Publikime

Bashkimi i ri gjuhësor mbarëshqiptar, i domosdoshëm!
Gjuha standarde shqipe dhe dialektet e shqipes sot
U mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”
Forma paralele të së pakryerës së foljes ‘them’
Mirëmëngjesi Kosovë – Mirëmëngjes Shqipëri
Shqipja e përdorur në rrjete sociale, rasti i Facebook-ut
Ruaju apo ruhu? Një problem i diskutueshëm morfologjik
Lidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi
Mundësi të reja të pasurimit të gjuhës
Intervistë me z. Lulëzim Shishani në ATV
Barasvlerësit shqip të termëve të huaja në terminologjinë e informatikës
Gabimet më të shpeshta gjuhësore në gazetat që botohen në Maqedoninë e Veriut
Parimet dhe kriteret për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe
Toponimia dhe shtrirja dialektore e shqipes - dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut
Letër e hapur për bashkim gjuhësor
Konferencë për media më 5 nëntor, 2022 (e shtunë), ora 14.00, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë
Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të Zi
Disa këshilla të thjeshta gjuhësore
Shpallet fajtor dhe dënohet për shpifje zyrtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Valter Memisha
Gjuha shqipe në erën digjitale
Falas për banorët e Republikës së Kosovës
Konflikte gjuhësore gjatë përdorimit të varieteteve në terminologjinë kompjuterike
Fjalori i madh i gjuhës shqipe i Republikës së Kosovës drejt suksesit
Fjalori i madh drejtshkrimor me 300.000 faqe i Republikës së Kosovës
Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”
Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!
Padi penale kundër Valter Memishajt, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Formohet Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të Zi

Sot në komunën e Tuzit është prezantuar projekti “Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi”. Në këtë aktivitet është paraqitur edhe maketi i Librit të madh të gjuhës shqipe. 

Aktiviteti është mbajtur në Gjimnazin e Tuzit dhe është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve. 

Ernest Culaj, drejtor i kompanisë softuerike “Albasoft”, ka shpalosur projektin para shumë personaliteteve pjesëmarrëse, që nga politikanë, intelektualë, shoqëri civile e deri te nxënës dhe qytetarë të të gjitha trevave shqiptare në Mal të Zi, të cilët kishin shprehur interesim për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje. 

Para të pranishmëve drejtori Culaj përmendi se me projektin softuerik “Kulla e shqipes 2.0” të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta mësojnë dhe ta shkruajnë drejt dhe lehtë gjuhën shqipe. 

Culaj vlerësoi se softuerët e zhvilluar nga “Albasoft-i” kanë luajtur rol të madh në ngritjen e nivelit të të shkruarit shqip dhe në përparimin e gjuhës shqipe gjithësisht. Përmes shkarkimit dhe instalimit të paketës softuerike “Kulla e shqipes”, vijoi Culaj, ofrohen të digjitalizuara: morfologjia (përmes Morfologjisë digjitale), drejtshkrimi (përmes Drejtshkrimorit), sintaksa (përmes Sintaksorit), leksiku - fjalori shpjegues më i pasur i gjuhës shqipe (përmes Fjalorit të madh të gjuhës shqipe), fjalori sinonimik (përmes Sinonimikut), mësimi i gjuhës te fëmijët (Fillestarja digjitale) e shumë softuerë të tjerë për gjuhën shqipe. 

Teksa ka paraqitur maketin e Librit të madh të gjuhës shqipe, Culaj e ka çmuar këtë krijimtari si të parën në llojin e vet. Tutje, Culaj ka folur për dimensionet dhe përmbajtjen e librit, duke bërë të ditur se përbëhet nga 8 mijë faqe të madhësisë 2 metra gjatësi dhe 1.2 metra gjerësi, të barasvlershme me 300 mijë faqe A4. 

Pjesëmarrësit e këtij organizimi shfaqën interesim të madh për t’i përdorur të gjithë softuerët e gjuhës shqipe, ndërsa Librin e madh e shihnin si një përmendore të gjallë të gjuhës shqipe.  

Prezantime të tilla të projekteve të zhvilluara nga Qendra për Edukim dhe Përparim në bashkëpunim me Albasoft-in do të vazhdojnë edhe në treva të tjera shqiptare.