Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Lidhëza
Lidhëza

Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose fjali midis tyre.Sipas funksionit lidhëzat ndahen në lidhëza bashkërenditëse dhe lidhëza nënrenditëse.

Lidhëzat bashkërenditëse lidhin dy elemente të të njëjtës natyrë ose të të njëjtit funksion.

Ato janë:
Shtuese;
Veçuese;
Kundërshtore;
Përmbyllëse.

Lidhëzat shtuese janë: e, dhe, edhe, si edhe, as…as, a etj.: Mora topin dhe luajta me shoqe.

Lidhëzat veçuese janë: a, apo, ose, ose…ose etj.: Unë do t’i bëj detyrat ose do të mësoj.

Lidhëzat kundërshtore janë: po, por, kurse, megjithatë, ndërsa, megjthkëtë teksa etj.: Nëna bëri drekën, kurse unë mësova.

Lidhëzat përmbyllëse janë: andaj, ndaj, prandaj, domethënë etj.: Motra u lëndua, andaj e dërguan te mjeku.

Lidhëzat nënrenditëse lidhin dy elemente që kanë marrëdhënie varësie nga njëri-tjetri.

Ato janë:

Ftilluese;
Vendore;
Kohore;
Shkakore;
Qëllimore;
Krahasore;
Mënyrore;
Kushtore;
Rrjedhimore;
Lejore.

Lidhëzat ftilluese janë: se, që, në, nëse etj.: Unë ha mollën nëse është e thartë.

Lidhëzat vendore janë: ku, tek, nga, kudo, ngado, kudo që etj.: Unë lë librat tek vendi.

Lidhëzat kohore janë: kur, gjersa, pasi, sapo etj.: Vëllai doli në shëtitje pasi bëri detyrat.

Lidhëzat shkakore janë: se, sepse, derisa, meqenëse, meqë, ngaqë etj.: Unë pastrova enët, derisa nëna gatuante.

Lidhëzat qëllimore janë: që, me qëllim që etj.: Unë u futa në banjo, me qëllim që të pastrohem.

Lidhëzat krahasore janë: sa, aq sa, sesa etj,: Unë vrapova aq sa munda.

Lidhëzat mënyrore janë: si, siç, sikurse etj.: Motra palosi rrobat sikurse nëna.

Lidhëzat kushtore janë: në, po, nëse, po qe se etj.: Unë luaj, nëse kam kohë të lirë.

Lidhëzat rrjedhimore janë: sa, saqë, kështu që etj.: Fëmijët vrapuan, saqë u rrëzuan.

Lidhëzat lejore janë: megjithëse, ndonëse, edhe pse etj.: Nxënësit shkojnë në shkollë edhe pse bie shi.

Raporto gabimet
Raporto