Lidhu
Harrova fjalëkalimin
Ndrysho fjalëkalimin
Regjistrimi
Parafjala
Parafjala

Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve :
Punoj
me lopatë.
E njoha
nga zëri.
U rreshtuan
për tre.
Ka ardhur një ftesë
për ty.
Beni është i dashur
me të gjithë.
E njohin
për mirë.

Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :
-
të thjeshta : me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
-
të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
-
shprehje : ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.

Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në :
-
parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):
Është
nga Tirana.
U rrëzua
nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh
nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan
nga vetë banorët.
Në krye doli një
nga ish të burgosurit.
Rrinte
te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.

-
parafjalë të rasës gjinore : me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet
në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi
në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysmë
për shkak të largimit të vëllait.

-
parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.:
Erdhi vonë
shtëpi.
U takua
me vëllain Prishtinë.
Nuk rrihet
pa punë.
Mira u nis dje
për Bruksel.
10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul
mbi divan.
U shkau dheu
nën këmbë.
Parisi është një
ndër qytetet më të bukura.

-
parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj.
Ishte
prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi
për gryke.

Raporto gabimet
Raporto