Softuerët
Kulla e shqipes 2.0

Kulla e shqipes 2.0

Kulla e shqipes 2.0 është paketa softuerike më e përparuar në treg për gjuhën shqipe, me shumë vegla gjuhësore për mësimin dhe përdorimin e lehtë të gjuhës shqipe. Po ashtu, Kulla e shqipes 2.0 është menaxheri i të gjithë softuerëve të GjuhaShqipe.com.

Ky aplikacion mund të instalohet në kompjuterët me MS Windows dhe përmes tij mund të përdoren dhe kontrollohen të gjithë softuerët e GjuhaShqipe.com: instalimi apo çinstalimi i tyre, aktivizimi apo çaktivizimi, pakoja e zgjedhur etj.

Kulla e shqipes 2.0 përmban dy lloj aplikacionesh: ato për mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit, studentët, mësimdhënësit e të tjerë, dhe ato për drejtshkrimin e gjuhës shqipe nga gazetarët, shkrimtarët, punëtorët e administratës shtetërore e të tjerë.

Për përdorimin e softuerëve tanë duhet:

  1. Të kesh një llogari në portalin GjuhaShqipe.com, e nëse nuk e ke një llogari ta krijosh atë përmes regjistrimit.
  2. Të lidhesh në llogarinë tënde (Login) dhe kështu mund t’i përdorësh të gjitha aplikacionet e GjuhaShqipe.com që janë për përdorim në internet.
  3. Ndërsa për të përdorur aplikacionet tona në kompjuterin tënd me MS Windows, duhet të shkarkosh dhe të instalosh Kullën e shqipes 2.0 në kompjuterin tënd.
  4. Pas shkarkimit dhe instalimit të Kullës së shqipes 2.0 në kompjuterin tënd, mund të përdorësh cilindo nga aplikacionet tona.

Kulla e shqipes 2.0 është përmbledhës i të gjithë softuerëve tanë në pajisjet me Microsoft Windows, në pajisjet me Microsoft Office, në pajisjet me Android, në pajisjet me iOS, në pajisjet me Ueb, në varësi të teknologjisë së parapëlqyer nga ti. 

Kulla e shqipes 2.0 në teknologjinë Microsoft Office, u mundëson përdoruesve përdorimin e drejtë dhe të lehtë të gjuhës shqipe. Kjo teknologji përbëhet nga një numër shërbimesh, duke përfshirë një kontrollues drejtshkrimi, kontrollues gramatikor, kontrollues stili, thesarin gjuhësor, fjalorë përkthimi, korrigjuesin automatik, ndarësin e fjalëve në rrokje dhe një drejtshkrim sipas kuptimeve të duhura (përcakton qartë kuptimin e përdorimin e çdo fjale).

Përditësimi dhe përparimi i Kullës së shqipes 2.0 (Update dhe Upgrade) 

Si çdo softuer tjetër edhe Kulla e shqipes 2.0 përkatësisht të gjitha aplikacionet tona të përfshirë në Kullën e shqipes 2.0 kanë nevojë për përditësime dhe përparime (Update & Upgrade). Ne do të bëjmë përditësimet dhe përparimet e duhura të aplikacioneve të përfshira në paketën softuerike Kulla e shqipes 2.0. Fillimisht ky proces mund të jetë me i shpeshtë, dhe mund t’ju pengoj dhënia e konfirmimit tuaj për përditësime dhe përmirësime të shumta. Por, për të lehtësuar përdorimin e softuerëve tanë, do të punojmë deri në fund të vitit, që përditësimi dhe përparimi të bëhen automatik, të bëhen më rrallë dhe të jenë të pavërejtur.

Pjesë e Kullës së shqipes 2.0 janë aplikacionet e mëposhtme: 

1. Drejtshkrimori 3.0 për MS Office 

Mund të përdoret në pajisjet me Windows, MS Word, MS Outlook etj. Integrohet dhe është në pajtueshmëri me MS Office 2013, MS Office 2016, MS Office 2019, MS Office 365.

2. Sinonimia 1.0 për MS Office

Mund të përdoret në pajisjet me Windows, MS Word, MS Outlook etj. Integrohet dhe është në pajtueshmëri me MS Office 2013, MS Office 2016, MS Office 2019, MS Office 365.

3. Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0

Mund të përdoret në pajisjet me Windows, Ueb, iOS, Android. 

4. Morfologjia digjitale e shqipes 2.0

Mund të përdoret në pajisjet me MS Windows, Ueb.

5. Abetarja digjitale e gjuhës shqipe 1.0

Mund të përdoret në pajisjet me Ueb, Android, iOS.

6. Fillestarja digjitale e gjuhës shqipe 1.0

Mund të përdoret në pajisjet me Android, iOS, Ueb.

7. Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows

Mund të përdoret në pajisjet me MS Windows.

Kujt i kushtohet?

Softueri Kulla e shqipes u vjen në ndihmë secilit që shkruan dhe flet shqip, pra, çdo shqiptari, e sidomos nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe gazetarëve, shkrimtarëve, studiuesve që e kanë domosdoshmëri njohjen e mirë të gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat, punëtorëve të administratës shtetërore për korrigjimin e dokumenteve etj. Kjo teknikë e re e punës, e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Kulla e shqipes e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues, ndërsa zbatimin e rregullave drejtshkrimore më të lehtë. 

Kulla e shqipes është një vegël e rëndësisë së veçantë, e domosdoshme për gjithë përdoruesit e gjuhës shqipe.

Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Kulla e shqipes 2.0”, “Kulla 2.0”,  “Menaxheri i aplikacioneve të GjuhaShqipe.com”.

Të drejtat autoriale dhe pronësia (Copyright ©)

Të gjithë softuerët, kodi burimor i tyre, materialet gjuhësore, aplikacionet, skicat, planet, dokumentet, dizajnet dhe çdo gjë tjetër e shfaqur në portalin GjuhaShqipe.com, si ato që shfrytëzohen në internet, edhe ato që shkarkohen në kompjuterë, janë pronë 100% e Albasoft SHPK dhe Qendrës për Edukim dhe Përparim me seli në Prishtinë dhe Albatag SHPK me seli në Tiranë. 

Të gjitha të drejtat autoriale, si, ato që konsiderohen shpikje, ato që shprehin anën teknike, materialet gjuhësore, aplikacionet, kodi burimor i softuerëve, dizajnët etj. janë të drejta autoriale të rezervuara nga ne, bashkë me të drejtën e pronësisë 100%.

Të gjithë softuerët janë zhvilluar nga ne dhe janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb një gjuhë, një standard një softuer”.

Përveçse në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit” dhe në dokumentet e tjera plotësuese si pjesë e softuerëve, në mënyrën që ne e lejojmë, askush nuk ka të drejtë që t’i përdorë ndryshe pronat tona intelektuale, në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Albasoft SHPK

Qendra për Edukim dhe Përparim

Albatag SHPK

Orari:

E hënë - E premte: 09:00 - 17:00

Sugjerime:

+383 44 888 386

info@gjuhashqipe.com