Publikime

Bashkimi i ri gjuhësor mbarëshqiptar, i domosdoshëm!
Gjuha standarde shqipe dhe dialektet e shqipes sot
U mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”
Forma paralele të së pakryerës së foljes ‘them’
Mirëmëngjesi Kosovë – Mirëmëngjes Shqipëri
Shqipja e përdorur në rrjete sociale, rasti i Facebook-ut
Ruaju apo ruhu? Një problem i diskutueshëm morfologjik
Lidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi
Mundësi të reja të pasurimit të gjuhës
Intervistë me z. Lulëzim Shishani në ATV
Barasvlerësit shqip të termëve të huaja në terminologjinë e informatikës
Gabimet më të shpeshta gjuhësore në gazetat që botohen në Maqedoninë e Veriut
Parimet dhe kriteret për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe
Toponimia dhe shtrirja dialektore e shqipes - dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut
Letër e hapur për bashkim gjuhësor
Konferencë për media më 5 nëntor, 2022 (e shtunë), ora 14.00, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë
Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të Zi
Disa këshilla të thjeshta gjuhësore
Shpallet fajtor dhe dënohet për shpifje zyrtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Valter Memisha
Gjuha shqipe në erën digjitale
Falas për banorët e Republikës së Kosovës
Konflikte gjuhësore gjatë përdorimit të varieteteve në terminologjinë kompjuterike
Fjalori i madh i gjuhës shqipe i Republikës së Kosovës drejt suksesit
Fjalori i madh drejtshkrimor me 300.000 faqe i Republikës së Kosovës
Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”
Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!
Padi penale kundër Valter Memishajt, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Formohet Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Barasvlerësit shqip të termëve të huaja në terminologjinë e informatikës

Hyrje

Me zhvillimin e teknologjive të reja dhe të shkencës së informatikës në mesin e shek. XX, ndodhën ndryshime të shumta në të gjitha poret e jetës. Në këtë kontekst, në gjuhësi u shfaq një dukuri specifike, – krijimi “i gjuhës” së re në fushën e informatikës. Edhe pse po ashtu në fushat e tjera kemi zhvillim të shkencës, terminologjia e informatikës vlerësohet më ndryshe dhe më e veçantë, si për nga shpejtësia e përhapjes në të gjitha gjuhët, ashtu edhe nga gjithëpërfshirja e përdoru­esve të kompjuterëve personalë e të internetit. Mënyra se si kri­johet kjo “gjuhë e re” kompjuterike gjithashtu është mjaft spe­cifike, – në fakt ajo është gjuha origjinale, “e vjetër” e anglishtes, me kuptime të reja, e përshtatur për informatikën dhe teknologjinë e re.  Pra, shumë fjalë që kanë qenë pjesë e korpusit të gjuhës stan­darde angleze, krahas kuptimit të vjetër, marrin edhe kuptim të ri, i cili regjistrohet si kuptim i ri në fjalorin standard, por njëkohësisht hartohen edhe fjalorë të rinj, vetëm të terminologjisë informatike.

Terminologjia e informatikës u krijua në gjuhën angleze. Këta terma në fillim përdoreshin në të shumtën e rasteve si terma nga gjuha angleze, kështu ishte edhe me gjuhën shqipe, mirëpo me kalimin e kohës zhvillohet edhe terminologjia e informatikës në gjuhën shqipe e me kohë u krijua edhe vokabulari i informatikës në gjuhën shqipe, i cili tani për tani është përzierje e fjalëve dhe e shprehjeve angleze, fjalë të cilat tërësisht janë të përkthyera, si dhe fjalë e shprehje krejtë­sisht të reja, specifike për terminologjinë e informatikës në gjuhën shqipe. Një listë e përpiluar nga gjuhëtari Emil Lafe prej 600 anglicizmash, që lidhen me fushën kompju­terike, informatike e të internetit dhe që janë të njohur në një masë pak a shumë të gjerë njerëzish në Shqipëri, Maqedoni e në Kosovë, të cilët nuk mund të përfytyrohen pa një varg emërtimesh anglisht. Janë botuar edhe fjalorë të informatikës me për­pje­kje të mira për shqipërim termash[1].

Megjithatë, emërtimet kompjuterike në të shumtën e rasteve nuk janë të rregulluara mirë, prej këtej krijohen edhe shumë dilema, pasiguri e dyshime (Jurko 2005: 235), që e bën këtë fushë të jetë interesante për hulumtim, jo vetëm nga aspekti leksi­ko­logjik, në kuadër të kontakteve gjuhësore, por edhe në aspektin e konflikteve gjuhësore, si dhe të manifestimeve të ndryshme të ideologjive gjuhësore. Në këtë punim ne dëshirojmë që, nëpërmjet shembujve, të tregojmë se në çfarë mënyre zhvillohet termi­no­lo­gjia e informatikës në gjuhën shqipe dhe të sjellim disa përfu­ndi­me nga të dhënat përkatëse.

Materiale dhe metodat

Nga vokabulari i gjuhës angleze kemi marrë 50 fjalë dhe përkthimet e tyre në gjuhën shqipe nga tre burime: Caka, Nebi; Dika, Agni; Rodiqi, Seb: “Fjalor i informatikës anglisht-shqip, shqip-anglisht. Dictionary of Informatics English–Albanian, Alba­nian–English”, Prishtinë, 2005, f. 499; “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, Tiranë, 1998; “Megabajt, online fjalor i informatikës”. Rezultatet i kemi klasifikuar në këtë mënyrë:

  • Terma të informatikës që në gjuhën shqipe janë përkthyer fjalë për fjalë nga gjuha angleze: mouse – miush, windows – dritare, explorer – kërkues etj.
  • Terma të cilët në gjuhën shqipe përdoren si në anglishten burimore, me ndonjë përshtatje të mundshme: software softuer.
  • Terma të cilët jepen në gjuhën shqipe me term të ri: file – skedë, upload – mbart, downland – zhbart.

Mjaft e rëndësishme është edhe shkalla e përshtatjes së anglicizmave në gjuhën shqipe:

  1. Huazimet nuk shkruhen sipas grafisë origjinale, por sipas grafisë së shqipes: kopi pejs (copy past), sërç (search).
  2. Një numër anglicizmash të rinj shkruhen si në anglisht: copyright, e-mail, zoom.
  3. Në disa raste përdoret herë forma shqipe sipas shqiptimit, herë forma e anglishtes sipas grafisë: onlajn / online, flesh / flach. 
  4. Në një numër të vogël rastesh fjala shkruhet si në angli­shte dhe shqiptohet si të ishte fjalë e shqipes: modem, monitor. 

Këto klasifikime tre­gojnë se në cilin grup kemi më shumë fjalë dhe nëpërmjet kësaj mu­nd të përfundojmë se në çfarë mënyre është krijuar e po kri­johet terminologjia e informatikës në gjuhën shqipe. Gjithashtu mu­nd të ndjekim zhvillimin e kësaj termino­logjie dhe dallimet nga burime të ndryshme, gjegjësisht nëpërmjet fjalorëve nga fillimi i viteve ’90 deri sot, vallë kanë ndodhur ndryshime në krijimin e termave të rinj. Duhet të theksojmë se për shkak të përfshirjes së një numri të vogël fjalësh në këtë punim, nuk është e mundur të japim përfundime se cila prirje është e pranishme në terminologjinë e informatikës në gjuhën shqipe sot, edhe pse janë tre­guar disa drejtime të mundshme. Për këtë hulumtim gjuhësor është përdorur metoda e analizës kontrastive të gjuhëve të ndryshme.

Rezultatet

Në tabelën më poshtë kemi përfshirë përkthimin e 78 fjalëve nga fusha e kompjuteristikës, të zgjedhura rastësisht nga disa fjalorë. Këto rezultate përafërsisht përputhen me rezultatet e studiuesit Nebi Caka, i cili thekson se 75% e termave në anglisht janë dhënë me barasvlerësit e tyre në shqip, ndërsa pjesa tjetër 25% është dhënë me perifrazime (Caka 2005a: 242); edhe në këtë studim rreth 20% të termave janë dhënë me perifrazime, rreth 17% janë fjalë të njëjta si në anglisht, kurse me barasvlerësit e tyre në gjuhën shqipe kemi rreth 63%.

 

Fjala në gjuhën angleze

Ramazan Hysa:

Fjalor anglisht-shqip

(1998)

Ilir Hoti: Fjalori enciklopedik (2001)

Arif Tomçini:

Fjalori anglisht-shqip i radioelektronikës (2004)

Caka,N; Dika,A; Rodiqi,S: Fjalor i informatikës anglisht - shqip, shqip-anglisht. (2005)

Fjalori i termave të informatikës – FTI

  1.  

access

/

hyrje

/

akses

qasje

  1.  

Adapter

/

/

/

përshtatës, adapter

përshtatës

  1.  

adder

/

/

pajisje, shumatore, qark mbledhës / shumator

mbledhës

/

  1.  

adjustment

/

rregullim

/

akordim, përshtatje, rregullim

përshtatje

  1.  

amplifier

/

/

përforcues, zmadhues, rritës, amplifikator

përforcues, amplifikator

/

  1.  

apply

/

/

zbatoj, përdor, ushtroj, aplikoj

zbatoj (aplikoj, përdor)

/

  1.  

available

/

/

 

në dispozicion

në dispozicion

  1.  

bar

/

/

 

/

shirit

  1.  

binary

/

/

dysh, dyshor, me bazë dysh, binar

binar (dyjar)

/

  1.  

browser

/

 

 

kërkues i uebit

shfletues
  1.  

byte

Bajt

 

 

bajt

/

  1.  

character

germë, shkronjë

germë, numër

 

shkronjë, germë, numër

/

  1.  

cipher

/

/

shifër, zero

numër, simbol, shifër

/

  1.  

circuit

/

/

rrethojë, qark, kontur

qark

/

  1.  

clip

/

/

kapëse, mbërthej

/

/

  1.  

clipboard

/

/

 

klipboard, letërmbajtëse

kujtesa e fragmenteve
  1.  

code

/

/

kod shifër, kodoj

kod

 

  1.  

computer

/

kompjuter, mjet llogaritës

ordinator, pajisje elektronike që shërben për ruajtjen dhe përpunimin e informacionit, makinë llogaritëse elektronike, kompjuter.

kompjuter

/

  1.  

crop

/

/

 

pres figurën, prerje

pres anët

  1.  

data

/

/

të dhëna, fakte

dhëna (të)

 

  1.  

demote

/

/

/

/

ul nivelin

  1.  

display

/

ekranizim

/

paraqit (në ekran)

/

  1.  

download

transferoj, hedh

ngarkim elektronik

/

zhbart, shkarkoj

/

  1.  

drive

 

 

/

shkronjë e njësisë së diskut

njësia e diskut

  1.  

e-mail

 

postë elektronike

/

postë elektronike

/

  1.  

enable

 

 

/

mundësoj, lejoj

aftësoj
  1.  

file

fishë, skedë, dosje

dosje, skedë, skedar

/

fajl

skedar

  1.  

file format

 

/

/

format i fajlit

formati i skedarit

  1.  

flag

 

/

/

flamur (tregues)

shënoj me flamur

  1.  

flagged

 

/

/

indikator, 

i shënuar me flamur
  1.  

folder

dosje

/

/

folder, dosje, direktorium, katalog

/

  1.  

font

komplet germash, lloj germash

/

/

font (tërësi shenjash grafike)

/

  1.  

fuzzing

 

/

/

/

testim arbitrar

  1.  

gridline

 

/

/

rrjet

vijat e rrjetës
  1.  

guides

 

/

/

udhëzues

vija udhëzuese

  1.  

hacker

pirat informatik

/

/

haker, pirat informatik

/

  1.  

hardwer

pjesë mekanike / elektronike, material strukturor

/

/

harduer

/

  1.  

header

/

/

/

kryesoj

koka e faqes

  1.  

imaging

/

/

/

/

përpunimi i imazhit
  1.  

ink

/

/

/

/

shënim me penë

  1.  

labtop

/

kompjuter lëvizës

/

laptop

 

  1.  

link

/

lidhje

/

vegëz, lidhje

 

  1.  

locate

/

/

/

vendoj, përcaktoj vend

gjej vendndodhjen

  1.  

location

/

/

/

/

vendndodhje

  1.  

log file

/

/

/

/

skedari i evidencës

  1.  

loop

/

/

/

/

kryej një cikël

  1.  

menu

meny

/

/

meny

/

  1.  

monitor

monitor

/

/

monitor (ekran)

/

  1.  

mouse

mi

/

/

mi (maus)

/

  1.  

mute

/

/

/

/

pa zë

  1.  

navigacion

/

/

/

navigim (shfletim)

lundrim

  1.  

nickname

/

/

/

nofkë (pseudonim)

nofkë

  1.  

nudge

/

/

/

/

lëviz ngadalë

  1.  

on-line

/

në linjë

/

në linjë

 

  1.  

overview

/

 

/

/

shqyrtim

  1.  

personal computer

/

kompjuter stacionar

/

kompjuter personal

/

  1.  

playback

/

/

/

/

rilexim

  1.  

print

/

/

/

shtyp

printim

  1.  

printer

printer, pajisje shtypi

/

/

/

/

  1.  

procesor

procesor, përpunues informacioni

/

/

procesori (njësi qendrore e përpunimit)

/

  1.  

promote

/

/

/

/

ngre një nivel

  1.  

prompt

/

/

/

/

shenjë gatishmërie

  1.  

remote

/

/

/

/

largësi

  1.  

remove

/

/

/

hequr

largoj

  1.  

scanner

skaner, analizator

/

/

skaner

/

  1.  

section

/

/

/

seksion

seksion

  1.  

selection

/

/

/

përzgjedh

përzgjedhje

  1.  

spam

/

/

/

/

postë e bezdisshme

  1.  

stream

/

/

/

/

transmetim i vazhdueshëm

  1.  

terminal

terminal, element fudor

/

/

terminal, skaj

 

  1.  

toolbar

 

/

/

/

shiriti i veglave

  1.  

update

freskoj, azhuroj

/

/

përditësim

/

  1.  

upload

/

ngarkim me program

/

/

/

  1.  

virus

/

 

/

virus

/

  1.  

web page

/

faqe rrjeti, faqe merimange, faqe veb, faqe interneti

/

/

/

  1.  

wireless

/

 

/

pa tel

     pa tel
  1.  

www

/

rrjet i mbarëbotshëm

/

rrjet kompjuterik mbarëkombëtar

 

  1.  

window

/

dritare

/

dritare

 

Nga 78 fjalët më shpesh të përdorura në terminologjinë e informatikës, të zgjedhura rastësisht përkthimet i klasifikuam në tre grupe. Më tepër fjalë (22 ose 28.20 % ) klasifikuam në grupin e parë në të cilën janë fjalët nga gjuha angleze që janë përkthyer fjalë për fjalë në gjuhën shqipe.  (mouse – miu, windows – dritare, explorer – kërkues etj.),

Tabela 2. Fjalë angleze të përkthyer fjalë për fjalë në gjuhën shqipe 

 

Fjala në gjuhën angleze

Ramazan Hysa:

Fjalor anglisht-shqip

(1998)

Ilir Hoti: Fjalori enciklopedik (2001)

Arif Tomçini:

Fjalori anglisht-shqip i radioelektronikës (2004)

Caka,N; Dika,A; Rodiqi,S: Fjalor i informatikës anglisht - shqip, shqip-anglisht. (2005)

Fjalori i termave të informatikës – FTI

 

access

/

hyrje

/

akses

qasje

 

Adapter

/

/

/

përshtatës, adapter

përshtatës

  1. 1

apply

/

/

zbatoj, përdor, ushtroj, aplikoj

zbatoj (aplikoj, përdor)

/

  1.  

bar

/

/

 

/

shirit

  1.  

binary

/

/

dysh, dyshor, me bazë dysh, binar

dyjar

/

  1.  

character

germë, shkronjë

germë, numër

 

shkronjë, germë, numër

/

  1.  

cipher

/

/

shifër, zero

numër, simbol, shifër

/

  1.  

circuit

/

/

rrethojë, qark, kontur

qark

/

  1.  

data

/

/

të dhëna, fakte

dhëna (të)

 

  1.  

download

transferoj, hedh

ngarkim elektronik

/

zhbart, shkarkoj

/

  1.  

e-mail

 

postë elektronike

/

postë elektronike

/

  1.  

file format

 

/

/

format i fajlit

formati i skedarit

  1.  

folder

dosje

/

/

folder, dosje, direktorium, katalog

/

  1.  

link

/

lidhje

/

vegëz, lidhje

 

  1.  

locate

/

/

/

vendoj, përcaktoj vend

gjej vendndodhjen

  1.  

location

/

/

/

/

vendndodhje

  1.  

navigacion

/

/

/

navigim (shfletim)

lundrim

  1.  

nickname

/

/

/

nofkë (pseudonim)

nofkë

  1.  

print

/

/

/

shtyp

printim

  1.  

remote

/

/

/

/

largësi

  1.  

remove

/

/

/

hequr

largoj

  1.  

selection

/

/

/

përzgjedh

përzgjedhje

Në grupin e dytë gjenden fjalët ( 13 ose 16.66 %) të cilat aspak nuk janë përkthyer, por në gjuhën shqipe përdoren të njëjtat fjalë si në anglishten burimore, me ndonjë adaptim eventual (software – softuer, byte - bajt)

Tabela 3. Fjalë angleze të adaptuara leksikut të gjuhës shqipe 

 

Fjala në gjuhën angleze

Ramazan Hysa:

Fjalor anglisht-shqip

(1998)

Ilir Hoti: Fjalori enciklopedik (2001)

Arif Tomçini:

Fjalori anglisht-shqip i radioelektronikës (2004)

Caka,N; Dika,A; Rodiqi,S: Fjalor i informatikës anglisht - shqip, shqip-anglisht. (2005)

Fjalori i termave të informatikës – FTI

  1. 1

binary

/

/

dysh, dyshor, me bazë dysh, binar

binar (dyjar)

/

  1.  

byte

Bajt

 

 

bajt

/

  1.  

code

/

/

kod shifër, kodoj

kod

 

  1.  

computer

/

kompjuter, 

kompjuter.

kompjuter

 

  1.  

hardwer

pjesë mekanike / elektronike, material strukturor

/

/

harduer

 

  1.  

menu

meny

/

/

meny

/

  1.  

monitor

monitor

/

/

monitor (ekran)

/

  1.  

personal computer

/

kompjuter stacionar

/

kompjuter personal

/

  1.  

procesor

procesor, përpunues informacioni

/

/

procesori (njësi qendrore e përpunimit)

/

  1.  

scanner

skaner, analizator

/

/

skaner

/

  1.  

section

/

/

/

seksion

seksion

  1.  

terminal

terminal, element fudor

/

/

terminal, skaj

 

  1.  

virus

/

 

/

virus

/

Në grupin e tretë gjenden fjalë (21 ose 27 % ) të cilat janë përkthyer në gjuhën shqipe me termin të ri (file – skedë, upload- mbart, downland – zhbart)

Tabela 4. Shprehje në gjuhën shqipe për disa terme angleze 

 

Fjala në gjuhën angleze

Ramazan Hysa:

Fjalor anglisht-shqip

(1998)

Ilir Hoti: Fjalori enciklopedik (2001)

Arif Tomçini:

Fjalori anglisht-shqip i radioelektronikës (2004)

Caka,N; Dika,A; Rodiqi,S: Fjalor i informatikës anglisht - shqip, shqip-anglisht. (2005)

Fjalori i termave të informatikës – FTI

  1.  

adjustment

/

rregullim

/

akordim, përshtatje, rregullim

përshtatje

  1.  

amplifier

/

/

përforcues, zmadhues, rritës, amplifikator

përforcues, amplifikator

/

  1.  

available

/

/

 

në dispozicion

në dispozicion

  1.  

browser

/

 

 

kërkues i uebit

shfletues
  1.  

clip

/

/

kapëse, mbërthej

/

/

  1.  

clipboard

/

/

 

klipboard, letërmbajtëse

kujtesa e fragmenteve
  1.  

crop

/

/

 

pres figurën, prerje

pres anët

  1.  

demote

/

/

/

/

ul nivelin

  1.  

display

/

ekranizim

/

paraqit (në ekran)

/

  1.  

drive

 

 

/

shkronjë e njësisë së diskut

njësia e diskut

  1.  

enable

 

 

/

mundësoj, lejoj

aftësoj
  1.  

file

fishë, skedë, dosje

dosje, skedë, skedar

/

fajl

skedar

  1.  

flagged

 

/

/

indikator, 

i shënuar me flamur
  1.  

fuzzing

 

/

/

/

testim arbitrar

  1.  

hacker

pirat informatik

/

/

haker, pirat informatik

/

  1.  

header

/

/

/

kryesoj

koka e faqes

  1.  

overview

/

 

/

/

shqyrtim

  1.  

playback

/

/

/

/

rilexim

  1.  

printer

printer, pajisje shtypi

/

/

/

/

  1.  

update

freskoj, azhuroj

/

/

përditësim

/

  1.  

web page

/

faqe rrjeti, faqe merimange, faqe veb, faqe interneti

/

/

/

Me rëndësi është të përmendet se në terminologjinë e informatikës në gjuhën angleze është vërejtur edhe një numër i caktuar termash (15 ose 19.23% ) për të cilat nuk mund të gjejmë përkthim me një fjalë, por shpjegimi bëhet duke përshkruar.

Tabela 5. Përkthim përshkrues i termeve informative të anglishtes 

 

Fjala në gjuhën angleze

Ramazan Hysa:

Fjalor anglisht-shqip

(1998)

Ilir Hoti: Fjalori enciklopedik (2001)

Arif Tomçini:

Fjalori anglisht-shqip i radioelektronikës (2004)

Caka,N; Dika,A; Rodiqi,S: Fjalor i informatikës anglisht - shqip, shqip-anglisht. (2005)

Fjalori i termave të informatikës – FTI

  1.  

font

komplet germash, lloj germash

/

/

font (tërësi shenjash grafike)

/

  1.  

imaging

/

/

/

/

përpunimi i imazhit
  1.  

ink

/

/

/

/

shënim me penë

  1.  

labtop

/

kompjuter lëvizës

/

laptop

 

  1.  

log file

/

/

/

/

skedari i evidencës

  1.  

loop

/

/

/

/

kryej një cikël

  1.  

mute

/

/

/

/

pa zë

  1.  

nudge

/

/

/

/

lëviz ngadalë

  1.  

promote

/

/

/

/

ngre një nivel

  1.  

prompt

/

/

/

/

shenjë gatishmërie

  1.  

spam

/

/

/

/

postë e bezdisshme

  1.  

stream

/

/

/

/

transmetim i vazhdueshëm

  1.  

upload

/

ngarkim me program

/

/

/

  1.  

wireless

/

 

/

pa tel

     pa tel
  1.  

www

/

rrjet i mbarëbotshëm

/

rrjet kompjuterik mbarëkombëtar

 

Nëse vështrohen termet e përfshira në fjalorin e vitit 1998, do të shohim se disa terme aspak nuk ekzistojnë dhe nuk paraqiten në fjalorin e 200, sigurisht për shkak se ato terme atëherë aspak nuk kanë ekzistuar në leksik. Nga ana tjetër me zhvillimin e teknologjisë paraqiten edhe termet e rinj që lidhen me to, dhe në këtë mënyrë zgjerohet vetë korpusi i fjalorit. Rezultatet e studiuesit Nebi Caka  se 75 % e termave në anglisht janë dhënë me barasvlerësit e tyre në shqip, ndërsa pjesa tjetër 25 % është dhënë me parafrazime (Caka 2005a:242), deri diku përputhet edhe në këtë studim ku  rreth 20 % të termave janë fituar me parafrazime, rreth 17 % janë fjalë të njëjta si në anglisht, kurse me barasvlerësit e tyre në gjuhën shqipe kemi rreth 63 %).

Analiza krahasuese të emërtimeve kompjuterike nga ana e studentëve në ligjërimin e përditshëm

Për të vërtetuar më mirë ndikimin në shqipe të gjuhës an­gle­ze në për­do­rimin e emërtimeve kompjuterike, si dhe sipas rezu­ltateve, jemi në gjendje të nxjerrim përfundime për konfliktin gjuhë­sor dhe ideologjinë gjuhësore. Pikërisht hulumtimi ynë, mi­dis të tjerave, duhet të na sigurojë informacion për intensitetin e formën e përshtatjeve të tilla, në bazë të të cilave mund të sjellim përfundime për mundësinë e përdorimit dhe natyrën e ideologjisë së dhënë gjuhësore.

Kemi zhvilluar një hulumtim midis studentëve të gjuhës shqi­pe në dy universitetet shqiptare në  Maqedoni, atë të UEJL dhe USHT. Në vijim po japim një pasqyrë të procedurave metodo­lo­gjike, të rezultateve të hulumtimit dhe përfundimet, që vijmë në­pë­rmjet rezultateve të hulumtimit në kuadër të konfliktit gjuhësor dhe ideologjisë gjuhësore.

   4.1. Procedurat  metodologjike

Hulumtimi u zhvillua në vitin akademik 2014-2015. Janë anketuar 116 studentë të moshave dhe të fakulteteve të ndryshme. Në hulumtim është përdorur një pyetësor, nga i cili dallojmë disa mënyra të mbledhjes së materialit. 

Në pjesën e parë studentët tregojnë variantet e emërtimit të 8 termave kompjuterikë (Tabela 1). Në pjesën e dytë të pyetësorit të anketuarve u jepen disa lloje të shprehjeve në gjuhën angleze, si dhe shprehje burimore të shqipes, për 10 terma në fushën e kompjuteristikës. Detyra e të anketuarve ishte që të rrethojnë një ose më shumë nga shprehjet e dhëna, të cilat i përdorin më shpesh (Tabela 2). 

1. Mosha

192021222328
1841401115

 

2.Gjinia

MF
4076

 3. A keni qasje në internet

POJO
1160

 

4. Sa kohë në ditë kaloni në internet

Më pak se një orëDeri 3 orëMë shumë se 3 orë
14570

 

5. Në internet më tepër

Luani lojëra Përdorin rrjete sociale (facebook)Lexoni lajmePërdorni për nevoja studimi

1

72

12

31

 

Emërtimi i termave kompjuterike të rastit

  1.  
kompjuteri personal

kompjuter 78; PC 35; Computer 3

 

  1.  
compjuteri mbajtësllaptop 71; laptop 41; lop-top 2; lloptop 2
  1.  
gamepadpllejstejshën 32; playstation 18; plek­ste­­­j­shën 16; dorza 10; doreza   21; do­rëz 1; xhestik  4;  raiçka 11;                     so­n­y­­­­pla­ystation 1; sonë 1; videoloja 1
  1.  
printeriprinter 15; scanner 1
  1.  
downloaddounllod 30; download 36; daunllod 4; donllaud 2; dounllod 15;   donladoj 2;  shkarko 10; shkarkim 14; zbritje 3
  1.  
deletedelete 83; fshirje 2; fshij 25; fshi 6
  1.  
forwardforward 25; forward 63; forvard 26; përpara 2
  1.  
saveruaje 28; ruj 3; save 11; sejv 45; save 26; regjistro 3

Tabela 1. Si i emërtojnë studentët 8 termat kompjuterikë të rastit? 

Nga anketat e realizuara vijmë  në disa  përfundime të rën­dë­si­shme sa i përket përdorimit të termave kompjuterikë në je­të­n e për­ditshme të studentëve. Ky përdorim bëhet në disa mënyra: duke pranuar ter­mi­n pa u përkthyer në shqip dhe duke e përkthyer termin nga an­g­­li­­shtja në gjuhën shqipe, numër më i vogël në krahasim me adaptimin. 

Nga tabela shohim se për termin gamepadjanë përdorur 11 forma, prej tyre disa si variante të një formepllejstejshën 32 / playstation 18 / plek­ste­­­j­shën 16 / dorza 10 / doreza 21 / do­rëz 1; për termin dawnload janë përdorur 9 formaprej të cilave 6 forma janë adaptim në gjuhën shqipe: dounllod 30 / download 36 / daunllod 4; donllaud 2 / dounllod 15 / donladoj 2; 3 forma janë përkthime: shkarko 10 / shkarkim 14 / zbritje 3. Studentët për termin save përdorin gjithsej 6 forma, prej tyre 3 janë variante përshtatjeje: save 11 / sejv 45 / save 26; 3 janë përkthime: ruaje 28 / ruj 3 / regjistro 3.

Përdorimi më i shpeshtë i varianteve të termave kompjuterikë në ligjërimin e përditshëm të studentëve

Në pjesën e dytë të pyetësorit u hulumtuan 16 shprehje, duke rrethuar cilët nga këta terma përdorin më shpesh. Gjithsej morën pjesë 116 studentë. Të gjithë studentët kishin të drejtë të rrethonin nga një ose më shumë terma, varësisht nga përdorimi i tyre. Lista më poshtë tregon përqindjet e fituara nga përgjigjet e të anketuarve. 

 

Variantet e termave kompjuterike

Përqindja
  1.  

internet

rrjeti

neti

rrjeti botëror

rrjeti  kompjuterik global

rrjeti kompjuterik botëror

90%

7%

38%

4%

1,7 %

18%

  1.  

support

përkrahje

ndihmë

ndihmesë

mbështetje

89%

14%

0%

0%

1,7%

  1.  

online

në lidhje

drejtpërdrejt

88.3%

50%

8.3%

  1.  

file

dosje

skedar

skedë

varg

98.3%

27%

10%

17%

6.7%

  1.  

homepage

faqja hyrëse

hyrja

faqja kryesore

96.7 %

16.7%

13.4%

26.7%

  1.  

translation

shqipërim

përkthim

90%

3.4%

80%

  1.  

site

faqe

strukturë faqesh

86.7%

96.6 %

8.3%

  1.  

        logo

stemë

stampë

pullë

98.3%

6.7%

3.4%

1.7%

  1.  

link

lidhës

urëlidhës

ndërlidhës

93.3%

3.3%

5%

1.7%

  1.  

deafult

i parazgjedhur

i zgjedhur automatikisht

vetvetiu

73.3%

30%

23.3%

8.3%

  1.  

taggimi

përcaktimi i fotografisë

96.7%

6.7%

  1.  

restartoni

ndizeni përsëri

98.3%

5%

  1.  

mejli

maili

posta elektronike

44%

58.4%

3.4%

  1.  

hardware

harduer

pjesë metalike

pjesë elektronike

pajisje

23.4%

50%

41.7%

0%

1.7%

  1.  

passwordi

fjalëkalimi

98.3%

6,7%

  1.  

software

softuer

program

mjet programues

program kompjuterik

55%

50%

33.4%

0%

0%

Tabela 2. Termat që përdoren më së shumti në fushën  kompjuterike 

Përfundim

Nga analizat e bëra vijmë në përfundim se terminologjia e informatikës në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhë të tjera, zhvillohet e pasurohet vazhdimisht, me mënyra e mjete të ndryshme. Në të shumtën e rasteve, për shkak se shqipja s’ka terma të njëjtë, përdoret termi burimor i anglishtes, deri sa të gjendet ndonjë përkthim përkatës. Por, siç shohim edhe në tabelë, në shumë raste të rinjtë paralelisht përdorin më shumë terma për të njëjtin koncept. Një numër termash janë përkthime të thjeshta nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për shkak se të gjithë termat e informatikës burimin e kanë nga gjuha angleze. Disa terma janë përkthyer në gjuhën shqipe, kurse disa, për shkak se nuk mund të gjendet vetëm një fjalë, zëvendësohen me forma përshkruese. Në vetë korpusin e fjalorëve dhe në manualet e shumta në këtë fushë vërejmë se ka ndikime nga jashtë, si në përdorimin e termave në ligjërimin e përditshëm, ashtu edhe në korpusin e fjalorit terminologjik ose standard të përgjithshëm. Për shkak të numrit të kufizuar të fjalëve të zgjedhura në analizën tonë, nuk mund të pohojmë me saktësi se cila nga prirjet ndikon më shumë në krijimin e emërtimeve shqipe të informatikës, pra, nevojitet një studim më i gjerë, duke përfshirë një numër më të madh termash. 

Prof.dr. Mustafa Ibrahimi

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup

[email protected]

 

Literatura

CAKA, NEBI. (2005a). Terminologjia e informatikës në gjuhën shqipe dhe standardizimi i saj në fjalorë. Në Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë (Konferencë shkencore, Tiranë, 3 dhjetor 2004). Tiranë.

CAKA,Nebi; DIKA, Agni; RODIQI, Seb. (2005b). Fjalor i informatikës anglisht-shqip, shqip-anglisht. Dictionary of Informatics English-Albanian, Albanian –English. Prishtinë, f.499.

HOTI, Ilir. (2001). Fjalori enciklopedik anglisht – italisht – shqip për bankën, biznesin, bursën, ekonominë...internetin.... Durrës.

HYSA, Ramazan (1998). Fjalor anglisht-shqip. Tiranë.

LAFE, Emil. (2011). Rreth fjalëve me burim nga anglishtja në shqipen e sotme. (Konferencë shkencore “Java e Albanologjisë”, Prishtinë, 25-29 tetor 2010). Botuar në Albanologji, nr.1/2010, vëll.II. Prishtinë.

TOMÇINI, B. Arif. (2004). Fjalori anglisht-shqip i radioelektronikës. Toena:Tiranë

http://www.albasoftgroup.com/sq/Softuer%C3%AB/Fjalori-i-termave-t%C3%AB-informatik%C3%ABs---FTI

Caka, Nebi; Dika, Agni; Rodiqi, Seb: Fjalor i informatikës anglisht-shqip, shqip-anglisht. Dictionary of Informatics English-Albanian, Albanian –English. Prishtinë, 2005, f. 499.