Shkrimori 1.0
Lexuesi 1.0
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0
Korrektori 1.0
Morfologjia digjitale e shqipes 2.0
Drejtshkrimori 3.0
Sintaksori 1.0
Sinonimia 1.0
Autokorrektori 2.0
Ndarësi i fjalëve në rrokje 2.0 për MS Office
Abetarja digjitale e shqipes 1.0
Tastiera digjitale e shqipes 3.0 për MS Windows
Fillestarja digjitale e shqipes 1.0
Testo shqipen tënde 1.0
Mëso shqip 1.0
Korpusi i shqipes 1.0

Sinonimia 1.0

Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra, nëse e ke instaluar apo nëse e instalon Kullën e shqipes 2.0, në kompjuterin tënd instalohet edhe Sinonimia 1.0 

Sinonimia 1.0 për MS Office instalohet si një komponent i MS Office dhe është shumë i rëndësishëm për çdo përdorues kompjuteri për të ngritur kulturën gjuhësore, dhe për të pasur sinonime pothuajse për çdo fjalë që shkruan, aty për aty, derisa është duke hartuar tekstin, shpejt, saktë dhe lehtë. 

Sinonimia 1.0 mundëson edhe mënjanimin e fjalëve të huaja dhe sa herë që përdoruesi do të shkruante një fjalë të huaj, që tashmë ka hyrë në leksikun tonë, do t’i sugjerohej një fjalë tjetër më e parapëlqyer. P.sh. fjalën “objektiv” do t’i sugjerohej “synim”, “pikësynim”, “qëllim”, “i paanshëm”, etj. 

Kjo është mënyra e vetme e zgjerimit masiv të njohurive gjuhësore në fushën e sinonimisë. Nuk mund të prodhosh me pak shpenzime qindra mijëra fjalorë sinonimikë dhe t’i dhurosh çdo familje, por, shumë lehtë, mund të përfundohet ky softuer dhe të hidhet në internet për shpërndarje falas për të gjithë, sidomos, nxënësit, studentët, studiuesit, punëtorët e administratës etj. 

Sinonimia 1.0 për MS Office do të funksionojë njëlloj si ai në gjuhën angleze, pra, kur shkruesi i një teksti shqip të shkruajë një fjalë në MS Word, MS Outlook etj., në çdo kohë mund të klikojë mbi fjalën për të cilën dëshiron të ketë sinonimet dhe softueri aty për aty do të sugjerojë sinonimet / antonimet e fjalës së kërkuar. Synimi ynë është që, nisur nga veçoritë gjuhësore të shqipes, të ofrohet jo thjesht forma përfaqësuese e fjalës, por të sugjerohet sinonimi apo antonimi edhe në formën përkatëse. 

Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Sinonimia 1.0” ose “AS Sinonimia 1.0”

Të drejtat autoriale – Copyright (c) 

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. 

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. 

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.