Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Numërori
Numërori

Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:
një, dy, tre, :
dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra

Fjalët që tregojnë
radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.

Numërorët përdoren për të treguar :
-
datën, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me
28 Nëntor.
-
një periudhë të caktuar kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga
1990 deri më 1997 .
-
përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.
-
notat në shkollë :
Cfarë more sot ? -
Dhjetë.
-
në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.

Kur përdoret me nyjën e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës:
Erdhën
të dhjetat.

Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
Ç`të bënin ata
tre kundër dhjetëve ?

Numërori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
Pesa te dhjeta hyn dy herë.
Rrënja katrore e
nëntës është treshi.

Përdoret në emërtimin e viteve:
A anëtar shoqate i
nëntëdhjetë e katërshit.

Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.

Numërorët janë :
-
fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
-
fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
-
fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
-
lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.

Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza.
Bën përjashtim numërori
tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën ?
Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën ?
Të dyja(të trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ?
Tre.
Po vajza sa ishin ?
Tri.

Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës:

RASA

Numërori

Mashkullore

Femërore

Emërore

dy

të dy

të dyja

Gjinore

i,e, dyve

i,e,të dyve

i,e, të dyjave

Dhanore

dyve

të dyve

të dyjave

Kallzore

dy

të dy

të dyja

Rrjedhore

dyve

të dyve

të dyjave

Raporto gabimet
Raporto