shqipe në internet, e organizuar në tri kategori të mëdha “Shqipja për fëmijë”, “Shqipja për të rritur” dhe “Shqipja për të huaj”.

11. Pjesë e Kullës së shqipes është edhe softueri Testo shqipen tënde 1.0, që përmban mbi 10,000 pyetje nga fusha të ndryshme të gjuhës për testimin e njohurive dhe dijes mbi gjuhën shqipe.  

Kulla e shqipes mund të përdoret në pajisjet me Microsoft Windows, në pajisjet me Microsoft Office, në pajisjet me Ueb, përmes shfletuesve: Chrome, Firefox, Edge, Opera etj., në pajisjet me Android, në pajisjet me iOS, në varësi të teknologjisë së parapëlqyer. 

Kulla e shqipes përmban dy lloj aplikacionesh: ato që mundësojnë e lehtësojnë mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit, studentët, mësimdhënësit e të tjerë, dhe ato që mundësojnë e lehtësojnë drejtshkrimin e gjuhës shqipe nga gazetarët, shkrimtarët, punëtorët e administratës shtetërore e të tjerë.

Për shkarkimin dhe instalimin e Kullës së shqipes kliko mbi butonin shkarko!

 

Si të regjistrohesh në GjuhaShqipe.com mund ta kuptosh edhe përmes videos në vijim:

Në fund të faqes sonë GjuhaShqipe.com janë butonat “Raporto gabimet” dhe “Dërgo fjalë të reja”. Ftojmë të gjithë përdoruesit e softuerëve tanë për të shprehur problemet e tyre në këtë fushë, duke na dërguar sugjerime, vërejtje apo fjalë të reja për Drejtshkrimorin 3.0, Morfologjinë digjitale 2.0 apo Fjalorin e madh të gjuhës shqipe 2.0. 

Po ashtu, periodikisht bëhet përmirësimi teknik e gjuhësor i softuerit, shtohen edhe softuerë tjerë të rëndësishëm për gjuhën shqipe.

Ky softuer mund të instalohet në kompjuterët me MS Windows dhe përmes tij mund të përdoren dhe kontrollohen të gjithë softuerët e GjuhaShqipe.com: instalimi apo çinstalimi i tyre, aktivizimi apo çaktivizimi, pakoja e zgjedhur etj.

Kujt i kushtohet?

Softueri Kulla e shqipes u vjen në ndihmë secilit që shkruan dhe flet shqip, pra, çdo shqiptari, e sidomos nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe gazetarëve, shkrimtarëve, studiuesve që e kanë domosdoshmëri njohjen e mirë të gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat, punëtorëve të administratës shtetërore për korrigjimin e dokumenteve etj. Kjo teknikë e re e punës, e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Kulla e shqipes e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues, ndërsa zbatimin e rregullave drejtshkrimore më të lehtë. 

Kulla e shqipes është një vegël e rëndësisë së veçantë, e domosdoshme për gjithë përdoruesit e gjuhës shqipe.

Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Kulla e shqipes 2.0”, “Kulla 2.0” etj.

Të drejtat autoriale dhe pronësia (Copyright ©)

Të gjithë softuerët, kodi burimor i tyre, materialet gjuhësore, aplikacionet, skicat, planet, dokumentet, dizajnet dhe çdo gjë tjetër e shfaqur në portalin GjuhaShqipe.com, si ato që shfrytëzohen në internet, edhe ato që shkarkohen në kompjuterë, janë pronë 100% e Albasoft SHPK dhe Qendrës për Edukim dhe Përparim me seli në Prishtinë dhe Albatag SHPK me seli në Tiranë. 

Të gjitha të drejtat autoriale, si, ato që konsiderohen shpikje, ato që shprehin anën teknike, materialet gjuhësore, aplikacionet, kodi burimor i softuerëve, dizajnët etj. janë të drejta autoriale të rezervuara nga ne, bashkë me të drejtën e pronësisë 100%.

Të gjithë softuerët janë zhvilluar nga ne dhe janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një softuer”.

Përveçse në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit” dhe në dokumentet e tjera plotësuese si pjesë e softuerëve, në mënyrën që ne e lejojmë, askush nuk ka të drejtë që t’i përdorë ndryshe pronat tona intelektuale, në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Albasoft SHPK

Qendra për Edukim dhe Përparim

Albatag SHPK