Kulla e shqipes është softueri më i përparuar për gjuhën shqipe, i domosdoshëm për çdo shqiptar, i lehtë për t’u përdorur. Instalimi i tij është shumë i thjeshtë:
E para gjë që duhet bërë është të regjistrohesh në portalin GjuhaShqipe.com;
E dyta, pas regjistrimit, është ta shkarkosh dhe ta instalosh paketën softuerike Kulla e shqipes në kompjuterin tënd dhe bashkë me të instalohen të gjithë softuerët e saj.
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0
Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim.
Morfologjia digjitale e shqipes 2.0
Programi përmban fjalësin e gjuhës shqipe të zbërthyer në të gjitha trajtat dhe format me të cilat dalin këto fjalë.
Shkrimori 1.0
Një komponent me dobi për shqipshkruesit, sidomos për korrigjimin automatik të fjalëve, kur ato shkruhen gabimisht.
Korrektori 1.0
Korrektori 1.0 është i programuar për të vëzhguar dhe për të identifikuar gabimet drejtshkrimore
Lexuesi 1.0
Lexuesi 1.0 është një aplikacion që mundëson konvertimin e tekstit në zë
Drejtshkrimori 3.0 për MS Office
Integrohet dhe është në pajtueshmëri me MS Office 2013, MS Office 2016, MS Office 2019, MS Office 36.
Sintaksori 1.0 për MS Office
Sintaksori 1.0 për MS Office është softuer që ndihmon shkrimin e drejtë të shqipes nga ana drejtshkrimore dhe morfosintaksore.
Fillestarja digjitale e shqipes 1.0
Fëmija juaj në çdo kohë mund ta përdorë Fillestaren digjitale qoftë në kompjuter, tablet apo telefon të mençur.
Sinonimia 1.0 për MS Office
Sinonimia 1.0 për MS Office do të funksionojë njëlloj si ai në gjuhën angleze, pra, kur shkruesi i një teksti shqip të shkruajë një fjalë në MS Word, MS Outlook etj.
Autokorrektori 2.0 për MS Office
Autokorrektori i gjuhës shqipe është pjesë e paketës Kulla e shqipes 3.0. Në gjuhën angleze zakonisht njihet si “AutoCorrect in MS Word”.
Ndarësi i fjalëve në rrokje 2.0 për MS Office
Secila gjuhë i ka rregullat e veta të ndarjes së fjalëve në rrokje në fund të rreshtit, sipas drejtshkrimit të asaj gjuhe.
Abetarja digjitale e shqipes 1.0
Abetarja digjitale 1.0, mundëson të mësuarit digjital që është faktor kyç pse sot shkollimi i fëmijëve po nis shumë më herët në ambientin shtëpiak.
Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows
Tastiera digjitale mund të instalohet për më pak se dy minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tend.
Testo shqipen tënde 1.0 për Ueb
Testo shqipen tënde 1.0 është softuer për testimin e njohurive dhe dijes mbi gjuhën shqipe. Softueri përmban mbi 10,000 pyetje nga fusha të ndryshme të gjuhës.
Mëso shqip 1.0 për Ueb
Ky ueb aplikacion përmban mbi 3,000 artikuj nga fusha të ndryshme të gjuhës të sistemuara për mësim të lehtë.
Korpusi i shqipes 1.0 për Ueb
Sistemi i analizës morfologjike të korpusit zhvillohet nga kompania Albasoft në Prishtinë në bashkëpunim me kompaninë Albatag në Tiranë.