Publikime

Bashkimi i ri gjuhësor mbarëshqiptar, i domosdoshëm!
Gjuha standarde shqipe dhe dialektet e shqipes sot
U mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”
Forma paralele të së pakryerës së foljes ‘them’
Mirëmëngjesi Kosovë – Mirëmëngjes Shqipëri
Shqipja e përdorur në rrjete sociale, rasti i Facebook-ut
Ruaju apo ruhu? Një problem i diskutueshëm morfologjik
Lidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi
Mundësi të reja të pasurimit të gjuhës
Intervistë me z. Lulëzim Shishani në ATV
Barasvlerësit shqip të termëve të huaja në terminologjinë e informatikës
Gabimet më të shpeshta gjuhësore në gazetat që botohen në Maqedoninë e Veriut
Parimet dhe kriteret për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe
Toponimia dhe shtrirja dialektore e shqipes - dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut
Letër e hapur për bashkim gjuhësor
Konferencë për media më 5 nëntor, 2022 (e shtunë), ora 14.00, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë
Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të Zi
Disa këshilla të thjeshta gjuhësore
Shpallet fajtor dhe dënohet për shpifje zyrtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Valter Memisha
Gjuha shqipe në erën digjitale
Falas për banorët e Republikës së Kosovës
Konflikte gjuhësore gjatë përdorimit të varieteteve në terminologjinë kompjuterike
Fjalori i madh i gjuhës shqipe i Republikës së Kosovës drejt suksesit
Fjalori i madh drejtshkrimor me 300.000 faqe i Republikës së Kosovës
Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”
Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!
Padi penale kundër Valter Memishajt, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Formohet Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Formohet Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Kemi nderin t’ju njoftojmë për formimin e Këshillit Kombëtar Shkencor të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.

Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP), nisur nga përvoja paraprake dhe në mbështetje të synimit themelor “Një komb, një gjuhë, një standard”, ka formuar Këshillin Kombëtar Shkencor për projektin “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.

Duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i identitetit shqiptar, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore midis shqiptarëve kudo që janë, me krijimin e këtij Këshilli, QEP-i synon rritjen e cilësisë për zbatimin në praktikë të shqipes standarde dhe njëkohësisht shtimin e kujdesit për të.

Këshilli ka këta anëtarë: Prof. dr. Emil Lafe, Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr. Enver Hysa, Prof. dr. Ragip Mulaku, Prof. asoc. Adelina Çerpja, Prof. dr. Qemal Murati, Prof. asoc. Anila Çepani, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. ass. dr. Naim Berisha.

Anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shkencor u garantohet autonomi e plotë shkencore për kontributin e tyre.

Përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar Shkencor të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” janë:

      - Mbikëqyrja e zbatimit të kritereve shkencore gjuhësore në projektin për prodhimin e softuerëve për gjuhën shqipe.

      - Dhënia e mendimeve, këshillave dhe sugjerimeve në zbatimin e normave të gjuhës shqipe.

      - Marrja e vendimeve gjatë punës, në raste të veçanta kur nga parimet e përgjithshme normative të gjuhës shqipe nuk ka zgjidhje.

      - Këshilli do të angazhohet për realizimin e këtij projekti mbarëkombëtar në dobi të të gjithë shqiptarëve dhe të njësimit kombëtar, në funksion të zhvillimit të arsimit, shkencës e kulturës shqiptare.

Qendra për Edukim dhe Përparim dhe Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” fton të gjithë ata që kanë synim përparimin e gjuhës shqipe, të bashkohen me ne në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm në fushën e digjitalizimit të pasurisë sonë - gjuhës shqipe.

Lulëzim Shishani, drejtor

Qendra për Edukim dhe Përparim