Publikime

Bashkimi i ri gjuhësor mbarëshqiptar, i domosdoshëm!
Gjuha standarde shqipe dhe dialektet e shqipes sot
U mbajt punëtoria për përdorimin e “Kullës së shqipes”
Forma paralele të së pakryerës së foljes ‘them’
Mirëmëngjesi Kosovë – Mirëmëngjes Shqipëri
Shqipja e përdorur në rrjete sociale, rasti i Facebook-ut
Ruaju apo ruhu? Një problem i diskutueshëm morfologjik
Lidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi
Mundësi të reja të pasurimit të gjuhës
Intervistë me z. Lulëzim Shishani në ATV
Barasvlerësit shqip të termëve të huaja në terminologjinë e informatikës
Gabimet më të shpeshta gjuhësore në gazetat që botohen në Maqedoninë e Veriut
Parimet dhe kriteret për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe
Toponimia dhe shtrirja dialektore e shqipes - dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut
Letër e hapur për bashkim gjuhësor
Konferencë për media më 5 nëntor, 2022 (e shtunë), ora 14.00, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë
Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Mal të Zi
Disa këshilla të thjeshta gjuhësore
Shpallet fajtor dhe dënohet për shpifje zyrtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Valter Memisha
Gjuha shqipe në erën digjitale
Falas për banorët e Republikës së Kosovës
Konflikte gjuhësore gjatë përdorimit të varieteteve në terminologjinë kompjuterike
Fjalori i madh i gjuhës shqipe i Republikës së Kosovës drejt suksesit
Fjalori i madh drejtshkrimor me 300.000 faqe i Republikës së Kosovës
Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”
Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!
Padi penale kundër Valter Memishajt, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Formohet Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Falas për banorët e Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, në përkrahje të projektit “Një komb, një gjuhë, një softuer”, ka blerë licencat e paketës Themelore të Kullës së shqipes për përdorim falas pa afat kohor nga të gjithë banorët e Kosovës

Duke u nisur nga mungesa e theksuar e një softueri të përparuar për gjuhën shqipe, Qendra për Edukim dhe Përparim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Kosovës, me ekspertë, gjuhëtarë, inxhinierë nga institucione të rëndësishme, si dhe me organizatat e specializuara në gjuhësi kompjuterike, Albasoft nga Prishtina dhe Albatag nga Tirana, kanë zhvilluar Kullën e shqipes.

Këtë softuer mund ta përdorësh falas brenda dhe jashtë vendit nëse je banor i Kosovës, apo edhe nëse je banor me dy nënshtetësi, njëra prej tyre është nënshtetësi e Kosovës. Gjithashtu mund ta përdorësh pa pagesë nëse je punëtor i institucioneve të Kosovës, qeveritare dhe joqeveritare, nëse je punëtor në ndërmarrjet private dhe publike të Kosovës, apo nëse punon në mediet e regjistruara në Kosovë, nëse e ke shtetësinë e Kosovës.

Çfarë duhet të bëjë një banor i Kosovës për ta përdorur Kullën? 

Pas regjistrimin në portalin GjuhaShqipe.com, e tëra që duhet të bëjë një banor i Republikës së Kosovës është që në llogarinë e tij të zgjedhë Kosovën si shtetin e tij. Pas kësaj atij përdoruesi, në mënyrë automatike (teknike dhe juridike), i lejohet përdorimi i paketës Themelore me të gjitha aplikacionet dhe funksionet e përfshira në të.  

Po ashtu, çdo banor i Kosovës mund të zgjedhë të përdorë paketën Profesionale apo paketën Premium, në qoftë se kërkesat e tij janë shumë më të mëdha nga sa ia përmbush paketa Themelore dhe, sigurisht, nëse paguan për njërën nga to. Ai mund të kthehet sërish në paketën Themelore pas mbarimit të afatit të paketës me pagesë.  

Pjesë e paketës Themelore janë aplikacionet tona të teknologjive Ueb, MS Windows, MS Office, Android dhe iOS.

Pjesë e Kullës së shqipes, që u ofrohet për përdorim të gjithë qytetarëve të Kosovës, janë: 

– Fjalori i madh drejtshkrimor i gjuhës shqipe në formatin digjital - me mbi 300 mijë faqe A4, me mbi 8.000.000 forma morfologjike;

– Fjalori i madh shpjegues i gjuhës shqipe - me mbi 80.000 fjalë dhe shprehje;

– Fjalori sinonimik dhe antonimik;

– Softueri për korrigjimin e gabimeve drejtshkrimore në MS Word;

– Softueri për korrigjimin e gabimeve sintaksore në MS Word;

– Softueri për mësimin e gjuhës shqipe etj.

Duke e financuar këtë softuer ndër vite, partitë politike në Kosovë kanë dëshmuar se nuk janë vetëm vëzhguese, por kontribuuese në baza shkencore, duke përdorur teknologjinë softuerike në përmirësimin e gjuhës shqipe dhe në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve, si një program politik i mirëfilltë.

Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Kosovë përmes futjes në përdorim të Kullës së shqipes do t’i zvogëlojë barrierat e komunikimit, do t’i lehtësojë sfidat në arsim dhe do ta pengojë asimilimin kulturor të shqiptarëve të Kosovës jashtë vendit. 

Me Kullën e shqipes askush nuk do të jetë viktimë e gabimeve gjuhësore e as peng i njohurive të pakta gjuhësore.

Kulla e shqipes mundëson përdorim të lehtë të shqipes dhe zbatim të plotë të rregullave gjuhësore. 

Ne besojmë që secili mund të shkruajë pa gabime me Kullën e shqipes.

Regjistrohu në GjuhaShqipe.com dhe mund ta përdorësh përgjithmonë softuerin Kulla e shqipes.  

Ky është linku për regjistrim: 

https://sso.gjuhashqipe.com/Identity/Account/Register

Regjistrimi është falas dhe zgjat 2-3 minuta.

Qendra për Edukim dhe Përparim