Të gjitha format morfologjike
Korrigjime gjuhësore aty për aty
Korrigjim i gabimeve sintaksore
Sugjerime sinonimesh e antonimesh
Përfshirje e lehtë në platforma të tjera
Përdorim i personalizuar
Bazë e gjerë e të dhënave
Mbi 5 milion korrigjime automatike
Përdorim i plotë i alfabetit shqip
Mbështetje e përparuar për gjuhën shqipe
Mësim i gjuhës shqipe në internet
Testo shqipen tënde
Module edukative për fëmijë
Kërkim i përparuar
Mbështetje për grupe të ndryshme përdoruesish

Korrigjime gjuhësore aty për aty

Ofron korrigjim gramatikor dhe drejtshkrimor në kohë reale, gjersa shkruani. Gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore i nënvizon me të kuqe përkatësisht me të kaltër dhe ofron sugjerime të përshtatshme.

Integrimi me Kullën e shqipes: Është pjesë e softuerit Kulla e shqipes 2.0, pra kur e instalon Kullën, në kompjuterin tënd instalohet automatikisht edhe Drejtshkrimori 3.0 për MS Office

Integrimi me MS Office: Integrohet pa problem me aplikacionet e Microsoft Office. Kjo siguron që përdoruesit të mund të përfitojnë nga veçoritë e korrigjimit të gjuhës direkt brenda softuerit të tyre të preferuar të përpunimit të tekstit.

Aktivizimi automatik: Aktivizohet kur zëvendësohet një shkronjë e gabuar (p.sh., q/ç, p/b, c/s), kur mungojnë shkronjat, kur renditja e shkronjave është e pasaktë ose kur ka shkronja shtesë në një fjalë.

Për shembull: Nëse shkruani rrebelim, autokorrektori aktivizohet dhe vetvetiu e korrigjon fjalën në rebelim.

Saktësi e dëshmuar: Përdorimi i madh i drejtshkrimorit dhe baza e gjerë e përdoruesve në mbarë botën dëshmon për besueshmërinë dhe popullaritetin e tij. Duke zbuluar dhe korrigjuar me sukses një numër të madh gabimesh drejtshkrimore, ai ka mënjanuar shmangie normative kudo e ka rritur cilësinë e saktësinë e dokumenteve të ndryshme. 

Softueri shqiptar më i përdorur me mbi 400.000 shkarkime dhe miliona instalime.

Përditësime të rregullta: Për të ofruar mbështetjen më të mirë të mundshme softueri është subjekt i përditësimeve të vazhdueshme, si nga ana teknike edhe nga ajo gjuhësore. Kjo përfshin shtimin e fjalëve të reja, që mund të mos jenë përfshirë më parë, çaktivizimin e fjalëve të vjetra dhe përfshirjen e terminologjisë thelbësore nga fusha të ndryshme.

Qasje e lehtë: Ofron ndërfaqe të qasshme dhe miqësore për përdoruesit e gjuhës shqipe.

Kontroll drejtshkrimor dhe gramatikor: Identifikon në kohë reale dhe korrigjon në mënyrë efektive gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore në dokumente të ndryshme.

Identifikon dhe thekson gabimet: Përveç korrigjimit automatik, identifikon dhe thekson gabimet me ngjyrë të kuqe, duke i lejuar përdoruesit t'i rishikojnë dhe korrigjojnë ato manualisht. 

Lehtëson shkrimin: Duke korrigjuar automatikisht dhe duke nxjerrë në pah e duke këshilluar korrigjime, ai i ndihmon përdoruesit që t’i kapërcejnë barrierat gjuhësore dhe të shkruajnë sipas standardit të shqipes.

Përmirëson të shkruarit: Përdoruesit do të rrisin ndjeshëm saktësinë e shkrimit në gjuhën shqipe.

Ofron sugjerime të personalizuara: Kur një fjalë shkruhet gabimisht ofrohen sugjerime për korrigjim. I takon përdoruesit të zgjedhë sugjerimin më të përshtatshëm. Pra, në rastet kur softueri ofron më shumë se një sugjerim, fjala nuk korrigjohet automatikisht, por theksohet si e pasaktë me të kuqe.

Ofron sugjerime për gabimet e zakonshme: Ofron sugjerime për korrigjimin e gabimeve të zakonshme, duke siguruar që përdoruesit të shkruajnë në shqipen standarde. Për shembull, korrigjon "sankcion" në "sanksion". 

Korrigjimi i fjalëve: Përdoruesit mund të korrigjojnë lehtësisht fjalë specifike në tekstin e tyre, duke siguruar saktësi dhe qartësi në përmbajtjen e tyre. Përdoruesit zgjedhin fjalën që duan ta korrigjojnë dhe sistemi këshillon zëvendësimin më të përshtatshëm, duke i lejuar ata ta pranojnë ose ta refuzojnë këshillën.

Shtimi i fjalës që mungon: Përdoruesit mund të fusin me lehtësi fjalët që mungojnë në tekstin e tyre. Sistemi identifikon boshllëqet në tekst dhe ofron sugjerime përkatëse të fjalëve, duke i lejuar përdoruesit të fusin pa probleme fjalët që mungojnë me një klik të vetëm.

Kursimi i kohës: Korrigjimi dhe shtimi i automatizuar i fjalëve përdoruesve u kursen kohë të vlefshme, duke e larguar nevojën për redaktim dhe korrigjim manual.

Shkrimi akademik: Studentët dhe studiuesit mund ta përdorin këtë veçori për të rritur saktësinë e punimeve kërkimore, të eseve të tyre etj.

Komunikim profesional: Profesionistë të fushave të ndryshme sigurohen që emailat, raportet dhe dokumentet e tyre janë pa gabime dhe të strukturuara mirë.

Mësimi i gjuhës: Nxënësit mund të përfitojnë nga korrigjimi i automatizuar dhe të mësojnë nga përmirësimet e sugjeruara në shkrimin e tyre.

Ndihmës personal: Duke ndihmuar në krijimin e përmbajtjeve pa gabime dhe të strukturuara mirë, Drejtshkrimori shërben si një ndihmës personal i secilit që shkruan. 

Siguri dhe besueshmëri: Tekstet tuaja mbrohen përmes lidhjeve standarde të sigurta të internetit SSL. Asnjë dokument nuk ruhet në serverët tanë.

Këto veçori e bëjnë një mjet të domosdoshëm për shqipfolësit që synojnë të përmirësojnë cilësinë dhe saktësinë e përmbajtjes së tyre të shkruar.