Publikime

Bashkimi i ri gjuhësor mbarëshqiptar, i domosdoshëm!
Gjuha standarde shqipe dhe dialektet e shqipes sot
U mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”
Forma paralele të së pakryerës së foljes ‘them’
Mirëmëngjesi Kosovë – Mirëmëngjes Shqipëri
Shqipja e përdorur në rrjete sociale, rasti i Facebook-ut
Ruaju apo ruhu? Një problem i diskutueshëm morfologjik
Lidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi
Mundësi të reja të pasurimit të gjuhës
Intervistë me z. Lulëzim Shishani në ATV
Barasvlerësit shqip të termëve të huaja në terminologjinë e informatikës
Gabimet më të shpeshta gjuhësore në gazetat që botohen në Maqedoninë e Veriut
Parimet dhe kriteret për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe
Toponimia dhe shtrirja dialektore e shqipes - dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut
Letër e hapur për bashkim gjuhësor
Konferencë për media më 5 nëntor, 2022 (e shtunë), ora 14.00, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë
Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të Zi
Disa këshilla të thjeshta gjuhësore
Shpallet fajtor dhe dënohet për shpifje zyrtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Valter Memisha
Gjuha shqipe në erën digjitale
Falas për banorët e Republikës së Kosovës
Konflikte gjuhësore gjatë përdorimit të varieteteve në terminologjinë kompjuterike
Fjalori i madh i gjuhës shqipe i Republikës së Kosovës drejt suksesit
Fjalori i madh drejtshkrimor me 300.000 faqe i Republikës së Kosovës
Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”
Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!
Padi penale kundër Valter Memishajt, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Formohet Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

U mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”

Në Ulqin, më datën 04.11.2023 u mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”, e organizuar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me kompaninë Albasoft shpk nga Prishtina.

Pjesëmarrësit në këtë punëtori ishin përfaqësues të shkollave shqipe, punëtorë nga administrata shtetërore, studentë e qytetarë të interesuar për përdorimin e platformës softuerike Kulla e shqipes, të blerë së fundmi nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi.

Ata u shprehën tejet të kënaqur nga mundësia e ofruar për përdorim të veglave digjitale bashkëkohore për gjuhën shqipe.

Përfaqësues të kompanisë bënë prezantimin praktik të kësaj platforme, ndërsa përfaqësuesi nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi z. Arben Xhurreta, në emër të ministrisë dhe Ministrit tha “Si ministri kemi qenë çdoherë afër jush, dhe brenda mundësive tona kemi bërë të mundur që këtë platformë moderne digjitale t’ua ofrojmë çdo qytetari të Malit të Zi, në kompjuterët, laptopët, apo telefonat e tyre.”

Qendra për Edukim dhe Përparim